...12

2K 100 17
                                    

"Atehere te kerkoj falje!" Tha Hugo duke u bere me shenje njerezve te tij qe te ulnin armet.

"Thjesht mund te ma thoje , pra e leme per dy ngarkesa si ajo?" Aleksi pohoi me koke. Pasi Hugo me njerezit e tij u larguan, te gjithe ishin ende te tronditur nga ajo qe ndodhi me se shumti Aleksi dhe Xhoalina. Nga perhumbja Aleksin e shkeputi nje shpulle e fuqishme , qe thjesht ia anoi pak koken " Si guxon ti qe te me puthesh?" I bertiti Xhoalina e inatosur. 

Ai thjesht e pa ne sy dhe nuk foli, te tjere ishin te shokuar, nuk u besohej ajo qe sapo ndodhi. "C'te duket vetja ty e? Cfare te duket vetja?" I bertiti serish duke e shtyre ne kraharor. "Mund t'i thoje thjesht jo, nuk ishte nevoja te me puthje, por jo Aleks Romanov duhet te tregoje qe ai eshte zot i gjithckaje , madje edhe i njerezve, te te them dicka ? Mund te kesh cdo gje dhe cdo njeri, por mua ... mua nuk do te me kesh kurre Aleks Romanov!" I tha ajo tere inat dhe mllef, kishte shume ndjenja mbrenda vetes, shume!

 Ky njeri sapo i kishte vjedhur puthjen e pare dhe kjo pa deshiren e saj. Nuk do t'ia falte kurre! Edhe ai se mos kishte ndermend t'i kerkonte falje, aspak! "Mbarove?" Pyeti i qete ai , pasi kishte degjuar ate. Ajo nuk i foli, po u zmbraps pas " Tani kam une per te folur!" Tha , perpara se ta terhiqte nga kyci i dores drejt nje tjeter puthjeje. Me kete veprim ai i tregoi asaj qe nuk i interesonin aspak fjalet e saj, e leshoi dhe e pa fitimitar te tjeret filluan te dilnin jashte, sapo ai u beri me shenje, e kapi nga nofulla dhe i tha 

" Me degjo me kujdes pancake, pasi nuk do te ta perseris me: Une marr gjithnje ate cfare dua! Gjithnje! Edhe njerezit! Je me fat pas deri me tani te kam pare si nje telash , asnjehere nuk me ke hyre ne sy si femer, por dije mire, nese une te shikoj qofte se edhe njehere si femer, do te lutesh ..." dhe e terhoqi drejt vetes "qe te mos me kishe njohur kurre!" I peshperiti prane veshit. "Me beso, kete gje e kam kerkuar qe diten e pare qe erdha ketu!" I tha duke u perpjekur t'i largohej. Ai thjesht beri nje nenqeshje 

" Duke filluar qe sot ke per te punuar pa pushim, pervec puneve qe kishe ne dhomen time , do te merresh me te gjithe shtepine, nuk do te kesh asnje dite pushim dhe do te jesh e para qe do te zgjohet cdo mengjes dhe e fundit qe fle cdo mbremje!" Dukej fitimtar nga fytyra teksa i thoshte keto fjale "Eshte gje kjo nje ndeshkim per shpullen qe more!?" I tha ajo me ironi.

"Jo, per shpullen qe me dhe, e more ndeshkimin tend!" Ajo hapi syte e habitur.

"Kur te putha ne fillim dhe kur te putha serish, vertet kujton pancake qe nuk arrita ta dalloja qe ti nuk ke puthur kurre me pare?" I tha duke ngritur njeren vetull. Ajo u skuq ne fytyre, gje qe s'kaloi pa u vene re prej tij "Tani largohu dhe bej punet e tua!" Urdheroi.

"Sigurisht tani z. Pufi!" I tha ajo perpara se t'ia mbathte me te katra prej aty.

Ai kishte ngelur aty i habitur , edhe kjo i duhej qe ajo ta mesonte pseudonimin qe ai kishte ne femijeri, me siguri qe do t'ia permente shpesh. 

U ul ne karrike dhe kujtoi momentin kur ajo u skuq, qeshi me vete, pastaj kujtoi momentin kur Hugo kishte kerkuar Xhoalinen, se si ate moment i vinte t'ia plaste nje plumb ballit atij, pastaj momenti kur puthi Xhoalinen, ajo ndjenje iu shfaq serish, dhe iu shfaq edhe ne ate moment, "C'me ke bere keshtu pancake?" Beri kete pyetje qe kishte kohe qe e mundonte.

Kishte kaluar nje jave nga ajo ngjarje , per Xhoalinen kjo kishte qene nje jave vertete e gjate, me te vertete qe nuk kishte bere asnje dite pushim, ishte shume e lodhur dhe nuk e dinte edhe per sa kohe mund te vazhdonte. 

Djalli ose pufi nuk e lente nje minute te qete, por as ajo nuk mbetej pas, qellonte shpesh qe ne dhomen e tij ai gjente ne xhama emrin "pufi" madje ndonjehere ajo ashtu i therriste, kjo gje shkaktonte shume habi tek te tjeret, por ai nuk e kishte aspak problem, mendonte se nese do t'i therriste dikush tjeter keshtu mund ta kishte vrare tashme, por perse ate nuk mundej? Shpesh ia bente vetes kete pyetje dhe pergjigje merrte vetem nje pikepytje te madhe ose mbrenda vetes ai thelle e dinte pergjigjen, po nuk donte ta pranonte. 

Sa per Xhoalinen epo ajo ishte mesuar tashme me kete lloj jete, e merrte shume malli per prinderit e saj, kishin kaluar thuajse tre muaj qe nuk i kishte pare, donte shume te largohej, por thelle mbrenda vetes edhe nuk donte dhe kjo gje kishte bere qe edhe ajo te kishte shume pikepyetje.

Ishte fundi i shtatorit, mengjesi sapo kishte ardhur dhe ano u zgjua nga disa zhurma "Mos!" Bertiti

"Duhej te isha zgjuar e para, po tani? Kush e duron djallin tani?!" Veshi menjehere uniformen dhe doli jashte, pa qe ende nuk kishte zbardhur mire, por disa prej njerezve te Aleksit ishin ngritur dhe qendronin si roje ne dhomen e ndenies , degjoi disa zera, nuk arrinte t'i kuptonte. Me siguri po flasim rusisht. Mendoi. 

U afrua me prane dhe pa Aleksin qe qendronte ne kembe dhe kishte drejtuar pistoleten drejt nje vajze qe ishte perballe tij. Ai dukej shume i inatosur, betohej qe ai mund ta vriste ate vajze, ndersa ajo aspak, madje po te kuptonte rusisht, do te betohej qe ajo ishte duke iu vardisur Aleksit, pasi bente mimika te cuditshme ne fytyre ,fliste provokueshem dhe po ashtu ecte ne te njejten menyre. I dukej shume fytyre e njohur ajo vajze. 

Mendoi te kthehej ne dhomen e saj, por sapo u kthye rrezoi nje vazo qe beri qe te tjeret te kthenin vemendjen tek ajo. "Perse je zgjuar kaq heret pancake?" Degjoi zerin e Aleksit t'i fliste, por nuk dukej aspak i inatosur teksa i fliste asaj.

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenOnde as histórias ganham vida. Descobre agora