...7

1.9K 106 3
                                    


Xhoaline kishte kohe qe vraponte , ndaloi per pak sa te mbyshej me fryme, hodhi sute rreth e rrotull dhe pa qe ishe ngjitur shume larte ne pyll. Pa me tutje drita te nje qyteti. " Me ne fund!" Tha e gezuar.

"Me ne fund te gjeta pancake!" Degjoi nje ze pas saj, u kthye menjehere pas dhe nje frike pushtoi tere qenien e saj , kur pa qe ai ishte forma njerezore e djallit ne toke, sipas saj, Aleksi!

"Aleks!" Tha e tmerruar.

"C'te tha ajo mendja jote pancake e? Se mund t'ia mbathesh kaq lehte nga une?" I tha ai duke kryqezuar duart dhe mbeshtetur pas nje peme.

"Eja tani!" Tha autoritar.

"Jo!" Bertiti ajo. Kaq mjaftonte qe te ndizej zemerimi mbrenda tij, filloi t'i afrohej ngadale "Me sa duket nje jave ne ferr, nuk te paska mesuar te arsyetosh dhe te mesosh qe mua nuk ma kthen askush fjalen!" I bertiti ne fjalen e fundit.

"Aleks... degjo! Te premtoj qe nuk do t'i tregoj askujt ate cfare di! Vetem me ler te iki!" I tha gati duke qare, ndihej shume e pafuqishme dhe perballe tij ajo pak fuqi qe mendonte qe kishte , po i venitej dalengadale. Ai qeshi " Dakord, edhe po te le une te ikesh, me thuaj pak pancake, si mendon te kthehesh ne shtepi?" Dhe ngriti njeren vetull.

"Do te shkoj ne ate qytezen aty dhe do t'u them ..."

"Si do t'u flasesh?"

"Shqip , sigurisht!" Ai filloi te qeshte.

"My sweet pancake!" I tha duke i cuar nje tufe me floke pas veshit, nderkohe ajo iu largua menjehere. "Je kaq naive! Si valle nuk e ke kuptuar qe ketu nuk ndodhesh ne Shqiperi?"

"Cfare!?" Pyeti e tronditur.

"Nuk e ke pyetur kurre veten se perse ketu eshte kaq ftohte edhe pse eshte vere?" Ajo nuk po fliste, shpresonte qe ai te ishte duke u tallur , por jo " Aleks! Ku jemi ketu?"

"Rusi!" I tha ai i qete. Ate moment sikur iu prene gjujnjet"Jo! Kjo nuk eshte e mundur , ti po genjen!" Bertiti pas pak.

"Me thuaj , cfare fitoj une nese te genjej?" Kishte te drejte! Ai nuk fitonte asgje. U kthye pas dhe pa qytetin , ate moment sikur t'i kishin ngulur ndonje shigjete u ul , duke vendosur te dyja duart ne toke. 

"Nuk ka mundesi! Kjo nuk mund te jete e mundur! Jo! Kjo nuk po ndodh! Jam duke pare nje enderr te keqe, me siguri qe pas pak do te zgjohem dhe cdo gje do te jete si me pare!" Perpiqej t'ia mbushte mendjen vetes. "Nuk eshte enderr, me reale se kaq nuk ka ku te shkoje, por eja tani, mos te ta perseris dy here!" Dhe ja ku zeri i tij kercenueshem ia shoi ato pak shpresa qe gjithcka te ishte nje enderr. 

U ngrit nga toka me shpejtesi dhe shkoi drejt tij. "Ti i mallkuar! Perse dreqin hyre ne jeten time?! Perse dreqin duhet te me rrembeje?! 

Perse dreqin u be ajo ngaterrese?! Perse dreqin ..." dhe nderkohe lotet i kishin filluar t'i dilnin rebelueshem nga syte "duhet te shkaterroje cdo gje?!" I uleriste teksa e shtynte ne kraharor dhe ai... he ai kishte mbetur i hutuar, dikush po sillej keshtu me te dhe ai nuk po reagonte fare! 

"Kisha nje shprese qe nese arratisesha do te kthehesha ne shtepi! Por tani ajo shprese u zhduk! Jam me qindra kilometra larg shtepise dhe ky eshte faji yt! Nuk ke ndjenja ti, nuk ke familje qe te pret, ose je apo jo njeri ti?" Ia perplasi ne fytyre keto fjale, por pikerisht keto fjale hapen tek ai nje plage te vjeter , qe ishte ende e fresket. Tashme u mbush kupa , nxorri pistoleten dhe ia vendosi ne koke 

"Mos... mos guxo te me flasesh mua per familjen , se te betohem t'i hodha trute ne ere!" Kurre me pare nuk kishte qene kaq serioz dhe ishte i sigurt qe do ta bente nese ajo nuk pushonte "Familja! Te vjen inat kur te flas per familjen tende apo jo? Epo edhe une kam nje familje qe me pret!"

"Mbylle!" Uleriti ai duke u bere gati per ta qelluar. Ajo e qete , vura duart e saj tek duart e tij dhe e afroi pistoleten drejt zemres se saj "Nese do te vrasesh dike, qelloje ne zemer, pasi do te vdese menjehere!" Ai e pa i habitur ' Valle nuk ndien frike ?' Pyeste veten . Largoi duart e tij prej te saja dhe i ktheu shpinen "Eja duhet te kthehemi!" Foli i qete, ndersa ajo habitej me kete ndryshim kaq te shpeshte humori tek ai " Me vrit pra! Perse nuk e ben?" I bertiti nga pas.

"Sepse vdekja per ty, do te ishte shpetim nga une dhe une nuk mund te lejoj qe t'i te vdesesh pa vuajtur mire prej meje pancake!" I tha i qete dhe u nis te ecte. E pashprese Xhoalina u nis pas tij me hapa te ngadalte, nuk po i besohej qe tashme po shkonte tek ai me kembet e saj. "Nese s'e ke bezdi , mund te nxitosh, dua te arrij tani ne shtepi dhe jo neser!" I tha tere sarkazem. Ajo e shperfilli dhe eci me te njejtin ritem. 

"Ufff! Nuk i ke punet mire keshtu pancake !" Tha tere inat. U kthye pas dhe e mori ne krahe, ndersa ajo nuk reagoi fare, qendronte pa folur, pa levizur, syte i mbante te fiksuar diku, ndersa ai, epo le te themi qe nuk i beri fare pershtypje kjo gje, e ndiente qe po arrinte t'ia shuante asaj ate driten qe kishte ne sy dhe kjo gje ia perkedhelte egon.

Sapo arriten u ndeshen me syte e shqetesuar te znj. Helge "Aleks e paske gjetur! Cfare ka?" Pyeti kur pa qe ai e kishte ne krahe.

"Dado cojeni ne dhomen e saj!" Dhe u largua.

Tashme kishin kaluar disa dite qe kur Xhoalina kishte marre vesh ku ndodhej, qe prej asaj dite ajo as nuk hante , as nuk pinte , qendronte e mbyllur ne dhomen e saj dhe gjate dites perpiqej te flinte, ndersa netet e zinin shpesh duke qare. Ishte shendrruar ne nje qaramane te vertete, por c'te bente? Kur kuptoi qe s'kishte shpetim prej djallit , pranoi fatin e saj dhe endrrat e saj u pluhrosen diku mbrenda shpirtit te saj.

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now