...FunD...

3.3K 128 64
                                    

"Ti ... ti je gjalle! Ti je gjalle!" Bertiti duke e perqafuar fort "Faleminderit zot! Faleminderit!" Ishte hera e pare qe ai vete djalli falenderonte zotin dhe kishte te drejte, pasi beri qe engjelli i tij te rikthehej serish. 

E leshoi dhe tha "Si... dua te them une te pashe kur hipe ne aeroplan!" Tha ai i hutuar.

"Zbrita prej tij dhe sapo kisha bere disa hapa larg , ai befas shpertheu!" Tha ajo.

"Ti ... u ktheve?" E pyeti ai. Ajo tundi koken ne shenje pohimi.

"Perse?" Pyeti serish.

"Sepse ,nese ikja do te lija pas zemren dhe njeriun e vetem ne bote qe me ben te lumtur, keshtu qe nuk munda! Ajo cfare dua te them eshte se ... " tha tere siklet , por nuk mundi ta perfundonte ate qe nisi, Aleksi e terhoqi drejt vetes dhe e puthi, veprat flasin me shume se fjalet dhe me ate veprim ai tregoi qe nuk ka nevoje per fjale , ajo e tregoi se e donte duke u kthyer pas.


****

Kishin kaluar 2 muaj qe nga ajo dite tashme dhe per Xhoalinen dhe Aleksin ishte fillimi i nje jete te re ku ishin ata dy. "Xhoaline, a je gati?!" U degjua zeri i nje gruaje pas deres.

"Po!" Tha ajo. Dera u hap dhe ne te u shfaqen dy njerez , nje grua dhe nje burre te medhenj ne moshe rreth te pesedhjetave. "Bija ime!" Tha aji dhe shkoi e perqafoi.

"Nuk me besohet qe erdhi dita kur do te na duhet te te dorezojme tek bashkeudhetari yt ne jete!" Foli zoteria.

"Babi , mos me thuaj qe do te fillosh te qash?" Filloi te tallej ajo.

"Dhe me thoni mua qaramane pastaj!" Tha mamaja e saj duke qeshur.

"Jo! Nuk po qaj, sot po martoj vajzen e vetme qe kam dhe vetem duke buzeqeshur do te me shikosh sot!"

"Nga une mos e prisni kete gje, me duket sikur dje , kur Xhoalina fillii te ecte!" Foli mamaja e mallengjyer.

"Mami mos bej keshtu, do te me besh mua te qaj!" Tha ajo e merzitur.

"E dashur, vajza duhet te jete e qeshur sot , perndryshe dhendri yne rus do te kujtoje qe ka nderruar mendje!" Tha babai duke u perpjekur t'i bente per te qeshur.

"Ne rregull, pushova!" Tha mamaja.


Te nesermen pasi Xhoalina kishte vendosur te mos kthehej ne Shqiperi, Aleksi kishte telefonuar prinderit e saj , duke i kerkuar qe te vinin ne Rusi, pasi ata kishin ardhur ishin gezuar , kur kishin pare vajzen e tyre gjalle dhe shendoshe e mire. 

Xhoalina u kishte shpjeguar cdo gje , se si gjithcka kishte qene nje ngaterrese, me pas ajo me shume ndrotje u kishte treguar qe ishte dashuruar me Aleksin. Reagimi i tyre nuk qe fort i mire , iu duk absurde kjo gje, por kur kishin kuptuar qe Aleksi ishte i vetmi njeri qe arrinte ta bente te lumtur Xhoalinen, e pranuan , pasi per ta rendesi kishte lumturia e saj dhe jo rrethanat se si e kishte gjetur.

"Gati bija ime?" E pyeti babai perpara asaj dere te madhe.

Ajo pohoi me koke. Ishte shume e emocionuar. Dyert u hapen dhe filloi kenga , ajo e shoqeruar nga babai i saj po shkonte ngadale drejt Aleksit, e shihte qarte lumturine ne syte e tij , tashme ai kishte rifituar driten qe i ishte larguar prej kohesh. Pasi arriten tek ai , babai dorezoi Xhoalinen tek Aleksi dhe e puthi te bijen ne balle. 

U kthyen te dy per nga prifti dhe ai filloi te fliste fjalet e shejnta. Aleksi u afrua prane saj dhe tha "Je bere shume e bukur!" Ajo buzeqeshi.

"Edhe ti!"

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now