...15

2.1K 106 13
                                    

Xhoalina P. O. V

Nuk arrij ta kuptoj se cfare po ndodh keshtu me te? Ose me sakte me mua?

Fjalet e tij nuk me tremben, me bene te ndihem me e sigurt , dhe kur jam ne krahet e tij ndihem sikur asgje dhe askush nuk do te me beje keq! Kam lexuar shume romane kur vajza qe rrembehet bie ne dashuri me rrembyesin e saj, por ... por kjo gje nuk ka mundesi te me ndodhe edhe mua! Nuk duhet te ndodhe! Nuk duhet ta lejoj qe te ndodhe , apo ... apo ndoshta eshte teper vone tashme?!

Keto mendime e torturonin, nuk donte qe te kishte ndjenja per Aleksin, mundohej qe te vishte ate si makth, si fajtor , si djall te mendimeve te saj, por nuk mundej! "Aleks Romanov , cfare dreqin me ke bere keshtu?" Pyeste duke perplasur duart fort ne murin e dhomes.

Qe prej asaj nate Aleksi e kishte te qarte ate cfare ndiente per Xhoalinen, tashme ai i kishte vene nje emer kesaj ndenje ose e kishte pranuar tashme se si quhej ajo. Tashme kishte dicka tjeter qe e mundonte " A ndiente valle edhe ajo te njejten gje per te?" 

Vetem mendimi qe jo e bente te ndihej i humbur, prandaj kishte dite qe perpiqej te sillej mire me Xhoalinen, donte t'ia fitonte zemren dhe ndoshta kjo mund te arrihej vetem nese ai ishte me i sjellshem me te. Por ai nuk e dinte qe ajo nuk e donte kete gje , ajo ishte mesuar me djallin e saj dhe nuk donte kurrsesi qe ai te ndryshonte.

Ditet kalonin , gjerat dukeshin me te qeta ne shtepi, por ajo qetesi nuk zgjati shume. Kishte dite qe dicka e mundonte Aleksin, policia ruse kishte zbuluar nje ngarkese te madhe te tyre , per shkak te nje spiuni midis , ende nuk ishte e qarte , nese ngarkesa ishte e tyre ose jo, por atij i duhej te largohej nga Rusia per ca kohe, nese policia i vinte ne shtepi , me Anastasian dhe Xhoalinen aty, do te kishte shume telashe. 

"Aleks duhet te largohemi sa me pare prej Rusise!" Foli Dilan i shqetesuar

"Nuk e kuptoj se perse e ke shtyre largimin cdo dite?" Tha serish ai.

Ai nuk i ktheu pergjigje , por ktheu nje gllejke nga gota me vodka qe po pinte. "Aleks, kuptoje qe do te na kapin kesaj radhe nese nuk ikim , madje duhet te kishim ikur tashme!" Foli serish Dilan.

"Pusho!" I bertiti ai duke perplasur goten pas murit. Vuri doren ne floke dhe mbylli syte "Nese do te ikim prej ketej, kemi per te ikur te gjithe, nuk do te leme askend pas!" Tha kesaj radhe me i qete.

"Po , sigurisht , por..." u mundua te flase Riku

"Ateher me thuaj si dreqin ka per te kaluar pancake-ja ne dogane , kur nuk eshte me dokumenta ,aq me pak kur eshte edhe minorene?!" Tha duke e ngritur tonin e zerit. Askush nuk i ktheu pergjigje, pasi askush nuk e kishte menduar kete gje, ndersa ai po. 

Qe kur kuptoi qe duhej te largohej i vetmi mendim qe i vertitej ne koke per tere keto dite, ishte "Si do ta merrte Xhoalinen?" Fare mire mund ta kthente ne Shqiperi, pasi doganat shqiptare nuk ishin shume te sigurta, sesa ta merrte me vete SHBA, ku i duhej te kalonte si nje njeri i thjeshte me te gjitha dokumentat, por qe per Xhoalinen ishte e pamundur kjo. 

Por nuk donte, nuk donte te ikte dhe te linte ate pas, ose ta linte te lire, e dinte shume mire qe po tregohej egoist, por keshtu ishte ai, kur me me fund kishte gjetur njeriun e vetem ne bote qe mund ta bente te lumtur , qe kishte shkrire teresisht akullnajat ne zemren e tij, nuk kishte ndermend te largohej prej saj ose ta lejonte te shkonte. Prandaj kishte zgjedhur qe , nese do te zbulohej, le te zbulohej, por prej Xhoalines nuk do te hiqte dore kurre.

"Te thashe mbylle gojen!" Degjoi zerin e saj jashte deres se zyres. "S'dua perse nuk je?" U degjua zeri i Anastasias. Qeshi lehte, si gjithnje Anastasia ia kishte dale t'ia conte nervat asaj dhe si gjithmon ajo shperthente. E adhuronte kur ato tiparet e saj te bukura , perpiqeshin te dukeshin te frikshme. 

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now