14

1.8K 166 155
                                    

Authors note//E di qe shume nga ju po planifikojne menyra djallezore per te me vrare dhe nuk ju ve faj vertet. Te them qe kisha ngarkese...e dini tashme...po jo vetem ngarkese shkolle dhe ngarkese fizike...shuume ngarkese psikologjike...perpara dy ditesh me vodhen dhe celularin qe uroj vertet ta gjej...me eshte prishur disi humori se e kisha blere para kater muajsh 💔💔💔
Por vertet dua te bej update me te shpeshta...te pakten nje apo dy here java dhe do perpiqem maksimalisht. Ju dua te gjitheve dhe faleminderit per mbeshtetjen tuaj te vazhdueshme 💙💞
P.S~~I PAEDITUUUUUAAAAARRRRRRR, i shkurter dhe i shpifur!!!!!! Doja ta beja me te gjate, por nuk dua te prisni me teper 💜 Pres kritikat dhe keshillat tuaja!!

-Domethene, dje Manueli u perpoq te te puthte ne ashensorin e hotelit?-erdhi zeri i surprizuar nga ana tjeter e telefonit.

-Po Len,-iu pergjigj Enxhi me ze te mbytur,-ishte..ishte shume afer.

-Si u ndjeve ti?-tha Iljena qetesisht.

Enxhi i nguli syte zbrazetise se murit, duke u munduar te rikapte ne molekulat e ajrit ndjesine e atij momenti. Duke u munduar te rikthehej atje perseri. Syte e tij te thelle, lekura e tendosur mbi te sajen dhe frymemarrja elektrizuese.

-E sigurt,-shpertheu pa menduar,-jo...dua te them...

Psheretiu dhe veshtroi rreth e rrotull. Ishte ulur ne cep te krevatit te bute, ne dhomen luksoze te hotelit, e cila tani i dukej krejtesisht e akullt. Dielli dimeror ledhatonte perdet dhe fytyren e saj. Mbledhur kruspull rreth vetes, kishte shtypur ne telefon numrin e Iljenes, e cila ia pat hapur qe ne zilen e dyte.

-E... pse e ndalove?-pyeti Iljena me nje fryme, pa e lene te korrigjonte gabimin e saj. Gabim?

-Cfare do te thuash me pse e ndalova?-ia ktheu Enxhi, duke bere nje fytyre te shokuar, edhe pse e motra s'mund ta shihte. Une jam...asistentja e tij. Dhe ai eshte shefi im.

-E cfare pastaj,-u hodh ajo, sikur te mos kishte asgje ne ate mes,-ti s'je as e martuar, as e lidhur. Kurse ai eshte beqari i shekullit.

-Pra edhe ai kete paska dashur,-mermeriti, notat e zhgenjimit te qarta ne zerin e saj,-te gjithe burrat njelloj jane. Qe te gjithe!

-Thene nga nje kineze, qe e humbi te shoqin ne mes te turmes,-plotesoi Iljena gazmore.

Instiktivisht, buzet e Enxhit formuan nje buzeqeshje.

-Instagrami te ka bere shume keq,- i tha,-e nuk besoj se ai ndjen gje per mua,-vazhdoi e merzitur.

-E pse te intereson ne fund te fundit? Ai eshte thjesht shefi yt dhe ti nuk ndjen asgje prej gjeje per te,-e ngacmoi ajo djallezisht,-Vetem nese ti...En...a ndjen ti ndonje gje per Manuelin?-pyeti me pas, serioze. Serioze? Emri i saj dhe seriozitieti ishin zakonisht fjale teper antonimike.

Enxhi hodhi deshperimisht syte ne siperfaqen qe e rrethonte, sikur te kerkonte ndihme.

-Po afron ora e mengjesit, kurse ti mund te behesh vone... a nuk i premtove Anias qe do shkonit ne kinema sot? Do te te marr perseri, dakord? Te dua fort,-me kaq perfundoi telefonaten.

-Dhe ja ku po vjen ...asgje,-tha me vete duke rrotulluar syte, nderkohe qe ngrihej nga rehatia e shtratit, per t'u bere gati.

-Miremengjes,-pershendeti ftohte Manuelin, i cili qendronte ulur ne nje tavoline per dy persona, ne tarracen gjigande te hotelit, ku sherbeheshin vaktet.
Duke u munduar maksimalisht te shmangte kontaktin me syte e tij, terhoqi karrigen, per te zene me pas vend ne tryeze.

-Si fjete mbreme?-e pyeti ai pas disa castesh dhe hoqi shikimin nga ekrani i telefonit,-Pe ndonje enderr te keqe? Se nuk me dukesh fort ne humor.

-Pse u solle ashtu dje?-i tha ajo, duke injoruar teresisht komentin e tij,-Te duket gallate? Te duket cdo gje si nje loje ty?

-A nuk ishte totalisht e kuptueshme?-foli Manueli. U perkul pak me perpara ne tavoline dhe veshtroi ne syte e saj. Ajo e hoqi veshtrimin.

-Sigurisht qe nuk ishte,-ia ktheu,-Jam kurioze te di cfare dreqin po te shkonte ne mendje...une nuk jam nje femer qe...

-Enxh,-e nderpreu ai, duke zgjatur te kapte doren e saj. Sapo gishtat e tij i preken lekuren e bute, ajo e hoqi doren nga tavolina dhe e vendosi ne preher.

Pastaj ngriti syte ngadale dhe peshperiti,-Jo...Më...Prekje!

Sikur ajo te mos kishte thene asgje, Manueli u zgjat me tej dhe kapi mjekren e saj. Jo me force. Me nje delikatese te cuditshme...nje delikatese posesive.

-Me shiko ne sy,-i tha,-Me shiko ne sy dhe me thuaj qe nuk te pelqeu. Me thuaj qe prania ime te ben te ndihesh e bezdisur. Me thuaj qe nuk ke asnje lloj afeksioni ndaj meje. Me thuaj... me thuaj qe prekja ime nuk percolli asgje tek ty. Me shiko ne sy, e me thuaj se fakti qe mbreme ne ashensor nuk ndodhi dicka me shume nuk te merziti. Me thuaj qe ti nuk ndihesh njelloj si une. Dua te ma thuash!

-Manuel, une...une nuk e di se cfare ndjen ti,-tha me ze te ulet, por te vendosur. Te qenit kaq prane fytyres se tij e bente te paafte. Pse?

-Po une te...-nisi ai te fliste.

-Miremengjes. Cfare deshironi te porosisni?

Ishte nje kamarier i ri, me nje buzeqeshje mekanike ne fytyre, qe beri ate pyetje mekanine, duke nderprere keshtu fjalet e tij dhe mendimet e saj.

Manueli leshoi rrufeshem Enxhin dhe u kthye nga kamarieri. Buzeqeshi ne nje menyre te frikshme, duke dhene idene se do ia kepuste kryet nga casti ne cast djalit te gjore.

-Specialitetin e dites,-iu pergjigj me ne fund, me dhembet shtrenguar. Enxhi miratoi me koke. Djali shenoi dicka ne bllokun e tij, pastaj u kthye dhe u largua.

Minutat qe pasuan, perbeheshin vetem nga veshtrime sikletosese, te dyanshme.

-Enxhi,-ishte Manueli qe theu heshtjen e tendosur,-Nga nje ne dhjete, sa budalla do te te dukesha, po te te shprehja ndienjat gjate mengjesit ne katin e fundit te nje hoteli ne Berlin?

Enxhi veshtroi rrotull saj, njerez te kombesive te ndryshme, te cilet hanin te pashqetesuar dhe diskutonin qetesisht me njeri-tjetrin, ulur ne tavolinat e shumta te salles. Telefona ne duart e tyre dhe mendime te ndryshme ne kokat e tyre. Cifte, familje dhe kolege. Buzeqeshje te vogla. Secili prej tyre kishte historine e vete. Jeten e vete. Pastaj veshtroi, per here te pare qekur kishte dale ne ate verande, pamjen e qytetit te Berlinit. I dukej i bukur...me i gjalle se kurre me pare. Ktheu me ne fund shikimin tek Manueli.

-Aq budalla,-iu pergjigj, duke ngritur shikimin drejt tavanit, per ta rikthyer serish tek ai pas disa sekondash,-sa do shkruaja nje liber per ty.

Te dy shperthyen ne te qeshura, duke harruar per ate fraksion sekonde temen e bisedes se tyre.

-Cili autor i pamend do kishte shkruar nje liber per mua?-ia ktheu ai. Pastaj pa rreth e rrotull. Berlini...Gjermania...nje vend kaq familiar per te. E kishte vizituar kushedi se sa here dhe nuk i bente me ndonje pershtypje. Por, ate mengjes te shtune dicka i dukej kaq ndryshe.

-Edhe ty te pelqen panorama?-e pyeti pas pak Enxhi.

Ai pa me ngulm ne fytyren e saj, duke e bere te skuqej lehte. Syte e saj te gjelber, hunden e drejte, buzet e holla, qafen delikate, kemishen e bardhe serioze, duart e vockla, si dockat e femijeve, dhe pastaj perseri syte.

-Shume,-iu pergjigj, pa ia ndare shikimin.

Shefi imTahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon