...9

2.1K 107 5
                                    

Xhoaline ishte duke ardhur verdalle neper dhome. C'ishte ajo qe beri ai? Perse valle e beri? Kishte menyra te tjera? Mund edhe te me kercenonte ndryshe! Por... por c'ishte ajo qe ndieva? Ajo nxehtesi kaq ... por nuk po dinte si te vazhdonte, nuk po dinte si ta quante. "Po si guxoi ai? Si? Askush nuk me eshte afruar kaq shume me pare , si guxon ai? 

Perse pikerisht duhet te ishte ai? Aleks Djalli!" Shfrynte me veten, ne fakt kishte te drejte, asnje mashkull nuk i ishte afruar keshtu dhe ishte Aleksi , epo nuk mund t'ia falte vetes qe kishte qene pikerisht ai. "Dhe si te mos mjaftoj edhe me puthi!" 

Dhe vendosi doren instiktivisht ne qafe, ende arrinte ta ndiente ate nxehtesi qe dilte prej aty dhe shperndahej ne te gjithe trupin e saj, urreu veten qe e lejonte kete gje dhe shkoi menjehere ne banje, mbushi lavamanin me uje dhe zhyti koken aty. E ferkoi fort ate pjese te qafes dhe e fshiu , por me kot arrinte ta ndiente serish. "Do te ma paguash Aleks! Do te ma paguash shume keq! 

Do te lutesh qe te rikthehet serish ajo qaramania dhe do te shash veten qe rizgjove serish Xhoalinen!" Dhe nderkohe nje ide i lindi ne koke. Meqe nuk mund te arratisej te pakten te mbante premtimin qe i dha Aleksit , t'ia bente jeten ferr, sipas saj te mos mbash nje premtim eshte mungese edukate. 

Por ajo nuk e dinte qe ai tashme jetonte ne ferr dhe prania e saj aty kishte filluar t'i shuante ngadale flaket e tij te ligesise , duke i zevendesuar me disa flake qe ndoshta do te jene akoma me te fuqishme.

Ate nate ajo ndenji deri vone, jo duke qare, por duke qepur. "Ai tha qe do te jem nje sherbetore, ne rregull pra, por sipas menyres sime!" Dhe mori fustanin e shkurter , bashke me nje nga fustanet e Helges. Krijoi nje fustan shume te bukur, ai minifustani i zi qe arrinte deri tek kofshet , tashme ishte zgjatur me nje cope te gjate te bardhe qe e conte deri poshte gjunjeve.

E nesermja erdhi, u zgjua heret, veshi fustanin dhe i rrinte vertete bukur, floket i kapi topuz, por baluket refuzonin te qendronin kapur , keshtu qe i la leshuar, doli nga dhoma dhe u drejtua per ne dhomen e ngrenies. "Miremengjes!" Tha duke buzeqeshur. Te gjithe e pane gojehapur, madje dikush kishte harruar edhe te pertypte ushqimin.Pa qe ai nuk ndodhej aty 'Deri tani dita nisi per bukuri!' Mendoi. "E dashur, a je mire?" E pyeti Helga.

"Po, perse pyesni?"

"Dua te them, ke kaq dite qe nuk del nga dhoma dhe del sot, e veshur keshtu, si e bere kete fustan njeher?" Pyeti e habitur.

"Ju pelqen? Me pelqen te krijoj veshje dhe ky eshte nje nga krijimet e mia. E kuptoj qe jeni habitur, por nuk do te qendroja per gjithmone e mbyllur apo jo?"

"Te provoje te qendroje edhe sot, por e di vete ti se c'te priste pastaj!" Degjoi nje ze pas vetes.

"Keshtu qe dola jashte dhe meqe duhet te punoj ketu, ja ku jam!" Beri me dore nga vetja, duke e injoruar krejtesisht ate sikur te mos ishte aty. Por kjo gje jshte e prapanueshme per te. I shkoi prane ngadale dhe e kapi nga supet duke e kthyer nga vetja "Pancake, ke probleme me degjimin?" E pyeti me ironi.

"Jo!" Tha ajo qete.

"Atehere , perse s'mu pergjigje!?" I bertiti.

Te tjeret u stepen pas , kurse ajo fare qete afroi fytyren prane tij dhe "Sepse nuk doja!" Dhe u largua duke u shkeputur nga shtrengimi i tij.

"Si te duash pancake vete e kerkove! Meqe deshiron te punosh ne rregull, por si fillim a mund ta di c'ke veshur?"

"Fustan!"

"Kete e shoh!"

"Atehere perse pyet?"

"Xhoaline mjaft!" I tha Dilan i frikesuar

"Mos nderhy ti !" Iu drejtuan te dy njekohesisht. Pane njeri-tjetrin ne sy dhe "Qe sot e tutje asnjeri nga ju nuk do te merret me gjerat e mia, pra me dhomen time, rrobat e mia pervec saj!" Tha duke iu referuar Xhoalines. Ajo hapi syte dhe tha "Por ..."

"Por, nuk ka! Do te besh c'te them une dhe e mjera ti nese nuk me degjon per sa kohe te jesh ne orar te punes."

"Aleks..."

"Dhe mos me quaj Aleks mua, por z. Romanov!" E nderpreu serish

"Romanov!" Perseriti ajo.

"Po Romanov! Tani dua te shkosh ne dhomen time dhe te hekurosesh kostumin qe kam lene mbi krevat!" Urdheroi.

Ajo rrotulloi syte e inatosur 'c'idiot' ai u kthye si i terbuar "Si the?!" Ajo u largua menjehere dhe tha pas tij "Thashe si te urdheroni z. Romanov!"

"Keshtu po!" Tha ai duke u ulur ne tryeze. Nderkohe ajo u kthye pas per te pyetur Helgen per dhomen e tij dhe kaloi pikerisht pas tij.

"Pra sic po ju thoja duhet te jeni vigjilent, nuk duhet ta leme ate dhelper te kuptoje se jemi te papergatitur per viziten e tij!" Degjoi ate t'u thoshte te tjereve. Nje mendim i cmendur i lindi ne koke. Ndaloi dhe nderkohe qe ai fliste ajo imitonte me duar. 

"Do ta bindim qe te bashkepunoje me ne dhe ..." ndaloi pasi nje nga njerezit e tij shpertheu ne te qeshura teksa shikonte Xhoalinen pas shefit te tij duke e imituar.

 "Cfare ka ketu per te qeshur?" Bertiti, nderkohe ajo nuk ndalonte. 

Pas pak filluan te tjeret te qeshin, madje edhe disa prej sherbetoreve, "Cfare keni?" Bertiti serish. Nderkohe u ngrit ne kembe duke perplasur duart ne tavoline dhe shtyer karriken pas "Auch!" Por menjehere e mbylli gojen e saj, c'te bente ishte vrare tek kemba sa fort e kishte shtyre, ia futi vrapit dhe doli jashte. 

"Per pak me kapi! " tha e qete duke iu drejtuar dhomes se tij. Sapo hyri mbrenda , iu kujtua menjehere kjo dhome , ishte dhoma nga ku ishte arratisur. 

"Por perse me paska derguar ketu?" Tha, "Nejse, te mbaroj njeher pune sa me pare dhe te largohem !"sapo kishte mbaruar pune dhe po fuste rrobat ne dollap kur

"Te pelqeu shfaqja qe dhe pancake?" Degjoi nje ze nga dera. U kthye menjehere dhe u tmerrua kur pa ate te qendronte me duart e kryqezuar dhe mbeshtetur ne dere "Per cfare e ke fjalen?" U mundua te bente sikur nuk dinte gje. Ai hyri ne dhome nderkohe zemra e saj po rrihte si e cmendur. Filloi t'i afrohej ngadale "Pra the little pancake donte te tallej me mua, ncncncnc nuk eshte mire keshtu!" Tha duke iu afruar me shume nderkohe ajo largohej pas "Seriozisht per cfare po flet?"

"Mos u mundo te me genjesh kot, njelloj sic ke njerez qe te kane perzemer, ne kete shtepi ke edhe njerez qe te urrejne." E kuptoi , dikush e kishte spiunuar, do te merrej me vone me te kushdo qofte, tani duhet te gjente ndonje menyre t'i shpetonte djallit. "Ti e di shume mire se cfare do te ndodhe tani!"

"Po dhe nuk dua te rri gjate per ta vertetuar!" Tha e frikesuar dhe hipi ne shtratin e tij duke vrapuar, u hodh dhe u drejtua per nga dera, por sapo do te dilte jashte. "Bamm!" Ajo iu perplas , duke i cekur pakez hunden. Pa doren e tij ne dere dhe doren tjeter te tij qe vendosej ngadale ne dere, duke e vene ate midis tyre. 

U kthye ngadale duke u perplasur me shikimin e tij "Por ja qe do te qendrosh!" I tha qete duke filluar te afrohej drejt saj. Ajo vuri duart ne kraharorin e tij dhe e shtynte per ta mbajtur sa me larg te mundej, por ai ia largoi me njeren dore te tij. 

"Tani nuk ke ku te ikesh!" I peshperiti lehte ne vesh. Dreq! Mendoi, filloi serish te ndiente ate ngrohtesi, por jo vetem ajo edhe ai qe donte te zbulonte se perse e ndiente prane saj kete gje. Por ajo ndryshe nga ai , nuk donte ende t'ia dinte. 

"Mos guxo te afrohesh me teper se perndryshe...!" E kercenoi, kur ndjeu frymemarrjen e tij ne qafen e saj. "Perndryshe cfare?" Tha qete ai.

"Po te paralajmeroj , kam rripin e jeshil te karatese, madje edhe ate te kuq , te zi edhe roze!" Tashme zeri me zor i dilte. Ai ndaloi , nuk iu afrua me dhe as foli , por filloi te qeshte me te madhe, ndersa ajo s'po kuptonte asgje. 

Pasi u qetesua pak "Seriozisht, nuk e dija qe ishte krijuar edhe rripi roze i karatese!" Dhe ngriti koken duke ndeshur shikimet. Pa se si ajo kafshoi buzen e poshtme , ne ate momente i vinte t'i gjuante vetes me shpulle per kete budallallek qe kishte thene. 

"Apo eshte per nivele me te perparuar ky?" I tha duke qeshur serish. Nderohe ajo kishte gjetur braven e deres me duar dhe "Me beso nuk do te doje ta dije!" I tha para se te hapte deren dhe t'ia mbathte prej aty.

Nderkohe ai u habit "Ndoshta me te vertete di karate!" Tha duke qeshur. 

"Si tha rripin roze! Pancake nuk eshte per ty kjo bote, duhet te te mbroj prej saj!" Prit ai e tha kete. Po , po, ai e tha. Madje nuk po arrinte ta besonte qe e tha. Perse ndiente qe duhej ta mbronte ate, c'i duhej atij? Tundi koken per te larguar keto mendime dhe mbylli deren per t'u nderruar.

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now