⭐Pjesa 7⭐

3.6K 173 16
                                    

Ajo enderr kaq reale e coi Marion ne nje bote tjeter. Beri qe ai te mendohej mire per veprimet qe do te hidhte. Nga ana tjeter kuptoi se e pelqente Elen ne nje menyre ndryshe nga vajzat e tjera por perseri vendosi qe te vazhdonte lojen e "Zemerthyesit". Deshironte qe ajo vete te hidhte hapin e pare e jo ai. Krenaria e tij u be objekti me i rendesishem i lidhjeve te reja me vajza komplet te rastesishme e simpatike. E la menjane pelqimin per Sidorelen sepse ne fund te fundit ajo nuk ishte akoma nje dashuri per te, e vendosi te ecte perpara si gjithmone, thjesht sic kishte bere deri tani me moton e tij karakteristike "No love, no problem".
Ate dite e kaloi ne shtepi ku ne darke me ne fund u shfaqen prinderit e tij kur ishte zgjuar. Koha qe kalonte me ta ishte shume e vogel, e pamjaftueshme. Nderkohe qe te gjithe adoleshentet kerkojne te mos i bezdisin e te qendrojne vetem te mbyllur ne dhomen e tyre me celular ne dore, Mario deshironte te shpenzonte me shume kohe me ta. Prinderit e tij ishin mjaft te rinj, kishin vetem Marion e ai ishte me i perkedheluri i shtepise. I plotesoheshin te gjitha kerkesat pa perjashtim e ndoshta kjo kishte ndikuar dhe ne vetebesimin e tij. Babai i Marios, Fatmiri ishte nje burre i gjate, me mjeker i pashem qe e shihje gjithmone me nje kostum te zi, ne forme e me nje kollare qe i pershtatej kostumit. Ndersa mamaja, Vjollca ishte nje zyrtare e vete, paksa paranojake dhe e zonja ne punen e saj ku objektivi me i rendesishem ishte me shume karriera sesa djali i saj Mario. Megjithate te dy e donin shume e perkujdeseshin qe atij mos t'i mungonte asgje duke filluar qe nga veshja e deri te parate. Por nuk.e dinin se Mario kerkonte vetem pak kohe te kalonte nen shoqerine e tyre. Menjehere sa erdhen ne shtepi takuan Marion, u ulen prane tij e filluan te bisedonin paksa me te. - Mario, zemer si ia kalove sot?
- Po mire si gjithmone, asgje interesante po ju cfare bete ne kompani?
- Ah te perditshmet, bilancet si gjithmone e kontrollin e punes. I pergjigjet babai.
- Ne rregull.. Babi!
- Po Mario?!
- Hmm.. Me duhet nje justifikim per neser ne shkolle sepse sot mungova.
- Pse cfare ke shpirti mamit?! Mos je gje semure, mos ke temperature?! Se te kam thene 100 here Mario vishu se do ftohesh po nuk me degjon ti! Pse te semuresh tani ne dimer?! He t'keqen mami se ngel prapa dhe mesimet pastaj! I thote me nje fryme mamaja me ato fjalet paranojake te sajat.
- Po jo o ma, nuk jam semure! Vetem se me dhimbte pak koka sot ne mengjes edhe nuk shkova por dola me Xhoin per t'u qetesuar pak. Po mos kini merak se jam me mire tani.
- Epo mire atehere. Neser ne mengjes do te ta le justifikimin siper tavolines mire kampioni babit!
- Dakord!
- Mario ne me mamane kemi vendosur dicka.
- Cfare keni vendosur?! Mos me thoni se na duhet te nderrojme shtepine?!!
- Jo, jo. Ne vendosem.. qe te te blinim nje makine tenden meqe ti tashme e ke marre patenten! I drejtohen prinderit duke e pare me nje buzeqeshje ne fytyre qe e lumturoi pa mase Marion e beri qe dhe ai te buzeqeshte si i cmendur.
- Vertet babi! Ju jeni prinderit me te miret ne bote! Iu pergjigjet Mario duke i perqafuar qe te dy si nje femije i vogel kur merr lodren e tij..
- Por vetem nese do te dalesh mire me mesime! I thote babai duke i vendosur kete kusht te pamundur qe shkaktoi pakenaqesine e Marios, - Dakord?!
- Po pse!!
- Mario cfare thashe une?!
- Mire, mire babi do mesoj me shume qe te dal mire me mesime por vetem nese do te me blesh Audi A8 . Iu pergjigj Mario duke u shtirur si nje djale i mire.
- U tha, u be! Ky eshte kampioni babit!
Duhej te dilte mire ne shkolle?! Po ai gjithe vitin nuk i kishte hapur njehere librat te lexonte ndonje fjale e tani duhet qe te merrte nota te mira! Definitivisht ky ishte pikerisht misioni i pamundur i Marios ama Audi i tij e priste vetem disa hapa larg. Ia bente me sy e s'kishte si t'i rezistonte nje makine te tille. Zgjidhja e vetme ishte te mesonte por kush mund ta ndihmonte?
Sidorela nuk e takoi dot Marion pasi i duhej qe te kujdesej per motren e vogel. Jeta e saj ishte komplet e kundert me ate te Marios. Dukej qe nuk i perkiste shtreses se tij sociale por kishte nje familje mesatare nga gjendja ekonomike. Jetonte ne nje lagje te Tiranes, me prinderit dhe motren e vogel 10 vjecare. Mamaja i punonte si rrobaqepese ndersa babai si elektroaut per makinat. Nga vete profesioni, nuk ishin te pasur por me e rendesishmja qendronte ne besnikerine e ndershmerine e tyre si njerez. Gjithmone Sidorela kishte pasur ate dashurine prinderore qe e rrethonte, miresine e ngrohtesine familjare. Padyshim qe ishte versioni i kundert i Marios..
Erdhi e premtja.. Dita e fundit e javes. Dita, e cila shenonte fillimin e fundjaves e preferohej kaq shume nga nxenesit per te dale me miqte ose thjesht per te pushuar ne shtepi.
Mario u zgjua ate mengjes i crregullt. Ne fakt ashtu flinte gjithmone, permbys e me duart poshte jastekut. E zgjoi ai alarmi idiot qe po binte me kengen e preferuar te tij. Po ishte pikerisht Noizy- Number one! U vesh shpejt e shkoi me Xhoin ne shkolle. E harroi fare endrren e u vu ne kerkim te ndonje vajze te re. Si gjithmone me syzet e zeza qe nuk i hiqte asnje moment, e me pas pane nje vajze te bukur nga ana tjeter e trotuarit. Ishte me moshe sa ata, e gjate me nje trup qe nga djemte konsiderohej "hot", brune, floket me onde, me nje ecje karakteristike e me nje pamje qe terhiqte vemendjen e cdo djali ne rruge. Shife ca pjeshke ajo o Mario! I drejtohet Xhoi me syte nga vajza.
- E pashe o Xho, e pashe!
- Hajde kalojme nga ana tjeter, gjasme do blejme ndonje gje.
- Po mire eja!
E ashtu bene kaluan nga ana tjeter ku vajza dukej se ishte izoluar ne ato boten e saj me kufjet ne vesh. Menjehere iu vune pas, ne te njejtin hap me te e filluan t'i flisnin. Si perhere i pari nisi Mario:
- Ej o bukuroshe, mos e ke gje babin pastiçier ti se vete qenke si embelsire!
Vajza qendronte pa folur, shihte vetem perpara,duke u shtirur sikur nuk e kishte mendjen e duke injoruar drejperdrejte Marion e Xhoin.
- Pse s'flet shpirti?! Apo mos je goc me turp ti! Se nga veshja s'me dukesh kshu! T'i hongsha kufjet roze qe ke vene! I thote Xhoi, i cili shkaktoi buzeqeshjen e vajzes. Me ne fund ai e beri te flase vajzen e panjohur.
- Nuk do te me hiqeni qafe derisa une t'ju flas apo jo?!
- Ne fakt jo! Iu pergjigj Mario.
- Epo c'kemi atehere! Une jam Adela. E shikoni ate djalin muskuloz atje?! I pyeti ajo teksa drejtoi gishtin nga nje djale i gjate, bukurosh plot muskuj, ngjante si ata te Fitnessit, i cili po vinte drejt saj.
- Po e shikojme! I pergjigjen ata ne te njejten kohe.
- Ai eshte i dashuri im e nese do te marre vesh qe ju me keni ngacmuar gjate gjithe kesaj kohe.. Epo kjo do te jete ne demin tuaj!
- Wow, paqe! I tha Xhoi teksa shihte djalin qe po vinte. Dukej sikur ai mund te thyente edhe betonin. Sapo i u afrua i tha Adeles.
- Erdha zëmra ! Po ti kush je ore vëlla ? I drejtohet djali muskuloz me nje dialekt vlonjat Marios e Xhoit. (nuk e di a u shpreha mire :p)
- Ah po shpirt keta jane ca shites qe po me tregonin disa produkte kozmetike, apo jo djema?!
- Po zonjushe neve na duhet te ikim tani! Tha Xhoi e u largua me Marion duke e lene ate djalin me muskuj prapa.
- Hajde ikim n'shkolle tashi lal se s'kemi gjo n'vije!
- Mos ma kujto shkollen fare! Me ka vene kusht babi, qe duhet te mesoj!
- Sa mire e ka gjet! I thote Xhoi duke perplasur duart e duke qeshur me te madhe.
- Aa ca do t'bej o kastravec! I pergjigjet Mario teksa degjoi te therritur emrin e tij nga Sidorela, prapa tyre...

Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now