...6

2K 103 29
                                    

Aleks. P. O. V

Kisha shume pune, keta te paafte nuk benin nje pune te sakte! Si ta kercenoja tashme Igor Irishovin, nuk e kisha vajzen e tij! Ne vend te saj , kisha nje vajze fshati! Meqe ra fjala per te, tashme u mbush nje jave qe kur e kam derguar ne ate qeli , kushedi se si eshte ndier kur ka pare dhuraten time. Do te doja te isha aty per ta pare se si reagoi! Por kjo gje do ta mesoje qe mua nuk me kundershton askush, aq me pak te me kercenoje! Dado Helga, kishte nje jave qe me lutej ta nxirrja jashte ose te pakten t'i conim ushqim, por jo! 

Ajo duhet e vuaje qe te zere mend! Sapo u mbush nje jave , ajo erdhi menjehere ne zyren time duke m'u lutur qe ta liroja, por i thashe qe do ta liroja nga mbremja, e pashe se sa u merzit, por kur duroi atje per nje jave , mund te duroje edhe disa ore me teper! "Po sikur te kete vdekur?" Me lindi ky mendim. Jo nuk ka mundesi! Edhe po te kete, c'me intereson mua! Nje telash me pak , e meritonte! Nejse! Besoj se kaq kohe mjafton." Ju atje, shkoni dhe nxirreni ate grifshen nga qelia dhe dergojeni ne zyren time!" Iu drejtova atyre qe e cuan. Ata iken menjehere.

Po shikoja disa prej bizneseve kur dera e zyres u hap furishem, ishin ata te dy "Sikur ju thashe te merrni ate nga qelia?" I pyeta ashper. Ata ishin zverdhur ne fytyre dhe njeri prej tyre tha "Shef... ajo ka "Vdekur!" Tha njeri prej tyre.

"Cfare?! Cfare po thoni keshtu, jeni te sigurt?" Pyeta menjehere.

"Po, ne shkuam per ta marre, i thirrem, por ajo nuk u pergjigj, qendronte e palevizur!"

"Te marre, ju ka mashtruar!" U bertita dhe shkova menjehere ne ate qeli.

Sapo mberrita, e pashe ne nje cep ulur , ishte mbeshtjellur dhe koken e kishte vendosur tek gjunjte."Ngrihu tani!" I thashe. Heshtje" Denimi yt mbaroi, ngrihu nese nuk do qe te iki dhe te te le serish ketu!" Serish heshtje. Pas pak degjova ata te dy te vinin. 

"Me jepni celesat!" U thashe, hapa deren 

"Ngrihu pra tani!" U acarova keq, shkova drejt saj dhe e kapa nga supi duke e shkundur "Xhoaline, te thashe ..." por sa e shkunda , ajo ra e tera ne toke. Kisha mbetur i ngrire , ajo kishte vdekur me te vertete!? Mblodha veten dhe vura koken ne zemren e saj, rrahjet i kishte shume te dobeta, por ishte gjalle! 

E mora ne krahe dhe dola jashte" Ju pse rrini kot, lajmeroni ndonje mjek!" U thashe. Sapo dolem nga ai vend i erret dhe arritem ne sallon , vura re se sa e lehte ishte. Mos ndoshta e ka ngaqe ka shume kohe pa ngrene?! Ne mengen e kemishes vura re gjak , por kycin nuk e kishte te lenduar, e pashe nga fytyra dhe vura re qe nga hunda ishte lenduar pak. Po ketu ku eshte vrare?! Ne ate moment m'u kujtua momenti kur i gjuajta! Ta kete nga kjo?!

Tashme ishte e qete dhe vetem tani po i vereja tiparet e saj, ishte me te vertete e bukur grifsha! Floke ari te gjate dhe disa baluke te gjata qe i binin mbi fytyre, fytyre te bardhe dhe syte blu qe ia vura re qe diten e pare kur e takova. 

Si t'i harroj kishin ate lloj shkelqimi qe une nuk e kam, qe e kam pasur dikur, qe dua ta kem dhe qe ndoshta nuk do ta kem kurre! Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet se perse e urrej! "Xhoaline!" U degjua nje e bertitur, ishte dado Helga, erdhi duke vrapuar drejt nesh " O zot i madh, cfare ka?" Pyeti e frikesuar.

"Asgje thjesht ka humbur ndjenjat!"

"Si asgje?!" Tha ajo ne medyshje.

" Aleks kete here e teprove keq! Pse i behet nje gje e tille nje femije? Kushedi se sa frike do te kete pasur! Sa uri do te ket? Po sikur te kete dicka tjeter?"

"Cfare te kete dado? Laje dhe vishi ndonje gje tjeter, perpara se te ndose shtepine me keto rroba te pista!" Thashe i neveritur duke afruar Xhoalinen drejt asaj, ajo me ndihmen e dy prej sherbetoreve, e mori dhe "Ndonjehere , nuk me dukesh si Aleksi qe kam rritur!" Tha e zhgenjyer dhe u largua.

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now