Manueli i hoqi syte nga ekrani, veshtroi Enxhin, kafen, serish Enxhin, pastaj perseri kompjuterin, para se te ngrihej nga karrigia rrotulluese. Syte e tij karamel u ndeshen me syte e gjelber te Enxhit dhe per nje moment ajo mund te betohej se e pa te buzeqeshte. Ose ndoshta kishte qene thjesht fryt i imagjinates se saj. Cfare do qofte, ishte e bukur.

Manueli tejkaloi tavolinen e madhe metalike, te vetmen pengese qe i ndante. Teksa distanca mes tyre sa vinte e zvogelohej, rrahjet e zemres se Enxhit shtoheshin, per arsye qe as ajo vete nuk i kuptonte dot.

Ai u kthye ne nje moment, kur ata i ndanin vetem pak hapa, dhe mori filxhanin nga pjateza e vogel e porcelanit. Pastaj eci drejt saj.

Instiktivisht, Enxhi beri disa hapa pas. Manueli ia kapi kycin, ne nje menyre posesive dhe te bute njekohesisht.

Ajo u mundua te clirohej nga dore e tij, por nuk ia arriti ta bente perpara se ai t'i shkonte fare prane, kaq prane sa mund t'ia ndiente rrahjet ritmike te zemres.

-Te thashe te besh dicka per vete,-i foli me ze te bute. Prit nje sekonde...me ze te bute?,-me duket e pa drejte keshtu. Prandaj, kafen time do ta pish ti,-ne kete moment toni i tij u be me bindes dhe autoritar.

Ia vendosi me kujdes filxhanin perpara buzeve dhe, per cudi, duart, jo vetem qe nuk po i dridheshin aspak, por i mbante shtrenguar ne pozicionin e tyre. Po e shikonte ne sy, ne menyren e tij enigmatike. Nje fare ekuacioni i shpifur algjebrik, te cilin Enxhit i duhej ta zgjidhte.

-Nuk e pi kafene,-iu pergjigj ajo shume thjesht, pasi kishe rigjetur frymemarrjen, e cila, krejt rastesisht, kishte humbur nen veshtrimin e Manuelit.

-Je e sigurt?-e pyeti ai me mosbesim, duke ngritur nje vetull. Si dreqin mund te duket dikush kaq bukur duke ngritur vetullen. Ose duke marre fryme... Perqendrohu Enxhi!

-Po,-ia ktheu ajo, krejt e qete, perpara se te bente disa hapa pas, edhe pse deshironte kaq shume ta kishte ate akoma me prane vetes.

-Ne rregull, atehere,-tha Manueli. E leshoi filxhanin ne vendin e vet dhe doli nga zyra,-me ndiq, c'pret?

Pas nje debati te shkurter me veten, Enxhi i shkoi pas jashte ne korridor, pastaj te dy hyne ne zyren e saj. Ai veshtroi rreth e rrotull, pastaj eci drejt makines se kafes. Shtypi disa butona, shtoi disa perberes dhe, ne shume pak sekonda, pergatiti nje kakao te ngrohte.

Enxhi thjesht shihte levizjet e duarve te tij dhe binte ne dashuri me to. Vetem nje sekonde, binte ne cfare?

Manueli e pa filxhanin i vetkenaqur, perpara se te shkonte drejt saj dhe t'ia zgjaste.

-Besoj se jemi ne rregull tani,-peshperiti.

Nuk priti per asnje pergjigje, sepse ia la filxhanin ne dore dhe doli nga zyra.

-Eja se kemi pune,-i tha, teksa ecte distancen e shkurter te korridorit mga zyra e Enxhit ne te veten.

-Ploteso pak daten ne statistikat e muajit te kaluar, dhe pastaj dergoja me eMail Emiljanes,-i tha ai, i perqendruar ne ate qe po bente.

Kishin rimarre pozicionet fillestare; Manueli ne karrigen e tij rrotulluese, duke shtypur ne kompjuter dhe ajo, ulur perballe tij.

U ngrit dhe mori nga rafti dosjen me statistika, qe shenonte 'Shtator' ne etiketen e vogel.

U ul perseri ne vendin e saj me dosjen ne preher. Teksa po i hidhte nje sy, ngriti instiktivisht goten e kakaos nga cepi i tavolines dhe u vuri ne buze.

Eshte makina, jo Manueli. Makina kushedi-se-sa-lekeshe-e-kafese. Makina. Ne rregull, ndoshta edhe pak Manueli.

Perfundimisht kakaoja me e mire qe kishte provuar. Nje buzeqeshje thuajse e padukshme u shfaq ne fytyren e saj, sepse ishte nje fanse e zjarrte e kakaos, ose e cdo gjeje qe kishte lidhje direkte dhe indirekte me cokollaten.

-E mire, he,-e pyeti ai i buzeqeshur,-keq qe nuk u bera banakier. Do fitoja me shume,-pa pritur e pa kuptuar, toni i tij serioz ishte bere gazmor dhe disi ngacmues.

Fjale kyce: Buzeqeshje thuajse e padukshme. Thuajse.
〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰
Author's note: Hajjii!!! Ta shpif kjo pjesa but i updated so yeahh!!! Gjysma eshte e paedituar se pertoj sinjqerisht pra me thoni nese gjeni gabime idiote 😂😆😅 Pra Mami im hapi wattpad 🙊 dhe lexoi librin tim te pare (Kidnapped to be his) 😜🙈🙈🙈 Ata qe e kane lexuar, mund te thone wow, por mamaja ime eshte kaq e kuptueshme. E pelqeu shume. Tha se kapitulli 12 😉😉😉 ka ca si shume detaje 😂 por e pelqeu dhe do te ma botoje tani 😂💕(ne endrrat e veta) eshte #mothergoals. Ka filluar dhe kete tjetrin. Nje mengjes sic po rrinim me tha "Po kapitull tjeter ke shkruar?" 😂😂😂😂 kam nje lexuese te fiksuar ne shpi tani 😁😬😂
P.S: Ate foton e qiellit e bera diku para dy javesh. E pelqeni???

Shefi imWhere stories live. Discover now