-Vertet?-e pyeti Enxhi duke buzeqeshur. Ne nje fare menyre, harroi cdogje ne lidhje me Manuelin ne ato pak caste.

-Kjo s'eshte asgje,-nderhyri Erisa,-une e kuptova qe kur folem ne telefon,-dhe pastaj i nxori gjuhen Emiljanes.

Te tria vajzat shperthyen ne te qeshura, dhe ashtu e kaluan pjesen tjeter te rruges deri ne katin e fundit.

-Ne rregull,-tha Emiljana, duke i dorezuar nje karte-celes,-zyra jote ndodhet djathats asaj te Manuelit. Shumicen e kohes do e kalosh ne zyren e tij, duke u marre dhe sistemuar dokumentat. Do presesh klientet me te rendesishem dhe, rreth nje here ne muaj, do shkosh ne nje udhetim te shkurter pune. Mbi tavoline te kemi vendosur bllokun te gjithe numrat dhe adresat e postes elektronike qe mund te te nevojiten, telefoni eshte vetem per brenda kompanise. Zyren e sistemoi dje Erisa dhe Laura, por, nese te duhet gje tjeter, mos ngurro te na thuash.

Enxhi pohoi me koke dhe u buzeqeshi te dyjave, perpara se te hapte deren dhe te hynte ne zyren e saj te re. Nuk ishte aq e vogel sa e priste. Muret ishin ngjyre kremi dhe dyshemeja parket. Nga dritarja e madhe, thuajse se gjysma e njeres faqe te murit, mund te shihje fare mire kryeqytetin.

Kishte nje tavoline pune, sigurisht nje kompjuter, dy rafte te medha ne dollap, te cilet ishin akoma bosh, si dhe nje raft me te vogel, qe kishte libra shkencore dhe fjalore te ndryshem. Ne nje kend te dollapit, ndodhej gjithashtu nje makine kafeje, te cilen, fatmiresisht, dinte shume mire si ta perdorte. Gjate periudhes se gjimnazit dhe shkolles se larte, kishte punuar me kohe te pjesshme ne disa kafene qe e perdornin nje te tille.

Dy dyert e tjera, qe ndodheshin ne njeren ane te murit, zbuloi se ishin nje tualet i vogel, si dhe nje mini dhomez nderrimi. Vari pallton dhe canten atje brenda, pastaj sistemoi floket perpara pasqyres katrore te banjes. Mori karten nga tavolina dhe doli nga zyra, duke e terhequr deren pas vetes.

Trokiti nje here te vetme ne deren e Manuelit dhe priti per pergjigjen e tij. Pas disa sekondash, ai e ftoi ftohte te hynte dhe Enxhi uli dorezen.

'Te shohim se me cfare menyre ka planifikuar te me vrase.'-tha me vete, teksa mbyllte deren pas vetes. Kur u kthye te veshtronte Manuelin, e pa te ulur ne karrigen e tij rrotulluese. Kete here, nuk kishte asnje dosje ne dore, por po shkruante dicka ne kompjuterin e tij. Enxhi eci dhe disa hapa, pastaj ndaloi perballe tij, pa ditur se c'te bente me tutje. Manueli nuk ia hidhte syte fare, por vazhdonte te shtypte tastat e kompjuterit.

-Ke per te plotesuar nja dy dokumente,-i tha krejt papritur,-vetem vendos emrat dhe datat sipas listes korrespondente,-vazhdonte te shihte ne kompjuter,-nuk eshte kaq e veshtire, por duhen mbaruar brenda dy oresh, qarte?-beri me koke nga nje cep i tavolines, te cilin Enxhi nuk e kishte vene re. Mbi te ndodheshin, pa frike, me shume se 200 flete, si dhe nje liste e verdhe siper tyre.

-Ne rregull,-iu pergjigj, perpara se te perkulej per te marre ne duar tufen e madhe te dokumenteve.

-Jo,-i tha Manueli, krejt serioz, duke vendosur doren mbi to,-qendro ketu, se une merzitem vetem.

Enxhi e veshtroi, por nuk i tha asgje. U ul ne njerin nga divanet e vegjel perballe tavolines se tij dhe mori fletet ne preher. I hodhi syte domumentit te pare dhe kerkoi me gishtin tregues ne liste numrin e tij te serise.

-Prit,-e nderpreu ai,-shko me bej nje kafe. Pergatit dhe nje per vete, po te duash. Me shume sheqer.

Enxhi u ngrit nga vendi, i dha buzeqeshjen me ironike qe kishte dhe u kthye te largohej per ne zyren e saj. Kafe... dhe cfare vjen me pas, dreka?

〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰
Author's note: Hello, its me🎶🙉 Ju kerkoj falje qe nuk kam bere update per vite 😢 por jam ne nje kurs intensiv gjermanishteje...intensiv...brenda dy javeve me duhet A1...ose me sakte i duhet tezes dhe po e beje dhe une..Nejse, shume informacion.😖😖 Ju mjafton te dini qe po vuaj.

Kam nisur edhe nje liber te ri, teper personal per mua. Kontrollojeni nese doni. Gjithashtu do filloj nje tjeter, i cili eshte sekret tani per tani.

Pra, sot me paska hipur dashuria per autoret e tjere te wattpadit. Mos e mendoni si shoutout apo ku di une se per ca iu punon mendja juve😉😋.. sepse autoret nuk ia kane idene per kete 😂😂😂 por eshte thjesht sepse une jam nje shtrige e poshter, qe ndonjehere iu le pa update. 😢 Ne rast se jeni te merzitur/a, mund te lexoni histori fantastike ne keto profile: (rradha nuk ka rendesi, ishte sic me erdhen ne mendje)

💙 Aniannaa qe me kenaq gjithmone me karakterin e saj si person dhe si shkrimtare!!
😻 AngieRun nje nga inspirimet e mia! Vdes per stilin e saj 😃
💕 LauraLauraa6 me preku shuume me ate historine e saj te vertete qe ka nisur 😢
🔭 AmmyReal98 "Vrasesi i motres" is my jam...lexojeni se do iu iki truri fr .
👌 AngjeAngje "Dadoja" 😊
🙈 BesianXhemajli sepse une jam e fejuar me Lonin 😋
👅 Grecitheunique 😉 per kinky little readers si puna ime..😈
👑 Emiljana95 thjesht po!
👍 eni061 "Vetem miq" 😆
😙 masterpiece4 "Mami" 😢😢
iljena , jo sepse eshte autore kjo, por eshte dashuria ime e wattpadit 😂😂 dhe asgje s'eshte e bukur pa Iljenen, le te jemi te sinqerte.
Kete e shtova nga fundi sepse sapo e lexova historine "E zeze si cokollata" Lexojeni dhe mundesisht kercenojeni pak qe te beje update 😀😁 gjergjloka
Dhe nje tjeter shtese, sepse sapi e pashe kete liber super. Stilin e ka si i imi dhe uhmm kinky asf...karakterja kryesore quhet aleksis kshuqe shkoni shpejt lexoni historine e jetes sime 😂😁😅😆tek AxZxJxQ

Une njoh shume autore dhe ne qofte se kam harruar ndonjerin ju lutem mos t'u mbetet hatri dhe KOMENTONI t'ju vendos sepse kujtesa ime te le vertet per te deshiruar, I mean it.

~Mos harroni te me falni pakez dashuri~

Shefi imOù les histoires vivent. Découvrez maintenant