15

1.9K 154 109
                                    

-Gati?-i tha, teksa tendoste me duar fundet e xhaketes se zeze. Kaloi gishtat neper floke dhe i hodhi asaj nje veshtrim te shpejte.

Qendronin pak metra perpara kompanise ku do te benin mbledhjen. Dukej disa here me e madhe se ajo e Manuelit ne perimeter dhe lartesi.

-Nuk e di,-iu pergjigj Enxhi, pa e kthyer shikimin tek ai, por duke e ngulitur me thelle pas dyerve te xhamta rrotulluese,-po sikur te them apo te bej dicka te gabuar?

Dora e tij e ashper gjeti te sajen dhe i dha nje shtrengim, si per t'i thene se cdo gje ishte ne rregull. Si per t'i thene qe ishte aty me te. Aty per te.

Era e lehte e atij mengjesi perkedhelte fytyren e saj dhe dielli vjeshtak, duke u pervjedhur disi pas pallateve te larta, pasqyrohej vaket ne xhamat e nderteses.

-Atehere do te te ndeshkoj sic e meriton,-tha ai pas pak, si per ironi te fatit, duke thyer heshtjen e bukur te atyre pak casteve magjike.

-Prit, cfare?-thirri Enxhi. U kthye dhe e veshtroi sikur ai te kishte luajtur nga trute.

Ne vend te pergjigjes, dy duar te medha e kapen nga beli dhe e terhoqen ne distancen e shkurter prej trotuari qe i ndante nga destinacioni i tyre. E cliroi nga shtrengimi i tij vetem kur u futen brenda kompanise se stermadhe.

Te dy veshtruan rreth e rrotull hollit. Nuk kaluan as dy minuta te plota, kur perpara tyre ndaloi nje vajze e re bionde, jo me shume se njezet vjec.

-Mireseerdhet,-i pershendeti ajo me nje anglishte te paster,-shefat po presin ne sallen e mbledhjeve, pra ju lutem te me ndiqni.

Ata i kthyen pershendetjen dhe i shkuan pas pergjate korridorit te pjerret, deri ne dyert e nje ashensori relativisht te madh.

Ishin shperndare te tre ne cepa te ndryshem, teksa treguesi dixhital i kateve rritej me shpejtesi. Ashensori nuk kishte pasqyra, vetem drita fosforeshente verbuese, si dhe disa motive ne forme rombi neper mure.

-Ja, kjo m'i prishi te gjitha planet,- thirri me nje ze tekanjoz femije Manueli, i bindur se vajza nuk kuptonte shqip.

-Planet?-perseriti Enxhi konfuze, por gjysma e fjales iu mbyt nga tingulli i ashensorit, qe paralajmeronte hapjen e deres.

I shkuan pas vajzes  deri ne sallen ku, me sa duket, do te zhvillohej mbledhja. Tek dera qendronte nje tjeter vajze, e cila nuk tregonte shume me e madhe se Enxhi. Manueli buzeqeshi sapo e pa.

-C'kenaqesi te te shohesh perseri!-i tha ajo me nje ze te bukur. Dukej sikur recitonte kur fliste. Kishte trup elegant dhe forma shume te bukura, kurse kacurrelat e kuqe i binin deri poshte shpatullave. Zgjati doren e holle dhe ai e mori ne te tijen.

-Kenaqesia eshte vetem e imja, Klarisa,-iu pergjigj, ndersa u perkul t'ia puthte.

-Tani mund te shkosh, Krista,-iu drejtua ajo vajzes bionde, e cila pohoi me koke dhe u kthye te largohej,-Dhe ju jeni?-vazhdoi me pas, duke u kthyer nga Enxhi.

-Kjo eshte Enxhi, asistentja ime,-nderhyri Manueli,-pa te asgje nuk do te ishte bere e mundur ne kaq pak kohe.

Enxhi i buzeqeshi vajzes, e cila ia ktheu, duke ekspozuar keshtu dhembet e drejte pas buzeve te plota.

-Ju lutem, ejani brenda qe te fillojme sa me shpejt takimin,-tha ajo dhe beri me shenje nga dera e salles.

Manueli e hapi, priti sa te kalonte Klarisa dhe me pas kapi belin e Enxhit, duke e shtyre butesisht brenda. Se fundmi, hyri edhe vete dhe mbylli deren pas vetes.

U deshen dhjete shtrengime duarsh dhe pershendetje monotone me shefat, keshillin e asistentet e tyre, qe Manueli dhe Enxhi me ne fund te uleshin krahe njeri tjetrit ne nje tavoline te madhe rrumbullake. Salla ishte shume e madhe dhe teper profesionale. Muret ishin te mbeshtjelle me leter dhe nje tabele e madhe qendronte perballe tavolines. Kishte disa rafte e dollape.

Shefi imWhere stories live. Discover now