...1

4.5K 123 29
                                    


Eshte e habitshme se si makthi yt me i bukur frikshem , kthehet ne endrren tende me te bukur, se sapo ndalon se shpresuari , del nje drite ne fund te tynelit, se si te zgjatet nje dore prej atij qe ty kurre nuk te shkonte ndermend, se si padashur dashurohesh me makthin tend me te tmerrshem, se si lutesh qe ai shkaktari i gjithckaje te te mos ta leshoje kurre doren ! Dhe keshtu pra perfundon historia e tyre! 

Dy te rinj qe urreheshin me gjithe shpirt , dashurohen me gjithe shpirt! Mos harro jo gjithnje makthi eshte i frikshem , varet se si ti e interpreton ate, mund ta kthesh ne enderr ose akoma me bukur mund ta besh realitet, mund te marresh shkaktarin e tij dhe ta kthesh ne princin e endrrave , pra mund te besh cdo gje, duhet vetem pak besim.

———-Fund———-

Dhe ja pra ku perfundova nje tjeter histori, nje tjeter roman, ku si gjithnje mbizoteron fundi i lumtur. Ne fakt ketu nderhyj une, nuk blej kurre libra me funde te hidhur, nje qe lexova ende me ben te ndihem keq. "Ikja e pellumbave" kam qare shume kur ai djali vdiq nga ata mafioze, vetem e vetem se nderhyri per te shpetuar vajzen qe donte. 

Mafiozet! I urrej! Nuk e kuptoj se perse mban bota njerez te tille?! Nejse. Pra sic thashe sapo mbarova se lexuari nje roman dhe ... dhe tashme ndihem sikur kam humbur nje shok! Me pelqeu shume fakti qe ata perfunduan bashke, qe kishte fund te lumtur, gje qe ne realitet nuk eshte e mundur! 

U pa puna do te shkoj menjehere te marr nje liber tjeter nuk mund te rri shume gjate ne kete bote, duhet te shkeputem menjehere prej saj dhe kush tjeter pervec librit ta mundeson kete?!

"Xhoaline! Eja na ndihmo pak, ke tere mengjesin ne dhome!" U degjua zeri i mamit te therriste. Pra sic e kuptuat emri im eshte Xhoaline , jam 17 e gjysem vjec , jam femi i vetem dhe sic mund ta kuptoni me kane llastuar shume, jam nje nxenese e mire ne mesime, por nejse nuk dua ta kujtoj shkollen edhe per dy muaj. 

Tashme jemi ne fillim te korrikut, qe do te thote pushimet verore sapo kane filluar dhe pikerisht sot do te bej nje shetitje me prinderit per ne qytetin e Tiranes. Dal shpesh shetitje me familjen neper qytete te ndryshem te Shqiperise. 

"Xhoaline!" U degjua serish mami. Ngrihem nga shtrati dhe le librin mbi raft, dal nga dhoma gjithe pertim dhe shkoj jashte ne oborr "Kikiriku!" Veshi im i gjore.

"Tin , sa here ta kam thene nuk ke ze per muzike mos u lodh kot!" I bertita gjelit, qe ishte aty verdalle. Mos valle harrova t'ju them qe jetoj ne fshat?

"Me ne fund , c'u bere?" Tha mami

"Po lexoja librin!" Thashe

"Ti me ata libra, ne edhe pak do te nisemi ne Tirane dhe kemi shume pune perreth, ndersa ti me mbyllesh ne dhome dhe lexon perralla!" Tha ajo me nerva duke u dhene pulave grure.

"Thuaj babit, ai ma bleu librin!" I thashe duke qeshur.

"Mend per heren tjeter pra! Nuk te ble me!" Tha babi si i ofenduar duke u perpjekur te kapte Spajkun. Spajku eshte qenushi im. Ne fakt qenushi im i madh, zakonisht e leme te lire, por kur ikim diku e lidhim qe te mos shkaktoje telashe.

"Bera shaka ba!" Bera une si kalama dhe shkova ta ndihmoja me Spajkun.

"Sa here ju kam thene, nese doni ta lidhni mos i tregoni litarin , ai kafshe eshte , por eshte i zgjuar!" U thashe.

"Spajk!" Thirra dhe bera nje fishkellime si ata cunat harame. Ai erdhi menjehere drejt meje dhe filloi te hidhej , mora litarin dhe e lidha, pastaj i dhashe ushqim e perkedhela dhe "Per cfare me thirre ma?"

"Per Spajkun, por me sa duket e rregullove. Tani bej pak punet e shtepise!" Tha ajo. " I kam bere!" Thashe krenare.

"Kur?" Pyeti menjehere ajo.

"Ne mengjes, para se te filloja te lexoja serish librin."

"Kam vajze punetore une!" Tha babi duke qeshur.

"Pse vetem ti e, eshte dhe vajza ime ajo!" Tha mami si e ofenduar. Qesha dhe "Po iki te behem gati.

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now