7

2K 174 47
                                    

Obobo shkallova pz..nuk hedh dot asnje po asnje liber ne asnje liste !! Vetem watti im e ka ju lutem me thoni se u cmenda une????😤😧😨

-Dhe te pret neser, fiks ne oren tete?-perseriti Iljena, po te njejten fjali me te cilen Enxhi kishte mbyllur rrefimin e te gjithe dites se saj ne kompani, pasi, me nga nje filxhan XXL cokollate te ngrohte shtepie ne dore, ishin ulur se bashku, tek divani i vjeter e i rehatshem, ne sallonin e apartamentit te tyre te vogel.

E motra thjesht pohoi me koke, pa e hequr shikimin nga shllaku, qe po fillonte dalengadale te perzihej me cokollaten e shkrire kafe, duke e bere ate pak me te celet ne pjesen e siperme. Cokollata luante me shkumezen e bardhe, duke e joshur drejt saj, vetem qe me pas ta shkrite, ta zhdukte poshte vetes, ne te njejten menyre, se si shefi i saj i ri po luante me nervate Enxhit.

-Besoj se ke ndermend ta pish ate, apo thjesht do i ngulesh syte?-e pyeti Iljena, e cila, nga ana e vete, kishte pire me shume se gjysmen.

Enxhi perseri nuk foli, por, si pergjigje, piu nje goxha gllenjke nga filxhani i saj i bardhe me nje plak te buzeqeshur prej debore. Psheretiu thelle, teksa ngrinte syte ne tavan.

-Te thashe une qe do ta fitoje ti vendin e punes. Isha 100% e sigurt. Ka me te afte se motrushja ime?-vazhdoi Iljena, duke qeshur, me buzen e siperme te mbuluar nga nje shtrese e holle cokollate.

-Si shume me lavderon ti,-ia ktheu Enxhi, teksa nje buzeqeshje e zbehte iu shfaq ne buzet e holla,-do me marresh ne qafe,-vazhdoi, dhe me oas zgjati doren per te terhequr nje pecete nga tavolina e kafese.

-Nuk te gjen gje jo,-i tha Iljena duke i nxjerre gjuhen, teksa levizte syte ne menyre lozonjare.

Enxhi ia kaloi peceten disa here mbi buze, sikur ajo te ishte akoma nje femije i vogel.

-Oh,-i tha, pasi e kishte vendosur peceten perseri ne tavoline dhe kishte rimarre filxhanin e saj me plak debore, duke u munduar te tingellonte sa me patetike,-pendohem qe e fshiva, te shkonte shume mjekra.

Ajo batute e vockel, rezultoi ne ato te dyja, qe qeshnin pa fund per nje kohe te gjate, derisa muskujt e barkut filluan t'u dhimbin. Pastaj u rehatuan perseri ne divan dhe Enxhi po luante me duart, kurse Iljena po i ngulte syte filxhanit te saj, i cili ishte i kuq dhe kishte figuren e animuar te babagjyshit te vitit te ri, qe buzeqeshte.

-Enxhi,-i tha ajo se motres pas pak. Enxhi menjehere e hoqi vemendjen nga duart dhe veshtroi Iljenen, duke pritur nje nga pyetjet e saj te famshme.

-A mendon ti se njerezit qe buzeqeshin jane te lumtur?-e pyeti ajo me sinqeritet, duke e futur Enxhin ne nje labirint te ri mendimesh,-Sepse une mendoj se jo cdo njeri qe qesh eshte i lumtur,-vazhdoi te fliste, pa pritur per nje pergjigje nga e motra,-ndoshta eshte thjesht nje rutine, nje zakon. Dicka shume mekanike. Dicka qe ti e ben gjithmone, sa here dikush te pyet se si je, ti duhet te vendsesh nje buzeqeshje plastike ne fytyre, dhe t'i japesh te njejten pergjigje te merzitshme e monotone, "mire". Vetem sepse ata kete presin qe te besh. Une them se nuk ka asgje te keqe te mos jesh mire nje here ne kaq kohe. Them se nuk ka asgje te keqe te mos buzeqeshesh nese dielli shkelqen, ke ushqim ne tavoline dhe te gjithe ata qe do jane mire. Sepse jemi njerez dhe kemi te drejte te trishtohemi. Njeriu duhet te jete i merzitur disa here. Thjesht duhet. Sepse, nese ti e pranon dhe e perveteson trishtimin tend, je i afte ta lesh ate te shkoje.

Enxhi nuk foli asgje. Nuk foli, sepse te gjitha fjalet i dukeshin te teperta pas atyre qe sapo kishte thene motra e saj e vogel. Si ne rastet e tjera, kur Iljena thoshte dicka si kjo, qe e fuste ne mendime te thella, Enxhi thjesht e veshtroi me admirim, nderkohe qe pyeste veten se nga i vinin gjithe keto gjera ne mendje.

Shefi imWhere stories live. Discover now