10

2.1K 166 64
                                    

-Nje... udhetim pune?-pyeti Enxhi e habitur, kur Laura e kishte sinjalizuar e qeshur se kete te premte i duhej te shoqeronte Manuelin ne nje udhetim te rendesishem drejt Berlinit, per te gjithe fundjaven.

Ate dite, e cila ishte me diell, ndryshe nga paraardhesja, ishte cuar shume heret dhe ishte kujdesur te arrine ne pune njezet minuta me perpara, per te shmangur nje tjeter skene dramatike me zotin shef. Kishte ndaluar te shkembente dy fjale ne recepsion me Lauren, e cila, ne bisede e siper, i kishte dhene lajmin.

-Ka dicka qe nuk shkon?-e pyeti Laura, pasi pa reagimin e habitur te Enxhit.

-Jo...jo. Thjesht nuk e prisja kaq shpejt,-ia ktheu Enxhi me nxitim, duke u munduar te dukej sa me e lirshme dhe moskokecarese,-kush do te jete tjeter me ne?

-Shefi kembengul te shkosh vetem ti,-iu pergjigj Laura me nje nenqeshje te vogel djallezore, por ne te njejten kohe mbeshtetese,-thote se nuk ka nevoje per askend tjeter,-pas kesaj e goditi Enxhin lehte ne krah ne menyre domethenese.

Ajo rrotulloi syte. Shkelqyeshem. Thjesht...shkelqyeshem. Pastaj veshtroi oren zeze te rrumbullaket te murit, mbi koken e Laures, qe shenonte tete pa kater minuta.

-Ja dhe thirrja ime,-i tha, pa e pare per shume gjate ne sy,-me duhet te shkoj.

-Do shihemi,-ia ktheu tjetra me nje buzeqeshje.

Enxhi kaloi korridorin kryesor, hipi me nxitim ne ashensor, qe, per fat te mire, ishte i tejmbushur, dhe u ngjesh ne cepin e majte. I kerkoi falje nje kolegeje bjonde trupvogel, te cilen e shtyu aksedentalisht, perpara se te dilte nga ajo kuti vdekjeprurese dhe mbytese.

-Mirmengjes zoti Mejer,-iu drejtua Manuelit. Kishte ndaluar per te lene canten dhe pallton ne dollapin ne zyren e saj dhe kishte hyre ne zyren e tij. E pati gjetur duke punuar ne kompjuter, pritshmerisht. Mbante veshur nje kostum blu, kombinuar me nje kravate ngjyre kremi. Ngriti syte sapo vuri re qe Enxhi ishte aty.

-Mirmengjes, zonjusha Ouen. Besoj se Laura ju ka hem,-beri nje pauze shume te shkurter dhe ngriti syte ne tavan, perpara se t'i takonte me te sajet,-mireinformuar per planet e kesaj fundjave.

Zeri i tij i thelle, dicka ngacmoi ne stomakun e saj, kurse syte shigjetues i krijuan nje lemsh ne fyt.

-Po,-tha Enxhi, duke pasur sukses te plote ne perpjekjen e saj qe te tingellonte e qete,-duhet te pergatis ndonje gje tjeter deri te premten?

Por pse nuk duhet te ishte e qete? Pse duhej qe shefi i saj te zgjonte keto ndienja te pashpjegueshme? Edhe nese e kishin nje shpjegim, ai do ishte teper i cuditshem.

-Jo,-ia ktheu Manueli, i cili, me sa duket, kishte nje fiksim per te nderprere mendimet e saj, ose ajo kishte nje fiksim te mendonte shume,-cdo gje eshte tashme gati. Do zhvillojme nje mbledhje me nje kompani partnere, qe e ka seline ne Gjermani. Nese gjerat shkojne ashtu sic priten me kete projekt, kompanite tona do te kene shume perfitime,-vazhdoi.

Enxhi buzeqeshi dhe tundi koken.

-Nejse. Me sill nje kafe,-i tha ai pas pak,-pergatit nje dhe per veten.

Tashme syte e tij krem-karamel ishin fokusuar perseri ne ekranin e ndricuar.

Enxhi u kthye te dilte nga zyra. Hyri ne te sajen dhe ndezi makinen e kafes. Pse sillej ashtu Manueli? Kaq shume levizje humori? Veshtroi kafen ne filxhanin e shtrenjte, teksa behej gjithnje e me e celet kur i shtonte qumesht. Si syte e Manuelit. E hutuar, shtoi me teper qumesht dhe nje pjese u derdh mbi pjate. Enxhi fokusohu!

Pastroi rremujen e vogel qe krijoi, mori kafen dhe u kthye ne gojen e ujkut...hem...zyren e shefit. E vendosi filxhanin mbi tavolinen e metalit dhe, pa ditur c'te bente, qendroi aty.

Shefi imWhere stories live. Discover now