5

2K 182 48
                                    

Emiljana mbylli deren pas vetes dhe Enxhi veshtroi rreth e rrotull me kersheri, vetem e vetem per te pare nje tjeter korridor.

Ky ama, ishte me i holle se te paret, kishte disa dyer te rradhitura por jo kaq shume punonjes qe leviznin sa nga njera, tek tjetra.

Enxhi u has me shume pak fytyra, perpara se te arrinte ne fundin e korridorit, i cili iu duk shume i shkurter.

Emiljana ndaloi perpara nje dere te zeze te gdhendur me dore, trokiti lehte mbi siperfaqen e saj dhe uli dorezen metalike, duke e hapur pak centimetra.

-Mos ki frike. Beso tek vetja, jep me te miren dhe do te dalesh shkelqyer,-i dha zemer Enxhit, perpara se te kthehej dhe te largohej,-zoti Manuel po te pret.

Enxhi supozoi qe duhet te hynte brenda, prandaj e shtyu butesisht deren dhe e hapi.

Hyri ngadale me zemren qe i rrihte dhe CV-ne e futur ne dosje, te cilen e shtrengonte me te dyja duart.

U gjend ne nje zyre qe dukej te ishte pa frike dy here me e madhe se dhoma e saj. Muret ishin lyer ne nje ngjyre te theksuar menteje dhe te gjitha mobiljet, esenciale dhe dekorative, ishin te zeza ose te bardha.

Mund te thoshte me siguri se te gjitha gjerat qe mund t'i zinte syri atje kushtonin me teper se cdo vlere parash qe kishte pasur ndonjehere ne dore.

Dyshemeja ishte e mbuluar nga nje tapet i zi dhe te gjitha mobiljet shkelqenin.

Ne mes te dhomes ishte nje tavoline katrore, tipike nga ato te zyrave, por kishte ngjyre te bardhe. Perballe tavolines ndodheshin tre kolltuqe teke te zeza, kurse nga ana tjeter qendronte ulur ne nje karrige rrotulluese nje burre rreth te tridhjetave.

Syte e mprehte ne ngjyre karameli i mbante te fiksuar ne faqet e nje dosjeje te madhe blu. Kishte veshur nje kostum te zi qe, me shume mundesi, kushtonte me teper se rroga qe Enxhi merrte ne kompani.

Sjellja e tij indiferente e beri Enxhin te pyeste veten a e kishte kuptuar valle qe ajo ishte aty. Po vazhdonte te shikonte dosjen, sikur ne dhome te mos ndodhej askush.

Manuel. Manuel. E riperseriti disa here emrin e tij ne koke. Manuel.
Beri edhe disa hapa perpara dhe kroi lehte fytin.

-Pershendetje, jam ketu per...- filloi te flasi me ze te ulet, edhe pse ai e dinte kete gje me se miri.

-E di perse je ketu,- e nderpreu menjehere, me zerin me te thelle dhe me autoritar qe kishte degjuar ndonjehere.

Cdo levizje e buzeve te plota e bente te dukej akoma me terheqes, akoma me i mistershem, teksa shfletonte shperfillshem dosjen blu.

-Emri,- e pyeti, pa u bezdisur te ngrinte syte nga dosja.

-Enxhi,- u pergjigj, perseri me ze te ulet. Vazhdonte te pyeste veten se perse po peshperiste, por ishte e veshtire te mos e bente.

Ky mashkull i panjohur po infliktonte dicka ne gjakun e saj, nje ndienje inati...inat i perzier me dicka tjeter. Me dicka se ciles ajo nuk i jepte dot shpjegim.

-Emri,- perseriti.

-Enxhi,- u pergjigj duke e ngritur me shume zerin dhe duke veshtruar ne syte e tij, pavaresisht se ai nuk po e shihte.

Ne ate moment, Manueli e leshoi dosjen e trashe blu siper tavolines dhe ajo beri nje zhurme te paperfillshme. Pastaj syte e tyre u takuan dhe ai e veshtroi ftohte.

Ishte veshtrimi me i akullt qe ajo kishte njohur. Ishte nje veshtrim qe nuk percillte asgje, asnjefare emocioni. Asgje. I ngrire.

-Enxhi kushi? Apo te ka lene yt ate kopile?- i tha, duke e ngritur lehtesisht zerin, por me nje lloj maturie, jo aq sa per te bertitur.

Shefi imWhere stories live. Discover now