9

2K 172 68
                                    

-Dhe...perfundova,-tha Enxhi. Perplasi lehte stilolapsin mbi tufen e fleteve qe kishte ne preher. Hapi krahet dhe harkoi shpinen. Mbeshteti koken ne divanin e shtrenjte te lekures, duke leshuar nje psheretime clirimi.

-Per nje ore e gjysem? Po c'na qenke e shkathet ti,-i tha Manueli, pa ndonje lloj emocioni ne zerin apo fytyren e tij. Sarkazem? Ndoshta. Syte i kishte ende te fiksuar mbi ekranin ndricues te kompjuterit, pikerisht ashtu sic kishte qene gjate 90 minutave te fundit,-Me gjej pak rezymene e shit-blerjeve te aksioneve per kete muaj. Duhet te jete diku ne raftin e fundit,-vazhdoi. Ngriti syte vetem per nje cast qe te veshtronte raftin ne anen tjeter te dhomes, dhe me pas e riktheu vemendjen tek kompjuteri i madh.

-Ne rregull,-iu pergjigj thjesht Enxhi. I leshoi fletet e plotesuara ne cepin e tavolines se Manuelit, atje ku ishin ne fillim.

U kthye dhe eci drejt raftit prej druri te zi te llustruar, qe zinte rreth gjysmen e faqes se murit. Ai ishte i mbushur me libra te trashe shkencore dhe dosje te madhesive te ndryshme.

Kaloi lehte gishtin mbi siperfaqet e dosjeve shumengjyreshe, qe ndodheshin ne raftin e tete dhe te fundit. Lexoi etiketat perkatese, derisa gjeti me ne fund ate qe po kerkonte. Nje dosje e holle jeshile, etiketa e vogel e se ciles lexonte Permbledhje Mujore. E terhoqi lehtesisht dhe e shfletoi per t'u siguruar. I hodhi nje sy te shpejte statistikave dhe permbledhjeve te ndara ne menyre te rregullt ne secilen faqe. Kjo duhet te ishte e duhura.

Pastaj zgjati doren e lire per te rregulluar disa dosje te tjera, te cilat ishin rrezuar kur ajo mori rezymene. Ne ate moment, ndjeu nje frymemarrje te fresket te perplasej me lekuren e holle te qafes se saj pjeserisht te zbuluar. Trupi iu tendos dhe te gjitha qimet e shkurtra te bardha qe i mbulonin kurrizin iu ngriten perpjete.

Ktheu ngadale koken dhe pastaj me te shpejte trupin. I ra dosja nga dora kur gjeti perballe saj Manuelin, i cili e veshtronte krejt i qete. Koken e kishte anuar pak nga e djathta dhe buzet i kishte vendosur ne nje vije te drejte. I ndanin vetem disa centimetra. Si mund te mos e kishte ndiere kur u afrua ashtu? Fantazem ishte apo cfare?

Do perkulej per te marre rezymene, por, kur pa se Manueli po bente te njejten gje, ndaloi. Nese ai po synonte per momentin romantik ku ata te dy preknin padashur duart, si neper filmat clichè me adoleshente, kishte gjetur personin e gabuar.

Ai u ngrit dhe hapi dosjen ne faqen e pare. Kafshoi lehte buzen e poshtme teksa e lexonte me vemendje. Enxhi e urreu veten per ate mendim, por ai vertet dukej super terheqes kur e bente kete.

-Kjo eshte e muajit te kaluar,-i tha, pas pak, pa ia ndare akoma syte dosjes.

Pastaj e mbylli dhe shikimi i tij u kryqezua me te Enxhit. Ne shume pak sekonda i largoi syte nga fytyra e saj dhe i eksploroi cdo pjese te trupit. Kur po kthehej per te ndeshur perseri shikimin me te, ndaloi per nje cast tek kraharori, teresisht i mbuluar nga fustani i zi serioz. Pastaj syte e tyre u kycen serish. Beri disa hapa perpara. Doren e majte, ne te cilen po mbante dhe rezymene, e vendosi ne cepin e raftit, duke e bllokuar Enxhin ne nje fare menyre.

Frymemarrja e tij i godiste buzet, te cilat ndiente se po i thaheshin. Manueli vazhdonte ta veshtronte me nje ekspresion te palexueshem. Enxhi mundohej te bente prapa me kot, sepse shpina e saj ishte tashme njgjitur me raftin e ftohte.

Donte ta shtynte nga vetja e te dilte menjehere nga zyra e tij. Duhej. Por dicka brenda saj ishte shume me e forte se cdo norme dhe parim qe kishte njohur.

Nuk mund ta pranonte ta pranonte, por, ne ate cast, deshironte kaq shume qe Manueli ta kthente distancen mes fytyrave te tyre ne zero. Nuk e shihte dot me sy, e ne te njejten kohe e donte prane vetes gjate gjithe kohes. Ishte nje terheqje e pashpjegueshme. E cuditshme. E frikshme. E njeanshme?

Shefi imWaar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu