-Enxhi? O gjumashe e dreqit, cohu!-ishte zeri i acaruar, e theksoj; i acaruar, i Iljenes, e cila qendronte e veshur ne kembe perpara shtratit te saj, me te dyja duart ne bel, qe nderpreu endrren e saj te bukur, nga e cila me pas nuk mbante mend asgje prej gjeje.

Enxhi puliti disa here syte, teksa kalonte gishtat mes flokeve te bera lemsh nga nata e gjate e gjumit, nje refleks ky, i mbetur qe nga femijeria.

-Mirmengjes edhe ty,-i tha me ironi Iljenes, e cila nuk kishte levizur asnje centimeter dhe qendronte me duart ne mes,-Sa vajti ora?

-Shtate e gjysem,-iu pergjigj e motra,
pasi i kishte hequr duart nga mesi, dhe po veshtronte ne ekranin ndricues te telefonit.

-Ne rregull, shtate e gjysem,-perseriti Enxhi mekanikisht, dhe per nje cast i ctensionoi shpatullat, pastaj syte e saj u hapen ne nje fraksion sekonde dhe i doli teresisht gjumi,-prit cfare?

Ai do te me vrase,-bertiti me peshperime teksa kercente na shtrati,-do te me vrase fare...do te me vrase,-vazhdoi te thoshte teksa vraponte neper dhome, pa ditur c'te bente.

Ne dy minuta lau fytyren dhe dhembet, pastaj hodhi rrobat jashte garderobes, aspak ne karakterin e saj kjo gje, derisa gjeti me ne fund nje fustan mendafshi te zi, mjaft serioz, fiks per diten e pare te punes.

-Dola une, pac fat me shefin e ri. Uroj te kthehesh e gjalle ne shtepi...doja te thoja diten e mire, diten e mire,-degjoi Iljenen te bertiste ne mes te te qeshurave, nderkohe qe ajo po jepte e merrte me floket, pastaj deren kryesore qe u hap dhe u mbyll. I ktheu pershendetjen, psheretiu, por si perfundim, qeshi edhe vete.

U kontrollua dhe njehere perpara pasqyres se gjate ne murin e korridorit, sic bente zakonisht, pastaj, pa u menduar fare, terhoqi nga kremastari canten e saj blu, qe ishte ende e dendur me sendet personale, qe nga zyra e kaluar. Por Enxhi nuk e mendoi ate, deri ne mesin e shkalleve te pjerreta, teksa pyeste veten per rendesen e cuditshme te cantes.

-Shkelqyeshem,-mermeriti me vete,-me keq se kaq nuk ka ku te shkoje.

Pa dashur te kthehej edhe njehere lart, i zbriti shkallet me nje fryme dhe vrapoi jashte deres se pallatit, vetem per te hasur qershine mbi torte, shi!

-E terheq mbrapsht,-tha perseri,-ka ku te shkoje me keq se aq.

Duke u lutur me vete, rremoi me njeren dore neper cante, dhe buzeqeshi, kur ndjeu gishtat t'i preknin materialin e pagabueshem te cadres se vogel te zeze qe mbante gjithnje me vete. E hapi, mori fryme thelle dhe u nis me vrap neper rruget e lagura te kryeqytetit.

08:16 AM

Kaq shenonte ora e vogel dixhitale, ne cep te fotos se saj dhe Iljenes, mbi ekranin e telefonit te Enxhit, qe qendronte, me floket e bera lemsh, perballe deres se kompanise, fatmiresisht, e palagur.

Shtyu deren rrotulluese dhe hyri brenda, salloni kryesor i perfshire nga levizja dhe gjalleria, gjalleri motone, jo nje gjelleri e gjalle, me sa duket e perditshme.

Eci mes kolegeve te veshur e e rregulluar ne menyre te sofistikuar dhe u ndal perpara recepsionit, per te hasur nje tjeter fytyre te re.

Ne vend te Erises, ne karrigen e gjate rrotulluese ishte ulur nje vajze e holle bjonde me syte blu te thelle dhe buzet e kuqe te plota.

-Miremengjes, une jam...-filloi Enxhi te fliste.

-E di se kush je,-i foli vajza plot gjalleri, dhe Enxhi e njohu menjehere zerin e saj,-me mban mend besoj?

-Po,-ia ktheu ajo,-folem bashke ne telefon,-ti duhet te jesh Laura?

Vajza pohoi me koke dhe buzeqeshi, duke nxjerre ne pah dhembet e drejte te bardhe.

-Supozohet qe te ishe ketu para nja cerek ore,-i tha Laura,-nuk dua te tingelloj e fiksuar por shefi i urren vonesat.

-Jam. kaq. ne. telashe.-iu pergjigj ajo Laures, gjysme me shaka, gjysme me te vertete, duke theksuar secilen nga fjalet me nje buzeqeshje te sikletosur ne fytyre.

Laura i buzeqeshje te vogel inkurajuese. Pastaj syte e saj u perqendruan ne dicka tjeter, pertej kokes se Enxhit, dhe buzeqeshja i ra menjehere nga fytyra.

-Sigurisht qe je,-degjoi t'i thoshte zeri i tij i thelle autoritar, dhe, njekohesisht, i pangaterrueshem me asnje tjeter tingull ne bote.

〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰
Author's note(long one, sorryy): Dhe do thoni ju, kush pershkruan ate qe i ndodh shllakut kur perzihet kakaoja..epo ja ku jam!
Dhe njehere te me vrasesh mua, ja ku jam! Dhe nje here t'me thuash te dua ja ku jam..Dhe vdekja le te me marre!...jo prt une s'jam Ardit Gjebrea. Apo kush e kendon kete?
Emm...Gjithesesi, tashme e keni kuptuar qe jam pak e rrjedhur 😂😂😂
Sic mund ta shihni, e pelqej shuume dimrin dhe sidomos cokollaten e ngrohte.
Uroj qe ky muaj i ri qe nisi te jete sa me i mbare per te gjithe ju. Kam nje ndjesi qe per mua do ia shpifi * sigh * 😕...po, jam super duper pozitive une !! Varet nga rasti...😃
Uii... sapo kuptova qe vera po me rreshket neper gishta dhe nuk kam bere asnje gje prej gjeje!! 😂😢😡 pervec YouTube dhe Wattpad... HII prit nje sekonde...TASHI MOS ME THONI QE KJO GJEJA ARRITI 1K LEXIME BRENDA 6 KAPITUJVE...SERIOZISHT? O ZOT O ZOT O ZOT JAM KAQ MIRENJOHESE...ju falenderoj shuuuuumeee fare fareee te gjitheve 💕💕💕💕💕💕💕💕💕💕
♻Vote♻Comment♻Share with friends♻I love you all♻Bye!♻

Shefi imWhere stories live. Discover now