11

2.1K 164 138
                                    

Shenim:Fotot e shtuara nuk me perkasin mua dhe te drejtat e tyre shkojne per pronaret origjinale.

Ne dy ditet qe vijuan, Enxhi dhe Manueli thuajse nuk u pane fare. Ai ishte shume rralle ne kompani, kurse ajo i kaloi oret e punes ne zyren e saj, duke iu pergjigjur eMail-eve dhe telefonatave te shumta. Kishte shkuar nje here per t'i cuar kafen, por ai kishte qene duke folur ne telefon me nje klient francez, e nuk kishin shkembyer as edhe nje veshtrim.

Kur erdhi pasditja e shumepritur e se enjtes, ajo e gjeti veten me Iljenen, ne mes te nje pirgu gjigand rrobash ne dhomen e gjumit.

-Si te duket kjo per darken?-pyeti ajo Iljenen, duke nxjerre nga dollapi nje fustan te thjeshte te zi, qe i binte pak me poshte gjurit. Iljena e veshtroi me sy te zmadhuar dhe shkundi vrullshem koken.

Ia mori fustanin nga duart dhe e pa nje cope here me nje shikim dramatik. Pastaj e vari perseri ne dollap.

-Do shkosh ne nje darke, jo ne nje funeral,-tha ajo serioze, duke levizur me dore neper veshjet e varura me rregull-Ky ketu ben pune,-vazhdoi, duke i treguar nje fustan modern, bardhe e zi, deri tek gjunjet.

Enxhi e pa fustanin ne duart e Iljenes dhe buzeqeshi lehte. I adhuronte shijet e motres. Epo ne shumicen e rasteve.

-Mos eshte i tepruar?-e pyeti, pak me dyshim,-Nuk dua qe ai te mendoje se po perpiqem me teper sec duhet ose

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

-Mos eshte i tepruar?-e pyeti, pak me dyshim,-Nuk dua qe ai te mendoje se po perpiqem me teper sec duhet ose...

-Eshte perfekt,-ia ktheu ajo shkurt.

-Ne rregull pra, mendoj se kam cdo gje qe me duhet,- tha Enxhi, pasi e paketoi me kujdes fustanin ne valixhe, se bashku me sendet e tjera.

Ne ate moment telefoni i saj vibroi dhe ekrani u ndricua. Pas ikones se vogel te mesazhit, u shfaq emri 'Zoti Mejer'.

Shkyci celularin dhe lexoi:

Me dergo adresen, do te te marr tek shtepia jote. Nuk dua te ndaloj ne kompani neser.
~M.M

U mendua per pak caste, pastaj i shkroi adresen e saj. Kaluan disa minuta, perpara se telefoni te vibronte serish.

Ne rregull, takohemi atje ne 7 fiks. Mos u vono.

E shkroi, fshiu dhe shkroi perseri mesazhin, derisa perfundoi me nje version shume te thjeshte e te shkurter.

Dakort. Naten e mire!
-Enxhi//

Pas kesaj ai nuk u pergjigj me.

-He, a te tha qe te do shume?-e pyeti Iljena duke u hedhur perpjete.

Enxhi rrotulloi syte, por buzeqeshi.

-Kete do ta marr si po,-kendoi Iljena duke dale nga dhoma, pa lene me vend per nje diskutim.

-Ushqim ke ne frigorifer, kur te vish nga shkolla kyce deren mire dhe...Je e sigurt qe do jesh ne rrgull?-pyeti Iljenen me mosbesim.

Shefi imWhere stories live. Discover now