Ai nuk e la me te mendohej, sepse u perkul perpara, duke shkelur edhe ato pak centimetra qe i ndanin. Enxhi mori fryme thelle me mushkerite qe i digjeshin dhe zemren qe i hidhej perpjete ne kraharor. Mbylli syte dhe harkoi instiktivisht shpinen.

-Kjo eshte e duhura,-zeri i tij i thelle e njekohesisht moskokecares e beri t'i hapte syte menjehere. Manueli u terhoq pas dhe vendosi nje distance te konsiderueshme. Ne duar mbante nje dosje tjeter, identike me ate qe kishte nxjerre Enxhi.

Ajo u shtang per nje cast, pastaj e kuptoi. I vinte te qante dhe njekohesisht te qeshte. Sa budallaqe ishte treguar! Vertet mendoi se ai do e puthte? Por pse donte ai qe ajo te mendonte keshtu?

Cilado qofte arsyeja, Manueli ia kishte arritur me se miri qellimit. Nje ndienje e panjohur kishte pershkuar te gjithe trupin e Enxhit. Per habine saj, ishte e merzitur qe nuk e kishte marre ate puthje te supozuar. Ishte e merzitur qe kjo kishte qene asgje me teper se nje loje. Nje loje e shemtuar.

Si per dreq, a thua se e kishte kuptuar menjehere gjendjen e saj, ne buzet e Manuelit u shfaq nje ngerdheshje triumfuese. Deshironte kaq shume ta zhdepte ne dru, qe t'ia fshinte njehere e mire ate ngerdheshje nga fytyra. Ne te njejten kohe, deshironte vertet te perfundonte cfare ai kishte nisur vetem pak caste me perpara.

Si mund te kesh keto ndienja te perziera per dike? Aq me teper, per nje person me te cilin je takuar vetem dy dite me pare...

-E di qe jam terheqes, por nuk mund te rrish e te me nglulesh syte gjithe diten e dites,-Manueli i nderpreu perseri mendimet, me zerin e tij te vecante, gozhdues e njekohesisht tmerresisht acarues per trurin.

Vetem ne ate moment, Enxhi kuptoi se, pa dashur, e kishte fiksuar shikimin ne fytyren e tij perfekte.

-Ke pune per te bere,-vazhdoi ai te fliste, pa i lene kohe te reagonte ne lidhje me fjaline e tij te meparshme. U kthye dhe eci drejt tavolines. Ngriti pa veshtiresi grumbullin e fleteve dhe i vendosi siper dosjes se rezymese. U afrua tek Enxhi dhe ia zgjati asaj. Ajo i mori fletet nga krahet e tij.

-Coji tek zyra e Emiljanes, dera e katert djathtas. Mos u vono. Me sill nje tjeter kafe kur te vish. Nese po pyet veten, tani do organizosh fjaloret dhe librat sipas rendit alfabetik.

-Si duket?-pyeti Enxhi, me shume veten sesa Manuelin.

Kishte cuar me nje fryme formularet ne zyren e Emiljanes. Pa ndaluar per te shkembyer dy fjale me te, kishte shkuar ne zyren e saj per t'i pergatitur Manuelit nje kafe tjeter. Pastaj ishte kthyer atje perseri, sepse zoteria donte me shume sheqer. Si perfundim, ai kishte pire qetesisht kafen ne tavoline, teksa Enxhi rregullonte librat neper rafte. Nga tete ndarje, dy te sipermet ishin me dosje. Pese me libra dhe nje me fjalore te ndryshem.

Manueli vendosi gishtin ne temth, teksa rrotulloi syte mendueshem. Shihte sa nga rafti tek Enxhi. Rrudhi hunden dhe mblodhi buzet, si ata femijet e vegjel, kur mamaja u thote se ka per dreke ka bamje.

-E di cfare? Nuk i pelqej keshtu. Sipas ngjyrave do dukej me bukur,-tha si pa te keq, pastaj riktheu vemendjen ne kompjuterin e tij. Enxhi i dha ate shikimin 'Seriozisht?', por ai nuk vuri re asgje.

-Por une i mbarova tani, dhe m'u deshen me teper se dy ore,-foli ajo me ne fund,- Heren tjeter mund t'i ndaj sipas ngj...

Fjala qe po thoshte u nderpre nga grushti i tij, i cili u perplas fort mbi tavolinen metalike, duke bere nje zhurme shurdhuese. Duke qene se kete veprim Enxhi nuk e priste aspak, thuajse kerceu perpjete e trembur.

-Heren tjeter?-perseriti ai me zerin relativisht te larte. Serish nuk po bertiste,-Nese une te them qe do i ndryshosh tani, ti do e besh tani,-theksoi fjalen e fundit,-Perse te paguaj, qe te rrish kot?

Enxhi e pa te pakuptimte te mundohej te arsyetonte sado pak me nje tip si Manueli, prandaj, pa thene asnje fjale, u kthye qetesisht dhe filloi te zbriste nga e para librat nga raftet.

Kete here iu desh me pak kohe se heren e pare, por ishte gjithesesi e lodhshme.

-Kjo duket katastrofe,-tha ai, pa leviur nga tavolina. Pastaj u ngrit, shkoi prane Enxhit qe te ndodhej perballe raftit te madh,-thjesht ktheje sic ishte ne fillim, sipas alfabetit,-shkundi te dyja duart ne ajer, sikur te mos ishte ndonje gje e madhe,-te mbeten akoma dy oret shtese per ta bere kete,-perfundoi, perpara se te ulej perseri ne vendin e vet.

-Pra, si shkuan gjerat me zotin 'Fiks ne oren tete'?-e pyeti Iljena, e cila po zgjidhte disa ekuacione algjebrike, ulur ne tavoline. Pak me tej, ishte Enxhi, me floket e rremujshem ne nje topuz te crregullt, i cili ishte bere tashme krejtesisht i padallueshem qe ishte topuz, pizhamet e rehatshme, batanijen e ngrohte dhe e shtrire si e vdekur ne divanin e famshem. I tregoi se motres cdo gje per kapricot, levizjet e humorit dhe sjelljet feminore te Manuelit, duke lene menjane pjesen e lojes.

Jo se kishte dicka per te thene ne lidhje me ate.

〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰
Author's note: Uhhh things are heatinggg uuuupppppp 😆😈😅😜😋😌😸🙈😉
Shikoni; shikoni ca me doli perpara syve dje 😰😰😰😵

〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰Author's note: Uhhh things are heatinggg uuuupppppp 😆😈😅😜😋😌😸🙈😉Shikoni; shikoni ca me doli perpara syve dje 😰😰😰😵

К сожалению, это изображение не соответствует нашим правилам. Чтобы продолжить публикацию, пожалуйста, удалите изображение или загрузите другое.

#1 IN CHICKLIT????
Vertet e pelqyet kaq shume kete gjene????🙆😽
Ju dua te gjitheve. Gjithashtu, kuuuuuuuuuuuur dreqin arritem ne 1.7K???😲💦
Falenderime falenderime falenderime per secilin nga ju ! ❤❤❤
Nuk e keni idene se sa shume do te thote vemendja dhe dashuria juaj per mua dhe kete bicim libri.😄😢😭😭💕

C'menduat per kete pjese? Per Enxhin? Per Manuelin? Si mendoni qe do rrjedhi ngjarja?

P.S/Une nuk ia them fare nga gjerat e zyres, prandaj mos u merzisni ju kur ia fus kot ndonjehere 😜🙈

Shefi imМесто, где живут истории. Откройте их для себя