⭐Pjesa 23⭐

2.6K 138 12
                                    

Mario u zgjua i lumtur ate dite si asnjehere tjeter. Ishte e diele dhe te nesermen fillonte shkolla. Fillonin studimet deri naten vone, detyrat e shtepise dhe ai stresi i perditshem. Epo per Marion nuk vlente asgje nga keto. Mjaftonte vetem prezenca e tij fizike ne oren e mesimit e te tjerat rregulloheshin vete.
U zgjua nga zhurma e fsheses se korentit ne kuzhine qe arrinte te percillej deri ne dhomen e tij. Me siguri duhej te ishte Miranda, pastruesja e shtepise sepse mamaja e tij nuk shqetesohej shume per keto pune. Ia kishte lene Mirandes ne dore. U cua nga shtrati i pergjumur, duke ferkuar floket qe i ishin prishur gjate nates dhe shkoi te pershendese Miranden. Me tuta sic ishte, sapo hyri ne kuzhine, ajo fiku fshesen. Ishte e veshur me nje perparese te bardhe dhe si gjithmone i kishte floket e kapura lart. Sapo e shihje te jepte menjehere pershtypjen e nje amvise te vertete shtepie.
- Mario me fal te zgjova? Iu drejtua embelsisht.
- Jo nuk ka problem. Bere mire qe me zgjove. Mami me babin iken? E pyeti Mario akoma i pergjumur.
- Ata kane kohe qe kane dale. Iu desh  qe te shkonin ne kompani. Po eja te hash dreke njehere!
- Cfare, pse ka ardhur dreka?! Shtoi Mario i cuditur duke u ulur ne tavoline.
- Po ora po shkon pothuajse 2.
- Kaq shume paskam fjetur une?!
- Epo pushim e ke pse te mos flesh?! Shijoje dhe kete dite te fundit te pushimeve.
- Mos ma kujto fare me mire! Kush shkon neser ne shkolle!
- Shko qe te behesh i zgjuar. Neser pasneser do ndihmosh babain ne kompani. Duhet te behesh i zoti i vetes! E keshilloi Miranda me nje ton te vendosur.
- Po po.. Shtoi Mario duke ngrene i qete.
Epo si dita e fundit e pushimeve ai kerkoi me cdo kusht qe te gjente Barbin. Ajo vajze i kishte mbetur me te vertete ne mendje. Vetem menyra sesi sillej, beri qe atij t'i shkaktonte nje lloj pelqimi te vecante. Nuk i dinte asgje tjeter pervec emrit. Ama iu kujtua qe Barbi ushtronte Taekwondo. Telefonoi Erjonin, nje nga personat e sigurise se kompanise, pasi dhe ai ishte marre me kete art marcial ne te kaluaren. Ndoshta mund te dinte ndonje gje. Gjeti emrin e tij, te cilin e kishte shenuar "Erjoni security" dhe shtypi rrethin jeshil ne ekran per t'a telefonuar.
- Alo! U pergjigj Erjoni me nje ze te trashe.
- Alo Erjon jam Mario. Do me besh nje nder po pate mundesi?
- Po patjeter. Ja tani ne vend! Cfare nderi do?
- Ti je marre me pare me taekwondo apo jo? Keshtu me eshte fiksuar mua.
- Shof qe e paske mbajtur mend mire. Po c'lidhje ka kjo ne kete mes?
- Epo mua me duhen adresat e ketyre qendrave qe ushtrojne keshtu lloj karateje. I di gje?
- Ah po. Tani mesa di une ekzistojne shume te tilla. Por ajo me e mira ku kam qene dhe une diku ne rrugen.. Vazhdoi Erjoni duke i shpjeguar adresen e sakte Marios.
- Ne rregull, e kuptova. Rrofsh Erion!
- Mos ke gje ndermend te fillosh kurs per taekwondo?
- Jo jo. Eshte komplet tjeter gje. Gjithsesi mirupafshim!
Mario mbylli celularin, e futi ne xhep dhe u doli nga shtepia duke e lene Miranden prapa. Ishte nje dite mjaft e bukur. Dielli shkelqente gjithandej.
Me ne fund arriti. Ishte nje ndertese e bardhe dykateshe me shume xhama. Hyri brenda me shpresen se do te gjente Barbin. Ndoshta ajo nuk ishte fare ne ate kurs. Ndoshta nuk e kishte te dielen kursin. Ku i dihej.. Kjo ishte shpresa e fundit e Marios perpara se t'ia linte cdo gje ne dore fatit.
Perreth pa shume adoleshente te tjere te veshur me nje kostum te bardhe, tipik per arte marciale. Mes atyre dalloi nje vajze me floke te gjate e te drejte qe i shndrisnin nga prapa. Me trup te gjate dhe te lakuar te pjesa e te pasmeve. Nuk po i besohej por ishte vertete ajo Barbi. Ishte vendosur ne nje rreth me te tjeret ku ne mes qendronte nje burre tjeter. Si duket ishte profesori i tyre. Ne ato momente ishte duke i mesuar disa levizje. Teksa po perpiqeshin te imitonin teknikat e levizjeve, Barbi instiktivisht krejt papritur u kthye mbrapsht dhe pa Marion. Ai po i buzeqeshte ndersa ajo po i bente me shenje qe te largohej. Por jo ai qendronte ne vend. Ishte e cuditshme sepse dhe profesoret nuk po i kerkonin te largohej. Priti deri sa te mbaronte trajnimi dhe iu afrua Barbit. Ajo duke turfulluar e nxehur i tha:
- Po ti c'dreqin do ketu Super Mario?!
- Hey une doja thjesht te shihja sesi eshte taekwondo-ja asgje tjeter!
- Ashtu?! Domethene nuk erdhe per mua?
- Per ty?! Jo aspak. Pastaj nga ta dija une qe ti e ben kursin ketu?
- Mire e kuptova tani mund te largohesh. I thote ajo duke e shtyre me duar drejt deres. Ne ato momente prane tyre vjen profesori i Barbit.
- Oh shittt! Edhe kete kisha mangut! Mos thuaj asnje fjale degjove! Iu drejtua ajo Marios, i cili vetem po buzeqeshte.
- Barbi, ishe mjaft e afte sot ne stervitje. Me bere pershtypje ke ecur goxha mire deri tani!
- Faleminderit profesor. Me vjen mire qe mendoni keshtu! Lermeni t'ju prezantoj. Ky eshte Mario..djali i halles sime!
Mario qe kishte mbetur i cuditur buzeqeshi duke pare nga Barbi.
- Pershendetje Mario. Duhet ta them Barbi eshte shume e talentuar! Tha profesori duke i shtrenguar doren.
Ne ato caste Barbi i dha nje te pickuar ne kembe Marios teksa ishte duke pare nga profesori me miresjellje.
- Po! Po pikerisht keshtu eshte. Me falni se erdha pak keshtu si papritur sot po duhej t'i thosha Barbit qe halla eshte shume semure!
- Vertete? Pyeti profesori kurioz.
- Po! Ka zene krevatin e shkreta! Ne e dime se c'po heq! Eshte duke luftuar me jeten. Tha ma sillni njehere mbesen qe ta shoh per here te fundit. Gjithmone e ka dashur shume Barbin.. Vazhdoi te fliste Marios duke u shtirur si i trishtuar.
- Ne rregull Mario. Profesori nuk ka kohe te degjoje per semundjen e halles. Eja tani! E nderpreu Barbi duke e terhequr pas vetes.
- Prit Barbi se dhe ne njerez jemi. Mario me vjen shume keq per hallen tuaj. I uroj sherim sa me te shpejte.
- Faleminderit profesor. Do t'ia percjell fjalet tuaja.
Sapo profesori u largua, Barbi iu drejtua Marios ne kulmin e nervave te saj.
- Cfare ishin ato qe the?! Kaq llafazan je gjithmone?!
- Neve po na vdes halla aty ti e ke mendjen te une! Ne vend qe rri ketu hajde beji nje vizite nga shtepia. T'i blesh ndonje komposto pjeshke ose te na vish per qoke se te ka rritur me keto duar qe kur ishe e vogel. Apapapa si jeni bere ju brezi i sotem!
- Na shkrive fare me kete humor burgu!
- Mos me thuaj qe s'qeshe se te pashe shume mire qe mezi po e mbaje te qeshuren kur ishte profesori. Iu drejtua Mario duke i shkelur syrin.
- Mire e pranoj. Ik tani me prit jashte sa te vishem dhe erdha. Sot qenka dita jote me fat!
Ia ktheu Barbi teksa u drejtua per te dhoma e zhveshjes me kostumin e bardhe. Mario ngeli per nje cast duke e veshtruar i buzeqeshur dhe shkoi jashte asaj ndertese me qindra mendime qe po i ngarkonin trurin...

Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now