1

5.1K 226 62
                                    

-Unë e lë punën,-bërtiti me sa zë kishte në kokë dhe, pa pritur asnjë përgjigje tjetër, eci drejt derës së drunjtë të zyrës së shefit. Prit, ish-shefit, tashmë.

Zemra i rrihte dhe këmbët po i dridheshin, por ajo nuk e jepte asnjëherë veten. Dhe kjo nuk do të ishte e para.

E shtyu derën për ta hapur dhe doli.

Filloi të nxitonte nëpër korridorin e zbrazët të katit të fundit te kompanisë së stërmadhe multimilonëshe ku punonte, duke dashur të largohej prej andej sa më parë.

-Enxhi, mos bëj kështu tani! Shiko, se do kthehesh, e do më lutesh pastaj për nje mundësi të dytë!- i thirri ai nga pas, me paturpësine më të madhe.

Vetëm tingulli i zërit të tij të ngjirur, që i jehoi në vesh, e bëri të donte edhe më shumë ta shqyente në njëmije copa. Si mund të kishte fytyrë t'i fliste persëri? Thuajse arrinte ta shihte në mendjen e saj qafën e tij të trashë, teksa zgjerohej e ngushtohej kur ai artikulonte fjalët e shëmtuara me të cilat e ndiqte.

-Ta dish se do të të fus shkelmin kur të kthehesh!-vazhdoi ta ndiqte zëri i çjerrë, këtë herë pak më i largët.

Te mendosh se një burrë në ketë moshë, me respekt, pozitë dhe familje kërkonte të përfitonte favore nga një vajzë e re!

Po ç'ishte ajo, në fund te fundit? Një person më shumë në këtë botë të fëlliqur, të mbushur me lloj-lloj njerëzish të pamoralshëm, që Zoti, për arsye që vetëm Ai i dinte, i pat vendosur në krye të shumëçkaje.

Ç'dreqin ishte ajo? Një tjetër viktimë e pambrojtur e kësaj industrie lëvizëse. Në mënyrë mekanike, çdo gjë shkonte sipas një plani të ligë e fiks. Një plan të cilit nuk planifikonte t'i bëhej ndonjëherë pjesë.

Në momentin që dora e tij e trashë kishte tentuar të futej poshtë fustanit të saj të zi, që i binte më pak se një pëllëmbë sipër gjurit, teksa së bashku po rradhisnin dosjet dhe arkivat e atij muaji në raftin e lartë të murit, nuk e kishte mbajtur më veten, por e kishte qëlluar me të gjithë fuqinë me shuplakë.

Shenja e kuqe e dorës së saj delikate ishte vulosur në faqen e tij të ashpër, si një mësim që uronte t'i mbetej gjithnjë në ndërgjegje.

Nese ai kishte një të tillë, sigurisht.

E kishte vene re qe më parë se si e shihte ky burrë rreth të gjashtëdhjetave, qe drejtonte një rrjet kompanish me përmasa marramendëse, dhe gjithmonë mundohej ta shmangte, ne çdo mënyrë, kontaktin me të. Por disa herë nuk ia dilte.

I kishte duruar vështrimet e tij të etura e perverse, vetëm për hir të motrës së saj të vogël, pasi rroga e saj ishte e ardhura e tyre e vetme.

Por atë ditë tetori me shi, gjërat kishin arritur më në fund kulmin.

I injoroi aq mirë sa mundte të bërtiturat e tij të vazhdueshme, qe i kerkonin te kthehej pas, dhe vazhdoi të ecte, e shoqeruar vetëm nga zhurma përsëritëse e takave në dyshemenë e ftohtë gri.

Shtypi butonin e ashensorit dhe vijëza e hollë që e rrethonte filloi të pulsonte ngjyrë të kuqe.Fatmiresisht, në atë çast, ashensori ishte bosh, edhe pse zakonisht gëlonte nga kolegët.

Vështroi për disa sekonda veten në pasqyrën e madhe, dhe, nën ndriçimin e pafalshëm të neonëve, pa një vajzë të papunë, por me nderin në vend. Ashensori nuk vonoi të zbriste në katin ku ndodhej tavolina e saj e punës dhe dyert u hapen, të paraprira nga një tingull i shkurtër lajmërues.

Mori frymë thellë përsëri, para se të dilte në korridorin e mbushur me punonjës. Një pjesë e tyre lëviznin me nxitim, duke mbajtur fletë, zarfa dhe dosje të përmasave të ndryshme nëpër duar.

Shefi imWhere stories live. Discover now