...2

2.3K 106 8
                                    

Tani isha ne makine dhe lidha rripin e sigurimit, vura kufjet dhe kenget e mia te preferuara dhe ndoshta mund t'ia fus gjumit , pask eshte rruge e gjate. Jam gjumashe e madhe! Teksa po ikja nga fshati drejt qendres se qytetit te lindjes , nuk e di perse , por ndieva nje shtrengim ne zemer, nuk e di si ta pershkruaj , por ndieva si mall! Mall per shtepine time! 

Ndiej sikur nuk do te kthehem me per nje kohe te gjate! C'budallalleqe ! E kane fajin tere ata libra qe lexoj, tani me te vertete i quaj miqte e mi me te mire, por ndonjehere ata te bejne ta shohesh realitetin si neper romane. Por ajo ndjesia sikur eshte hera e fundit qe e shoh shtepine nuk po zhduket! I mbylla ne nje cep te mendjes keto mendime absurde dhe ndeza muziken time te preferuar.

Shume njerez e urrejn fshatin, sidomos vajzat. Por une jo, perkundrazi e adhuroj faktin qe jetoj ne fshat, e pranoj ne te mundesite per nje te ardhme me te mire jane me te vogla se ne qytet, por sipas mendimit tim, keto mundesi ne duhet t'i krijojme vete, jo t'i marrim te gatshme! Me qytetin nuk kam asgje kunder, me pelqen shume, por nuk dua te jetoj atje, te rri disa kohe po, por jo pergjithmone. Mua me pelqen liria dhe ne fshat duket sikur e kam ate, nuk ka lumturi me te madhe per mua , kur vrapoj tek nje fushe e madhe , ose kur ngjis nje koder, pasi e di qe ne maje te saj do te kem nje pamje te mrekullueshme, ose kur vjen erresira , dal jashte dhe qendroj me ore te tera duke veshtruar yjet! Keto jete nuk do ta nderroja me asgje!

Kishim arritur ne Tirane dhe tashme po dilnim shetitje , pame sheshin Skenderbe, liqenin dhe shume , por shume njerez te famshem si "Vellezerit Frasheri" "Ismail Qemali" dhe shume permendore deshmoresh. Pra statujat e tyre, mamaja ime e shkrete e di se cfare hoqi, e cmenda duke bere foto me cdo statuje.

Ishte koha e drekes dhe do te shkonim ne nje restorant qe sapo pame. Sapo ndaluam makinen, pashe pak metra larg restorantit nje librari. Bingo! "Ba , po shkoj te ble disa libra, ju vazhdoni para."

"Bleji kur te ikim!" U hodh menjehere mami.

"Uff o ma! Nuk do me haje njeri, afer eshte, vazhdoni ju !"

"Ne rregull, mos u vono!" Tha babi.

"Ne rregull! Ne rregull!" Thashe pa pasur mendjen dhe ika zene duke vrapuar per ne librari. Kishte kaq shume libra dhe nuk di se cfare te zgjedh "Vajza e pirenejve" e kam lexuar "Ditari i dashurise se pare" gjithashtu "Dama e bardhe" nuk me duket interesante "Legjenda e Robin Hudit" kush nuk e njeh. Duke u endur ne ate librari, syte me zuren ate! Kisha degjuar kaq shume per te dhe ja ku me ne fund e kisha para syve! "Harri Poter" e adhuroj kete liber , me sakte keto libra, por ke te zgjedh, cdo vellim i tij eshte i mrekullueshem. Di cdo titull te tij , per fat te keq nuk kam arritur ta lexoj. 

E vendosa! Do t'i marr te gjitha vellimet. Fale zotit kam kursyer para vete. Sapo ia dhashe shiteses librat , ajo me pa e habitur, qesha dhe pagova. I futa librat ne canten e vogel qe mbaj gjithnje me vete dhe drejtohem per nga restoranti, ku shoh nje vajze pak me te madhe se uneqe doli nga diku dhe gati sa nuk rrezohej. 

Me siguri ndonje e alkoolizuar dhe si te mos jete ku ai vend qenka nje disko! Sa i urrej vende te tilla! Nejse. Vazhdova te ecja, por ndala kur pashe ate vajzen qe u rrezua. "Mos e bej Xhoaline! Mos e bej! Ajo kush e di se cfare njeriu mund te jete! " fliste zeri ne koken time, por ja qe ndergjegja ime nuk me la as kete here te qete. "Me falni a jeni mire?" E pyeta duke i zgjatur doren per ta ngritur.

"Jaaaam shuuum miree!" Tha ajo duke bertitur dhe me pas kapi doren time per t'u ngritur.

"Ketu afer jetoni, nese doni ju shoqeroj une!" E marrte dreqi kete ndergjegjen time.

"Joooo, je_ toj shuuum larggg___ por ___k_am makineen attjee, mee ndiihmon paak?!" Fliste duke iu marre goja dhe me tregoi me gisht nje makine pak metra larg nesh. E ndihmova te ecte drejt saj dhe i hapa deren, prej makines doli nje burre me uniforme dhe foli nje lloj gjuhe te cuditshme , po ashtu edhe ajo atij. "Eshte shoferi!" Tha ajo. Pasi e ndihmova te hipte ne makine , u largova "Faleminderitt!" Tha ajo dhe makina u nis. Nuk u mendova gjate , por vrapova per ne restorant, perpara se te niste mami pyetsorin , pse u vonova kaq shume.

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now