Te gjithe muskujt poshte lekures se Enxhit u tendosen. Ndihej e lenduar dhe ne te njejten kohe e inatosur. E lenduar, sepse po degjonte per te atin, duke rihapur keshtu plage te se shkuares dhe e inatosur, sepse ky burre qe nuk e njihte fare, me nje batute te shemtuar, nuk e dinte se sa gjera kishte prekur.

Sepse nuk duhet asnjehere te tallesh me njerezit, as te besh shaka,pa i njohur ata. Nje fjale e thjeshte mund te lendoje nje plage te mbyllur prej kohesh.

Ne nje tjeter rast, do ia tregonte vendin ketij budallai mendjemadh. Por, jo ate dite. I duhej ajo pune. Me shume se cdo gje.

Mori fryme thelle,por ne nje menyre te padallueshme nga dikush tjeter, perpara se te ngrinte koken dhe ta shihte drejt e ne sy.

-Enxhi Ouen,-shqiptoi cdo shkronje te emrit te saj me nje vetebesim qe cdokush do e kishte zili, pa ia ndare shikimin per asnje cast.

Buzet e tij fromuan nje vije te drejte, pastaj muskujt e njeres ane u ngriten per nje cast, duke dhene idene se do te buzeqeshte nga momenti ne moment.

Ne vend te kesaj, syte e tij udhetuan te gjithe trupin e Enxhit, duke ndalur ne kopsen e vetme te pazberthyer te kemishes, e cila nuk zbulonte asgje qe nuk duhej.

-Mund te ulesh, Enxhi Ouen,- i tha duke i kryqezuar te dy krahet mbi tavoline, teksa perkulej pak para.

Enxhi nuk hezitoi, por eci drejt kolltuqeve te vogla e u ul ne ate te mesit. Vendosi njeren kembe siper tjetres, ne nje menyre te hijshme femerore, edhe pse ai pozicion ishte shume i parehatshem per te.

-Besoj se ajo eshte per mua,-foli ai pas disa sekondave heshtje dypaleshe, duke iu referuar CV-se, qe Enxhi po e shtrengonte shume fort me te dyja duart.

Vetem ne ate moment ajo u kujtua qe e kishte dhe i ctendosi disi gishtat, perpara se t'ia zgjaste shefit. Manueli e veshtroi mendueshem dosjen e holle lejla, para se ta hapte ne faqen e pare.

Meset e tyre ishin mbuluar me vija te kuqe dhe ajo i uli duart mbi preher per t'i ferkuar ato, qe ai te mos i shihte. Nenqeshja e pas disa casteve e la te kuptonte se kishte deshtuar.

-Di t'i perdoresh te gjitha programet e Microsoft-it?-e pyeti pas disa sekondash te tjera heshtje te sikletshme, gjate se cilave ai kishte shfletuar perciptas CV-ne, por, ne te njejten kohe, nuk ia kishte ndare syte Enxhit per asnje sekonde.

-Te gjitha pervec Exel-it, me te cilin kam disa veshtiresi,-u pergjigj ajo me sinqeritet.

-Mhmm...Ne rregull, ne kompanine tone nuk e perdorim shume Exel-in dhe kur ndodh nuk i duhet asistenteve te merren me te,-i tha ai, me shume vetes sesa Enxhit,-cila eshte pika jote me e forte?-vazhdoi.

-Pershtatshmeria,-tha Enxhi, pasi u mendua per pak kohe,-e kam te lehte te pershtatem ne cdo lloj mjedisi shume shpejt dhe jam shume e shoqerueshme.

Ai vetem tundte koken ne forme miratimi gjate gjithe kohes.

-Po pika jote me e dobet?-e pyeti, me tonin e zerit lehtesisht te ndryshuar, teksa perkulte pak koken ne njeren ane dhe e veshtronte ne sy me nje thellesi te cuditshme.

E gjithe ajo situate po e bente Enxhin te ndihej vertet shume e sikletosur, ne fakt, me e sikletosur sec ishte ndiere ndonjehere. Kjo kuptohej sepse, ne nje rast tjeter nuk do i kishte pushuar goja per asnje minute.

-Pika ime me e dobet eshte...fakti qe mendoj shume dhe shqetesohem me teper sec duhet per gjerat,-u pergjigj, akoma me e sinqerte se heren e pare. Kete here i ishte dashur pak me shume te mendohej per ta formuluar fjaline ne nje menyre sa me te duhur. dhe te kuptueshme

-Mhhhmm,-tha ai duke tundur koken ne forme miratuese. Kjo menyre qe ai kishte per te komunikuar me veten e bente Enxhin te zhytej me teper ne misterin e karakterit te tij, karakter qe e kishte njohur ne vetem pak minuta.
Dhe ishin ato pak minuta ne te cilat ndihej sikur po futej shume thelle ne labirintet e pafundme te mendjes se tij. C'ishte ky ndikim i cuditshem?

Ai e palosi CV-ne e Enxhit, te cilen thuajse nuk e kishte pare fare, dhe e leshoi butesisht mbi tavolinen e paster, jo sic beri me dosjen blu pak me pare.

Pa ia hequr syte per asnje cast fytyres se saj, Manueli kerkoi me dore per telefonin e vogel, aspak habitshem, te zi, qe Enxhi mendoi se funksiononte vetem brenda per brenda kompanise. E mori ne duar dhe shkeputi shikimin me te teksa formonte nje numer, per ta pare serish sapo vendosi telefonin ne vesh.

Godiste lehtesisht tavolinen me majen e gishtit tregues se dores qe kishte e lire, duke formuar nje zhurme perseritese, teksa priste per nje pergjigje ne anen tjeter.

-Erisa?-foli pas disa sekondash,-Te lutem t'i dergosh nga nje e-mail kanditateve te tjera, ku t'i falenderosh per kohen dhe mundimin e tyre. E kam gjetur asistenten e persosur.

〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰〰
Author's note:Ja ku e takuam edhe lali shefin...si ju duk dhe me cilin celebrity iu ngjan?
Me falni nese ia kam futur kot tek intervista por nuk pi shume uje nga informatika dhe nuk e di se si funksionojne vertet intervistat e punes...qullosa ndonje gje?
P.S. Nuk e di kur vjen update tjeter...ju lutem mos u tregoni te pa duruar💕
💚Vote&Comment|Lots of love|Goodbye💋

Shefi imWhere stories live. Discover now