⭐Pjesa 5⭐

3.7K 185 23
                                    

Ne ate shtepi te ngrohte Mario vazhdonte te qendronte vetem ne dhome duke pare televizor ku po transmetoheshin disa kenge te Noizyt. Po i degjonte me mjaft kenaqesi  derisa erdhi Sidorela e vetme sepse tashme Miranda ishte larguar. Ela pasi beri dush nuk dridhej me si me pare e duke dale nga dhoma tjeter u shfaq perballe atij, Marios, e buzeqeshur me floket e lagura dhe e veshur me nje bluze te gjate ku ishte shkruajtur "NYC" e me nje pale tuta djemsh gri qe i rrinin mjaft te gjera. Po! Pikerisht ato ishin rrobat e Marios! Menjehere sa e pa ai filloi te qeshte.
- He si dukem?!
-  Sikur ke hyre ne ndonje thes me patate! I thote Mario qe shkaktoi direkt ate veshtrimin urryes te Sidoreles.
- Po si nuk te kam degjuar te me besh ndonjehere nje kompliment!
-  Shpirti vogel une i bej komplimente vetem vajzave tamam, jo ty!
- Pse une cfare jam alien?! Me fal po ke quan vajza tamam ti?! Ate trupeshkun me te cilen po flisje dje qe s'dinte te lidhte 2 fjale?!
- Me paske pare dhe atje domethene? Pa shiko! Do te te coj agjente te CIA se qenke fiks per kete pune!
- Ha ha ha ku e gjen kete humor more aman! Idiot!
- Mire qe me vjen qull ne shtepi, me jep edhe urdhra si ndonje zonje e madhe! Nuk mjaftoi kjo po me vesh dhe rrobat e mia firmato e tani me quan idiot?! Hajde hajde ku ke pare ti keshtu? Une edhe te dashurat e mia nuk i kam mbajtur kam mire! Me ke nje nder shume te madh ta dish!
- E mire dhe ti se shaka bera! I thote Sidorela paksa e penduar,- Pse sa te dashura ke pasur ti qe thua keshtu?
- Deri tani diku te 13.
- Wtf! Edhe sa qete e thua sikur te jene kukulla ato jo te dashura! Ve bast se nuk i mban mend as emrin!  
- E ke shume gabim!                                  - Pa m'i thuaj njehere!                               - Degjo ketu tani! Vemendje! Ishte Romina e lezetshme, Entela llastica, Franceska psikopate me tere kuptimin e fjales, Maria me emrin si une, Anxhela me trupin bombe, Kejsi flokekuqja llafazane, Melisa e embel, Armela dhe Gabriela binjaket sexy, Raina inteligjentja qe me bente detyrat e shtepise, Zhaklina qe dinte te puthte shume mire, Xhulia bukuroshja dhe Steisi bjondia me te cilen u ndava dje. Ela e cila kishte mbetur e shokuar nga gjithe ato emra vajzash i tha :                                                - E nga ta di une qe ti thjesht po i shpik tani?                                                   - Mos do dhe nga nje foto te tyre?!  Me thuaj nga e gjete shtepine time njehere?      
- Pyeta Xhoin kete paradite teksa po qendronte me Grejsen.                             - Nga e njeh Grejsen ti?                              - Ajo eshte shoqja ime me e mire Mario! Ate do te takoja ate dite qe u perplasem!                                        
- Shiko pa shiko!
- Eh bota eshte e vogel!
Te dy ishin ulur ne kolltuk perballe njeri tjetrit ne ate dhome te madhe e te ngrohte. Ela sa pa kenget qe po jepeshin ne televizor, menjehere u cua e rrembeu telekomanden nga dora e tij.
- Mire qe qenke spiune po na dole edhe hajdute tani? Si i merr gjerat ashtu ti? Nuk te ka mesuar mami dhe babi qe ne shtepine e tjetrit duhet te rrish urte?!
- Me ler rehat Mario! I pergjgjet Ela moskokecarese duke iu ulur prane e duke levizur kanalet e televizorit.
- Moj shume e perkedhelur je ti! Ku po e con njehere? Mos me thuaj se do shikosh "Bidain" ne shtepine time! E pyet ai duke u tallur me te.
- Na shkrive Mario! Dua te shoh kenget e mia te preferuara jo ate Noizyn e shpifur!
- Aa mua edhe mund t'me ofendosh po Noizyn jo!
- Pse?! Ai nuk eshte gje tjeter  vecse nje kengetar koti qe ben kenge vetem me sharje te rendomta  pa pike lidhjeje me njera tjetren! Iu kundervu Sidorela plot vetebesim. Me ne fund e gjeti ate qe kerkonte! Pikerisht ate muziken klasike, ne nje nga telvizionet e huaja.
- Seriozisht e ke! Ti degjon keto kenge pleqsh qe gjysma prej tyre kane vdekur! Te te cojme atje ne muze me mire! Po ndonje kengetar te ketij shekulli mundesisht pelqen? I drejtohet Mario.
- Po ja une pelqej edhe Stresin sidomos ate kengen "Mos ma luni gocen"! Aa flak fare! (Idea: Jona1d :p) I thote ajo tashme duke qeshur e duke shkaktuar acarimin total te Marios.
- Dil nga shtepia ime shpejt! I pergjigjet ai duke e drejtuar gishtin drejt deres se jashtme.
- Hahaha! Sic po te thoja une e adhuroj muziken klasike. Ajo te qeteson nervat, te ben paqesor, te kthjellon shpirtin, te ben te ndihesh mire. Po, ti nuk e ke mendjen fare se cfare po them une apo jo?!
- Bla, Bla, Bla.. Mund ta me japesh telekomanden tani se na merzite me kete Bethovenin qe ka emer qeni!
- Ku merr vesh ti! Me ke merrem dhe une!
- Moj mos i ke prinderit muzikante ti qe te kane vene kete emer me nota muzikore Si-Do-Re-La! Hahahah!
- Sa komik qe je! Jo po si ty Super Mario! A nuk ke ftohte keshtu pa bluze ti ne mes te dimrit! E pyet Ela me veshtrimin nga muskujt e tij te barkut. Nje veshtrim qe e kishte shoqeruar gjate gjithe kohes me te.
- Mua me zien gjaku shpirti!
- Ti dukesh sikur i ke bere muskujt me photoshop seriozisht!
- Eja t'i prekesh! I thote Mario i buzeqeshur.
- Cfare?!!
- Eja preki pra meqe thua keshtu!
- Jo.. jep pergjigje Ela paksa ne siklet, te cilin e vuri re dhe Mario e u perpoq te nderronte teme.
- Mire, fillojme projektin tani per te cilin ke ardhur. Apo me ke bere vizite vetem sepse doje te me rrije vetem me mua?! E pyet Mario teper kurioz e dyshues duke ngritur njeren vetull. Nderkohe Sidorela e skuqur pak nga faqet mendohet e i thote:
- Jo aspak. Une mezi te duroj ne shkolle e jo me te vij deri ketu per fytyren tende!
- Leri nervat menjane por pyete veten: Mos ndoshta une e pelqej Marion, ate bukuroshin, kazanoven dhe shokun e bankes?
- Jo fare! Edhe jam super e sigurt per kete!
- Mire ti do te humbesh gjithsesi! Edhe pse une jam akoma i mendimit se ti po vdes qe te me puthesh tani.. Keto i tha e iu afrua ngadale prane deri sa arriti ngjitur me te. Sidorela po qendronte pa thene asnje fjale. Buzet e saj po prisnin te tijat.. Mario vertet e beri veprimin e tij. Iu afrua akoma me shume buzeve te saj por ne momentin qe Ela mendonte se do te ndodhte ajo puthja e famshme e shume kerkuar nga te dy, menjehere ashtu sic ishin ngjitur me njeri tjetrin, Mario i peshperit embel prane veshit:
- Te dija Miss inteligjencen por s'qenke ashtu. Iu dorezove direkt puthjes sime. Nuk me rezistove dot!
Nga ato fjale Ela ne moment u largua nga ai, e zhgenjyer nga fjalet e tij dhe e prekur ne te njejten kohe.  Ajo ishte gati ta puthte pikerisht ate! Djalin qe nuk e duronte dot e qe i shkaterronte nervat cdo sekonde. Me lot ne sy, u cua ne kembe e i tha:
-Ky ishte qellimi yt? Te me beje te te pelqeja e me pas te ma perplasje kete fytyres! Vertet Mario?!
- Jo une..
- Mos thuaj asgje. E dija qe ti ishe nje zemerthyes! E dija qe do te talleshe me mua sic ben gjithmone! Te urrej! Te urrej! Te urrej Mario! I thote Ela duke qare e duke i bertitur Marios.
- Epo mire atehere, meqe e more keshtu ate qe te bera, je e mirepritur te largohesh nga shtepia ime!
- Me gjithe qejf. S'mund te rri asnje sekonde me shume me ty!
Pasi i tha keto me zemerimin me te madh u largua duke e perplasur deren me force. Akoma ishte e veshur me rrobat e tij. Akoma ndjente aromen e Marios ne trupin e saj. Si mund te dilte ne rruge me ato rroba? Veshi pallton e mbertheu deri ne fyt qe te mos i dukej gje edhe pse tutat e Marios i binin ne sy por ishte nate fatmiresisht. Ecte e perhumbur dhe mendonte vetem ate.
Ky i fundit nga ana tjeter pas largimit te saj, mori c'i kapi dora e i thyu nga nervat.
E pra ajo pasdite plot ngjyra u kthye ne nje pasdite te zeze. Ishte e mbushur plot me te qeshura, me shakate e Marios e te sajat, por tashme te dy ndiheshin mjaft te trishtuar. Me se shumti Sidorela e pafajshme..

Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now