⭐Pjesa 30⭐

2.6K 137 19
                                    

Ditet kalonin njera pas tjetres pa u ndalur per asnje moment. Tanime dhe ngrica e dimrit ndihej akoma me shume ne rruget e zhurmshme te Tiranes. Te gjithe njerezit i shihje te veshur mire e mire si ndonje plak prej debore per t'i rezistuar atij te ftohti. Ama perseri debora e magjishme nuk kishte guximin per te rene ne qytet.
Ate dite Marios i duhej qe te dilte nga shtepia per te shkuar te dentisti. Nuk kishte ndonje problem me dhembet por shkonte gjithmone per vizite nje here ne 5 muaj. Ishte nje djale i cili rralle here nga djemte e tjere, kujdesej shume per veten. Ndoshta kete gje e kishte trasheguar nga babai, nje maniak i vertete pas pastertise. Mori makinen dhe u nis per te mbaruar pune te dentisti. Si perhere, dhembet nuk i kishin asnje problem.
Keshtu qe mendoi te dilte perreth rrugeve te qytetit teksa do te takonte dhe Xhoin. Kohet e fundit ishin bere te pandashem nga njeri tjetri. Gjithmone arrinin te menaxhonin kohen e te takoheshin bashke per te ngacmuar vajzat e bukura. Parkoi makinen diku dhe filloi te ecte duke pare perreth me IPhone 6 ne dore. Pamjes se tij nuk kishte si t'i mungonin dhe syzet e zeza sterre, me te cilat ishte fiksuar keto dite. Dora iu dridh nga nje mesazh ne whatsapp dhe nxitoi t'i jepte pergjigje me fytyren nga telefoni. Ne ato caste ndjeu nje te bertitur te forte vajze qe i uleriti afer:
- Kujdess!! Nuk po ndaloj dot!!
Syte iu erren dhe vetem kur e pa veten te shtire ne asfalt me nje vajze qe kishte perfunduar persiper tij. Ne fakt sipas Marios nuk ishte dhe aq keq. Sidomos nese ajo vajza do te ishte Barbi. Ne keto kushte thjesht pa fytyren e vajzes me nje pamje serioze. U perball me dy sy bojekaf qe i njihte. Dy sy qe transemetonin ciltersi qe ne momentin e pare kur haseshe me to.
- Prape ti! Iu drejtua ashtu sic ishte i shtrire Barbit.
- Me fal! Por nuk po mbaja dot kontrollin. Iu pergjigj ajo teksa shkeputej nga trupi muskuloz i Marios.
Te dy u cuan dhe filluan te shkundnin pak rrobat qe mund te ishin bere pis nga toka. Mario i hodhi syte Barbit nga koka gjer te kembet. Patinat qe ajo kishte veshur ishin shkaku i atij rrezimi te befasishem. U perqafuan dhe filluan te qeshnin si dy te cmendur.
- C'ne me patina ti?!
- Te shkurtojne kohen ja pse!
- E bejne kete gje kur di t'i japesh. Jo kur rrezikon t'i lesh njerezit pa fryme duke i rrezuar pertoke!
- Une nuk jam aq e rende sa t'i le pa fryme.
- Je e sigurt?!
- Oh jo ti nuk e bere!
- Cfare bera?
- Me quajte te shendoshe! Epo ta dish se une nuk e vras shume mendjen si ato vajzat qe ti je mesuar te dalesh. Dashurite e mia jane pizza dhe patatet e skuqura. Te jesh i sigurt se nuk heq dore nga to dhe sikur ti te jesh Brad Pitt! E kercenoi ajo. Ne nje moment i nxorri gjuhen duke bere nje mimike te lezetshme, para te gjitheve si ndonje femije i vogel qe nuk i plotesohen tekat. Si asnjehere tjeter dhe Mario ia kthehu me po te njejten monedhe. Cilido qe kalonte i shihte me habi. Duke vazhduar ashtu, te dy si perfundim qeshen perseri.
- Ne rregull, ne rregull ti je skilipecja ime! Eja tani dalim bashke dhe hiqi ato patina perpara se te na thyhesh qafen!
- Mos do t'i provosh dhe ti?
- Jo faleminderit! Nuk kam ndermend te vdes kaq i ri!
- Ne rregull atehere do te me japesh syzet e tua! E menjehere terhoqi syzet e zeza nga bluza e tij ne pjesen e kraharorit ku Mario i kishte varur.
- Ne asnje menyre! Sa shume kerkon nga jeta ti t'keqen! Do te t'i jap syzet vetem nese bie bore ne Tirane.
- Aa mire! Prit po te ne ketu asnjehere nuk bie bore!
- Po pikerisht kjo eshte ceshtja! Une prandaj e thashe! Hahaha!
- Do te te vras Mario!
- Mire merri po duhet te me puthesh nje here! I tha Mario. E menjehere pas fjaleve te tij, Barbi u zgjat pak per te puthur Marion qe ishte aq i gjate. Me vone ky i fundit i zgjati syzet duke ja lene ne dore Barbit.
- I dua keto syze!
- Tani u bene te miat!
- Mario! U degjua nje ze ne sfond qe vinte nga prapa. Mario u detyrua te kthehej dhe i doli perpara nje vajze e gjate, me trup te mbushur. E veshur me nje pallto te gjate e te zeze qe i kishte mbuluar floket kacurrela po ashtu te zeza e me nje pale cizme lekure deri te gjuri, iu afrua Marios. Kishte nje trup te lakuar tek te pasmet. Nje trup fitnesi sepse i dalloheshin muskujt e kofsheve dhe harku i krijuar ne pjesen e fundshpines.
- Nuk po me njeh?! Iu drejtua ajo duke e puthur ne faqe.
- Me kete trup qe ke ti si ka mundesi qe s'te mbaj mend?
- Kemi qene te lidhur bashke para nje viti. Une isha ajo vajza e turpshme me syze ne banke te pare, qe te kishte fiksim dhe te beja detyrat, te ndihmova derisa ti arrite te kaloje vitin. Mario pasi u mendua pak, berititi me te madhe:
- Reina?!! Ti je vertet?! E pyeti ai qe kishte mbetur me goje hapur.
- Mesa duket, po une jam!
- Reina! Po sa paske ndryshuar! C'te ka ndodhur keshtu qe je bere si Kim Kardashian?!
- Po ja ca operacione plus qe kam ushtruar palestren prej nje viti e gjysem dhe kane dhene rezultat.
- Po kane dhene nje rezultat qe c'ke me te! Shikoje pak trupin tend! Dua te them pse nuk u bere keshtu kur ishim te lidhur?! Vazhdoi ai me syte nga trupi i Reines. Kjo e fundit vetem buzeqeshte nga reagimi i Marios. Nderkohe qe Barbi.. Eh ajo ishte xhindosur nga shikimet e Marios. Ne moment e pickoi ate nga krahu dhe u shtir sikur po kollitej per te terhequr vemendjen.
- Khe-khe!
Mario duke u rikthyer ne normalitet, u permend dhe i tha Reines:
- Aa po. Kjo eshte..
- Une jam shoqja e Marios. Nderhyri menjehere ajo.
- C'kemi une jam ish e dashura e Marios. Iu pergjigj Reina e buzeqeshur.
- Vertet! Mario nuk me ka thene gje qe ka qene i lidhur me vajza.
- Prit cfare do te thuash me kete?! E pyeti Reina duke zgurdulluar syte.
- Po Barbi cfare do te thuash me kete?! Shtoi Mario i habitur.
- Shiko si ben sikur nuk do te ekspozohet para se te tjereve! Mario mos e vrit mendjen! Eshte koha qe t'i te dalesh nga dollapi ku je fshehur.
- Nuk po e kuptoj se c'thua! Tha Reina. - Me ler te shpjegohem me mire se ndoshta s'po merr vesh gje. Dua te them qe Mario eshte shume bukurosh. Tha Barbi.
- Po pikerisht ashtu jam ! E mbeshteti Mario duke buzeqeshur.
- Mario eshte nje djale perfekt.
- Po ashtu !
- Mario eshte i pasur dhe xhentil.
- Po ashtu jam ! Vazhdonte Mario duke tundur koken pas fjaleve te Barbit.
- Mario eshte i sinqerte dhe i dashur.
- Po pikerisht ashtu.
- Po c'e do qe eshte pak gay!
- Po ashtu ja... Prit! Prit wow cfare the?! Iu drejtua ai Barbit si i cmendur.
- Cfare dreqin?! E vertete eshte kjo Mario, qe ty nuk te pelqejne me vajzat?! E pyeti e cuditur se tepermi Reina.
- Jo Reina prit se..
- Oh te lutem Mario! Nje dite do ta kuptonin te gjithe qe ti ke hequr dore nga vajzat dhe se te terheqin djemte. Mos bej keshtu tani! Diku atje jashte ekziston dhe princi i kalter per ty.
- Mario! Si munde ta besh kete gje?!
- Me vjen shume keq po Mario ka ndryshuar. Eshte bere komplet tjeter njeri!
-Ti e di! Nejse gjithsesi preferencat e tua jane! S'me ngelet gje tjeter te them pervecse nje "Mirupafshim". I tha ajo duke i kthyer kurrizin e zhgjenjyer dhe pa shprese.
- Pafshim Reina gezohem qe u njohem! Shtoi Barbi e lumtur nderkohe qe Reina hipi ne makinen e saj. Mario ngeli me syte nga ajo teksa ikte.
Derisa degjoi fishkellimen e Barbit.
- Hey bukurosh! E therriti ajo.- Te iku Kim Kardashian nga duart me duket!
- Cfare ishin ato qe sapo the?! Iu drejtua ai me inat.
- A nuk te thashe qe ishe vetem i imi?! E pra ja se cfare jam ne gjendje te bej une!
- Une vetem i fola asaj asgje tjeter.
- Oh te lutem ajo po te hante ne sy dhe ti gjithashtu! "Mario une kam ushtruar 1 vit palester dhe tani jam bere Super pjeshke. Me shiko se cfare te pasmesh kam" vazhdoi Barbi duke perqeshur fjalet e Reines. Mario s'kishte c'te bente gje tjeter. I harroi fjalet e saj, dhe thjesht qeshi.
- Ti je e dashura me xheloze qe kam njohur!
- Dhe ti je i dashuri me flirtues me vajzat e tjera qe kam njohur! Ne vend qe te merresh me vajzat e botes shiko nje here perreth bukurite e natyres.
- Hahahaha cfare the?! Te shikoj bukurite e natyres? Pyeti ai duke qeshur.
- Po e kam me te vertete! Ia ktheu ajo serioze.
Mario u rrotullua ne vend duke pershkruar gjithcka qe shihte.
- Atehere shoh nje trafik mes makinave, disa zogj te ato deget e pemeve atje, disa femije tek luajne, Xhoin me Sidorelen qe po perqafohen.. Prit nje minute! Ndaloi Mario duke pare me mire. Jo s'mund te ishte e mundur. Perballe tyre ndodhej Xhoi qe kishte pushtuar me krahet e tij Elen. Iu duk sikur pamja iu mjegullua por ishin vertet ata.
- Barb eja me mua! I tha ai duke kapur per dore Barbin. I ndante vetem nje rruge ne mes.
- Po ti nga e njeh Xhoin? Shtoi Barbi tek ecte shpejt me Marion. Ky i fundit nuk i ktheu pergjigje dhe vetem eci. Damaret i ishin shfaqur ne fytyre. Po ziente nga nervat.
- Xhoi! Therriti ai me zerin kumbues, i cili beri qe Xhoi me Sidorelen te shkeputeshin. Pa se Ela po qante.
Xhoi u kthye menjehere nga ata dhe te parin person qe pa ishte Barbi. Here shihte nga Mario e here nga duart e tyre qe ishin te kapura.
Xhoi: Barbi?!
Mario: Sidorela?!
Ela: Mario?!
Barbi: Xho?!
Te katert therrisnin emrat e njeri tjetrit per te kerkuar shpjegime ama asnjeri nuk e vazhdonte biseden. Dukej sikur ishte krijuar nje konkurs ku te gjithe duhet te shqiptonin emrin e personit perballe. Te katert hasnin shikime vrastare dhe te pafajshme. Me se shumti Xhoi me Marion...

Pershendetje!
Ndoshta kapitulli ishte jo interesant por frymezimi im eshte nen nivelin 0. -.-
Te premten mbrema do te vije update i radhes!
Deri atehere Baci e abbracci!! 😘❤

Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now