⭐Pjesa 36⭐

2.3K 130 14
                                    

Paraditja dhe dreka kaluan fluturimthi dhe Mario u nis per te takuar Alden ne vendin qe caktoi para pak oresh. Mori makinen dhe ndaloi ne nje park ku kishte lene takimin. Trafiku i tepert ate pasdite ishte i tmerrshem. Shihje shoferet qe shanin e ofendonin neper rruge dhe policet qe po mundoheshin te kontrollonin situaten. Megjithate pas disa minutash, duke kaluar trafikun e tepert, Mario me ne fund arriti. Hoqi celesat nga makina, zbriti duke mbyllur deren dhe shtypi butonin qe dyert e makines te mbylleshin. Rregulloi dhe nje here floket sepse ndjeu qe i ishin prishur dhe shkoi drejt parkut ne qender te qytetit. Ora shenonte pothuaj 5 dhe ishte akoma dite. Qielli dukej akoma blu. Eci perreth stolave qe gjendeshin aty e ku ishin ulur shume gra, te moshuara e femije, te cilet luanin me njeri tjetrin. Ama vetem Alden nuk po ia zinte syri gjekundi. Pa dhe nje here perreth dhe e gjeti. Ishte ulur ne nje cep aty prane e po mbante ne dore celularin. Kishte leshuar floket kacurrela si susta stilolapsash, kishte veshur nje fund te kuq me kuadrata, nje bluze te bardhe dhe kepuce te zeza te shndritshme. Ishte e perqendruar te ekrani i celularit ama papritur, per nje moment pa Marion qe po vinte drejt saj dhe buzeqeshi.
- C'kemi Mario. Iu drejtua embelsisht teksa ai iu ul prane.
- Si je ti Alda? Kam kohe pa te te takuar!
- Mire o Mario mire. Ja shif e shkruaj..
- Po he pse me thirre?! Numrin nga ma gjete nje here?!
- E mora nga ceulari i Xhoit.
- Ne rregull po pse? Cfare, mos ka ndonje problem Xhoi ose ti?! E pyeti Mario kurioz duke iu afruar akoma dhe me afer.
- Ka te bej me nje problem por jo drejtperdrejt me Xhoin. Iu pergjigj ajo me ze te ulet.
- C'kerkon te thuash me kete?
- Degjo une..dua te te pajtoj ty me Xhoin. Ia ktheu mjaft e vendosur ne fjalet qe sapo tha. Gje qe shkaktuan te qeshuren ironike te Marios.
- Ah o Alda! Me ate mendje qe ka Xhoi, nuk besoj se do te ndodhe. E njoh shume mire dhe nuk mendoj se do arrinte te me falte pas atyre gjerave qe i thashe. Shoqeria ime me te ka marre fund qe ate dite! E vleresoj mundimin tend por me duhet te iki. Hajde mirupafshim. I tha ai gati per t'u cuar nga aty ku ishin ulur. Por ne sekonde u pengua nga dora e Aldes qe e kapi nga krahu dhe e uli perseri.
- A mund te me degjosh deri ne fund te lutem?! Iu drejtua ajo duke ngritur zerin. Mario mori nje here fryme thelle si me pertese dhe shtoi:
- Mire ne rregull. Thuaj c'ke per te thene!
- Shiko ndoshta une nuk e njoh aq mire sa ti. Por e di shume mire qe Xhoi eshte ai djali karagjoz, ai humoristi, ai gjaknxehti qe merr flake direkte, ai ironiku, ai qe tallet me te gjithe.. E shume cilesi te tjera te pafundme ama dua te te them se zemren nuk e ka te keqe.. Jo perkundrazi. Nese ke fatin te hysh ne zemren e Xhoit, te jesh i sigurt se nuk del me qe andej. Te pakten mua keshtu me ka thene.. E di ti qe ai flet per ty gjate gjithe kohes?!
- Po tallesh besoj! Foli ai mosbesues.
- Jo e kam me te vertete. Qeshi ajo. Me thote se si i ngacmonit vajzat me perpara, se si ia keni kaluar gjithe keto vite, se si talleshit me gjyshen e tij, cdo gje prej gjeje. Ndonjehere dhe behem xheloze per kete fakt. Merzitesha se si ai me teper shpenzonte kohe me ty se sa me mua!
- Po kjo eshte e vertete. Ia ktheu ai duke buzeqeshur.
- Ama Xhoi nuk eshte me i njejti qe pas dites kur ju u zute me njeri tjetrin. Cuditerisht nuk bente shaka si me pare. Fliste vetem me mua, me asnje tjeter. Edhe pse perpiqej qe te buzeqeshte kur ishte prane meje e te me dhuronte ate lloj dashurie te pakushtezuar, perseri e dalloja qe atij i mungonte prezenca jote Mario. I mungoje ti si shok i ngushte ose si vella, sic te quan ai. Ajo c'ka po perpiqem te them eshte se ..dua qe ju te beheni shoke prape. Dua qe ta shoh Xhoin te lumtur si me pare. Dua qe mos te mbyllet me ne vetvete duke e fshehur ate mllefin qe ka me ty. Dua qe te sqaroni cdo gje.
- Por si? Xhoi nuk pranon.
- E kam gjetur dhe zgjidhjen. E menjehere ajo mori ne dore celularin dhe formoi ne cast numrin e Xhoit. Zilja ra. Ne moment e vuri telefonaten ne loudspeaker per ta degjuar dhe Mario. Nderkohe ai nuk po merrte vesh fare se c'po ndodhte. Thjesht e veshtronte i cuditur.
- Po pse i re Xhoit?
- Shttt mos..
- Aloo torta ime me arra! U degjua zeri i trashe i Xhoit. Mario menjehere buzeqeshi. I kishte munguar ai ze, i cili edhe pse ndryshonte pakez nga ana tjeter e ceularit perseri i nxori mallin.
- Shpirt ku je ti? E pyeti ajo teksa shihte nga Mario dhe afrohej prane telefonit ne menyre qe zeri te percohej.
- Jom n'stervitje. Na nxorri shkumen ky trajneri! Po ti ku je? Dgjoj zhurma, ke dale me shoqet?
- Po.. Ej degjo zemer.. Hmm desha te takohemi neser bashke.
- Pse t'ka ngacmu njeri?! E pyeti i eger Xhoi
- Jo o zemer kot thashe. Dua te takohemi vetem kaq.
- Do me m'heq petllen ti mu tashi! Se s'bo vaki t'ngacmoj njeri t'dashuren time! Ej tashi qe po e menoj mir, m'duket se ke organizu noi darke kshu romatike si atehere ee! Do vishesh si police ket radh, me pranga me ate shkopin e zi t'gomes e me gjojna?! Apo si Kesulekuqja me ate kompletin e te brendshmeve te kuqe! Heren e funit ma hoqe trunin komplet! Apo si atehere..
- Xhoi, zemer..! E nderpreu ajo ne sekonde duke u skuqur pak nga prezenca e Marios. Nderkohe ai mezi po mbante qeshuren duke vene doren perpara gojes.
- Do ta marresh vesh kur te vish. Shtoi Alda.
- Apapapa si t'kom un ty. O ballokumja ime! Tha ai dhe mbylli telefonin. Alda beri te njejten gje.
- Mire ti le takimin me Xhoin, po une c'hy ketu? Pyeti Mario.
- Ne ate takim nuk do te shkoj une por ti! Nese do t'i thoja Xhoit qe te dilte me ty per t'u pajtuar, ai asnjehere nuk do te pranonte. Keshtu eshte me mire! Vazhdoi ajo paksa ne siklet
- Nuk do me shkonte kurre ne mendje kjo gje. Te faleminderit shume Alda qe po e ben kete gje. Shtoi ai i buzeqeshur.
- Asgje Mario. Gjithcka po e bej per Xhoin dhe per ty sigurisht. Tha ajo dhe u cua te ikte duke marre canten. Ama menjehere Mario iu drejtua:
- Jam shume i lumtur qe Xhoi ka gjetur nje vajze si ty Alda. Nje vajze flori. Kjo iu kthye me fytyre, i dha nje buzeqeshje te ngrohte dhe iu pergjigj:
- Une jam akoma me e lumtur qe kam gjetur dike si Xhoi, Mario. E dua shume tironsin tim, sidomos kur me therret me ca pseudonime qe permbajne embelsira brenda,-qeshi lehtazi.- Shpresoj qe te rregullohet cdo gje mes jush dhe te jeni vellezer si me pare.
- Ate dua dhe une Alda...

Zemerthyesi (Shqip)Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum