Disa minuta kaluan mes bisedave rastesore ndermjet Manuelit dhe kolegeve, para se nje burre i beshem, me floke te thinjur dhe mjeker te shkurter te ngrihej nga vendi i tij, shoqeruar nga nje djale i ri. Ai mbante ne dore disa flete te medha me grafike. Pasi djaloshi fiksoi njeren prej tyre mbi tabele, burri filloi te pershkruante ne menyre te detajuar rendesine dhe etapat e projektit te tyre te perbashket.

Enxhi veshtroi Manuelin, i cili po ndiqte gjithe sy e veshe prezantimin e burrit. Here pas here tundte koken, ose ndryshonte shume lehte mimiken e fytyres, ne miratim me dicka te thene.

Pasi burri perfundoi, u kthye ne karrigen e tij, dhe vendin ia zuri Klarisa. Floket e kuqe i binin kendshem mbi supe. Cdo pjese e saj rrezatonte nje vetebesim te hekurt. Nisi te fliste ne lidhje me perfitimet e ndersjella te te dyja kompanive, duke perdorur nje fjalor te pasur dhe te kuptueshem.

Te gjithe te pranishmit, perfshire dhe Manueli, po e ndiqnin te impresionuar. Vecanerisht Manueli. Shetiste shikimin nga grafiku, ne trupin e saj. Perse Enxhi po ndihej cuditshem nga kjo gje? Sigurisht qe do ta shohi ashtu! Ne fund te fundit, kush nuk do ta shihte?

Ndjeu Manuelin te mbeshteste ballin tek supi i saj dhe te psheretinte lehte.

-Kjo eshte vajza e shefit te madh,-i tha ai, me nje ze fare te ulet.

Enxhi tundi koken ne forme pohimi.

-Cfare nuk shkon me ty?-peshperiti ai. I preku gjurin, pastaj e levizi doren me lart ne kofshen e brendshme,-Eshte cdo gje ne rregull?

Perseri miratoi me koke. Klarisa ishte rritur njelloj si Manueli, prandaj edhe ai e shihte ashtu. Ishte shume me e afte dhe shume me e bukur se Enxhi. Cfare kishte ajo? Asgje. Por pse po vazhdonte ta bezdiste ky fakt?

E kishte humbur fillin e atyre qe po thoshte Klarisa, dhe kete e kuptoi vetem kur ajo u ul ne karrigen e saj, pa harruar t'i hidhte nje buzeqeshje flirtuese Manuelit. Enxhi nuk guxoi te levizte koken per te pare nese ai ia ktheu.

Pas pak do te vinte rradha e tyre. A do ia dilte valle ajo kaq mire sa Klarisa? Po sikur te gabonte dhe ta turperonte Manuelin perpara nje kompanie kaq te rendesishme?

Ndjeu perseri doren e tij te prekte butesisht dhe me pas te shtrengonte pjesen pak me siper gjurit ne kemben e saj, duke bere levizje lart-poshte.

Pastaj ndaloi, u ngrit nga vendi dhe ajo e ndoqi, pa harruar te merrte fleten e grafikut, te cilen arriti ta fiksonte pa veshtiresi ne kapeset e tabeles. Ndjente syte e te gjitheve mbi veten. Manueli mori me ne fund fjalen dhe foli gjere e gjate per planin e tij te punes. Syte i shkelqenin lehte dhe ne zerin e tij, pervec sigurise, lexohej qarte dashuria e madhe qe kishte per punen e tij. Ishte kaq bukur ta shihje teksa fliste per ate qe donte. Dukej kaq i paqte dhe i dashurueshem, sa ajo mundej thjesht te rrinte aty e ta shihte per pjesen tjeter te jetes. I dashurueshem?

-Deshiroj t'ju falenderoj te gjitheve per angazhimin dhe punen tuaj per hir te ketij bashkepunimi. Tani, do te doja qe prezantimin e kompanise 'Edal' ta mbylle asistentja ime, pa ndihmen e se ciles asgje nuk do ishte perfunduar per sot,-tha Manueli papritur, duke buzeqeshur me krenari nga ajo. Syte e te gjitheve e shigjetuan serish.

Enxhi veshtroi Manuelin, pastaj te gjithe ate qe qendronin ulur rreth e perqark tavolines. Mori fryme thelle, ne nje menyre jo te dukshme.

-Ky projekt eshte i nje rendesie te madhe per te dyja kompanite tona,-nisi te fliste ajo, me nje ze te paster dhe te qete,-eshte nje nisme qe ndoshta nuk do ta merrnim dot te vetem. Eshte nje sigurim afatgjate i faktit qe puna e palodhur e stafit te kompanive do te shperblehet. Te flasesh per planet eshte shume me e lehte se t'i realizosh ato, por per cdo gje te duhet si fillim nje iniciative, nje shkendije e vogel. Nje iniciative, te cilen ne e ndermorem te gjithe se bashku. Sepse se bashku jemi me te forte.

Buzeqeshi lehte dhe pastaj u kthye per te pare nga Manueli, si per ta pyetur a kishte shkuar cdo gje mire. Ai qeshi i kenaqur, dicka qe nuk e priste. Pastaj, ndodhi edhe dicka tjeter qe nuk e priste. Te gjithe u ngriten nga vendet e tyre dhe filluan te duartrokisnin.

-Ju falenderoj,-tha, para se te shkonte per te hequr grafikun nga tabela, por pa se Manueli e kishte bere tashme.

Ai firmosi kontraten e partneritetit dhe shtrengoi duart me shefin e madh, gje qe solli nje vale te re me duartrokitje.

Salla ishte zbrazur thuajse fare. Enxhi po sistemonte grafiket dhe shkresat ne canten e dores se Manuelit, Klarisa u afrua prane tyre.

-Ishte nje prezantim i shkelqyer Manuel. Pergezime!-tha ajo.

-Faleminderit. E ka shkruar Enxhi, por pjesa e fundit ishte nje improvizim,-ia ktheu ai.

-Ju lutem mos mungoni ne darken e sotme. Do te takohemi atje,-buzeqeshi ajo, duke injoruar pergjigjen e Manuelit.

U kthye dhe doli nga zyra, teksa takat e larta i trokisnin mbi parketin e dyshemese.

-E di qe jam krenar per ty? Ia dole shume me mire sec mendova,-i tha Manueli. Pas pershendetjeve ne korridorin e mbushur plot ishin futur ne ashensor. Po qendronin perballe njeri tjetrit.

-Rrofsh,-ia ktheu, pastaj vazhdoi,- perpara se te hynim... cfare doje te thoje me ate?

-Faktikisht, po mendoja se si te te ndeshkoja,-tha ai me nje ze me te ulet, me grykor, teksa i afrohej ngadale,-e ke parasysh, nese...-e bashkoi kraharorin me te sajin dhe ia mbeshteti kryet ne qafe,-nese do i prishje punet sot. Ti...-psheretiu ne qafen e saj, duke e goditur lekuren e papergatitur me frymemarrjen e nxehte-...ti e di...mund,- e puthi shume lehte, disa centimetra poshte mjekres-mund ta bej akoma nese do,-i bashkoi perseri buzet me qafen e saj.

Tingulli kaq i urryeshem u ndoq nga hapja e dyerve dhe Manueli u largua menjehere prej saj, duke marre keshtu me vete te gjithe ngrohtesine qe i kishte pushtuar ata te dy. Enxhi mbeti e mbeshtetur pas murit te ashensorit, teksa perpiqej te rregullonte frymemarrjen. Ai beri disa hapa para, me pas ktheu koken:

-Do vish, apo ke ndermend te rrish aty? Eja ikim te hame dicka, nuk e di per ty, por mua po me grin uria!

Author'S:
Hello. Its me. I was wondering if after all these weeks you'd like to vote, or to comment, about anything.
They say the time's supposed to inspire you, but I ain't done much with this author's block.
Hello. Can you hear me?
Im in my bed at 1 am dreaming about nutella and cheese stiiiiiicks.
I've forgotten how it felt before I started geometry.
There's such a difference between us...and Manuel's temper!
So hello from the other side! I must've updated a thousand times, to tell you 'I'm sorry' for all this wait, but everytime i try to write, I seem to have an exam.
Hello from the other side! At least I can say that I've tried to tell you 'I'm sorry' for wasting your time but when I update I never seem to like what I write!

Adele- Hello! Rewrite cover by Aleksis Satka 😂😂😂😂

That "song" basically shpjegon cdo gje. Po mundohem te jem korrekte sepse ju me keni mbeshtetur kaq shume! Do perpiqem te hedh nje pjese te re minimalisht nje here ne jave, te premteve ose te shtunave, ose edhe me shpesh, ne varesi te ngarkeses qe kam dhe frymezimit qe me la ne tako!
Mezi pres te degjoj mendimet tuaja per kete pjese. Keni keshilla? Cfare mendoni se do te ndodhe me tej?
Dhe cfare mendoni per remixin tim atje lart????
Ju dua shume 😘😘

Shefi imWhere stories live. Discover now