8

2.1K 167 72
                                    

Enxhi mori fryme thelle, mbylli syte dhe, per nje cast, e imagjionoi veten ne nje tjeter vend. Ne nje vend me te mire, epo, definitivisht me te mire se holli i kompanise "Edal", zbukuruar ne kete moment nga vete madheria e tij, shefi i pergjithshem.

Pastaj i hapi ata dhe u kthye, e pergatitur shpirterisht per nje diskutim te mirefillte me personin e saj me te papreferuar.

Por ajo per te cilen Enxhi nuk ishte pergatitur, ishte nje Manuel qe dukej akoma me i bukur se heren pare, me kostumin e tij te bardhe dhe kravaten vishnje. Te dyja duart i mbante te bashkuara, pas kurrizit. Po e veshtronte djallezisht dhe, ne nje cast, cepi i buzes se tij levizi, duke krijuar idene qe do qeshte nga momenti ne moment. Por, ne vend te kesaj, thjesht u ngerdhesh.

-Menyre e shkelqyer per ta filluar mbare punen e re, zonjusha Ouen,-iu drejtua, teksa afrohej tek ajo me hapa te vendosur,-Je me vonese qe diten e pare!

Ne ate moment Enxhi kuptoi se i gjithe holli, qe me pare gumezhinte, kishte rene tashme ne qetesi te plote, dhe e vetmja gje qe jehonte ishin hapat e njepasnjeshem te Manuelit.

Dicka brenda vetes i thoshte asaj te bente hapa pas, te kthehej dhe te largohej, jo te vraponte. Por nje ze ne koke vazhdonte t'i perseriste se sa nevoje kishte per kete pune dhe se si nuk mund ta linte veten te trembej nga nje mashkull. Qendroi e palzevizur.

-Dhe justifikimi yt per kete eshte...-foli ai ngadale, duke e lene fjaline ne mes, per te pritur pergjigjen e Enxhit. Kishte ndaluar vetem disa centimetra perballe saj dhe po e veshtronte. Kishte dicka teper te cuditshme ne veshtrimin e tij. Nuk mund lexonte asnjelloj inati, vetem zbavitje. Zbavitje dhe ftohtesi.

-U zgjova me vonese,-tha ajo me ze te qete, pasi i kishte ngritur syte, qe te balanconte shikimin me te tijin,-dhe shiu i beri gjerat me te veshtira. Kerkoj falje per vonesen.

Manueli hapi lehtesisht gojen dhe, ne nje menyre te dukshme, bashkoi majen e gjuhes me qiellzen. Pastaj i puthiti perseri buzet.

-Kam frike se ndjesa nuk do te funksionoje. Do punosh dy ore jashte orarit sot,-i tha Enxhit, mese i vetekenaqur.

-Thjesht sepse u vonova cerek ore?-e pyeti ajo dhe i ngriti nje vetull, duke harruar per nje cast se kishte shefin e saj perballe.

Degjoi peshperima dhe pasthirrma habie nga koleget rreth e rrotull. Pastaj disa sekonda heshtje.

-Sot dhe neser,-iu pergjigj ai, me nje veshtrim sfidues,-Erisa dhe Emiljana do te te shpjegojne cdo gje qe te duhet te dish. Te pres ne zyren time pas gjysem ore. Kete here, ben mire te mos vonohesh.

Pastaj, pa i lene me kohe te pergjigjej, u kthye dhe u largua. Enxhi kishte mbetur ne mes te hollit te madh, e habitur dhe e inatosur. Ne pak sekonda dhoma rifitoi gjallerine dhe nisi te gumezhinte nga punonjesit dhe punonjeset

Ndjeu nje dore ne shpatull.

-Nuk mund ta besoj qe i ktheve fjalen shefit,-degjoi Emiljanen te thoshte, teksa dilte perballe saj. Ktheu koken dhe pa Erisen, te buzeqeshur, me doren tek shpatulla e Enxhit.

-Po a e pate si e beri surratin,-tha ajo dhe vazhdoi te qeshte me te madhe,-si pule e lagur mbeti.

Pas asaj qeshi dhe Emiljana. Me pas, ato te dyja filluan te ecnin dhe Enxhi i ndoqi, pa e kuptuar se cfare kishte bere qe ishte aq per te qeshur.

-Askush nuk ia kthen fjalen Manuelit. Habitem si u tregua kaq i bute me ty,-foli me ne fund Emiljana, kur ato te treja ndodheshin vetem ne ashensor.

-I bute?-perseriti Enxhi e habitur,-Kater ore me teper, vetem per 16 minuta.

-Oh, ti nuk ke pare se si u ka bertitur punonjesvs te tjere, por...nejse. Harroje fare me mire. Une e dija se vendin e punes do e fitoje ti, qe ne momentin e pare qe te pashe ne kete sallon,-foli ajo shpejt.

Shefi imWhere stories live. Discover now