🐉

468 42 8
                                    

Po fshinte duart me një pecetë të zezë teksa doli prej bodrumit I mbuluar nga gjaku I vjehrrit të tij,tashmë I vdekur.
Ndiente dhimbje tek plaga e tij dhe e dinte shumë mirë që penjtë I ishin këputur.
Zotëri telefoni juaj.-I tha njëri prej rojeve duke I zgjatur telefonin dhe Elion pa që një numër I pa njohur po e telefononte.
Iranat!-tha menjëherë sapo hapi telefonin dhe një qeshje ironike u dëgjua nga ana tjetër.
Mesa shoh qenkam një nga armiqtë e tu të preferuar dhe mesa duket përveç meje nuk të telefon tjetër kush,përderisa unë isha emri I parë që the sapo hape telefonin.-rrotulloi sytë prej tonit ngacmues të Iranatit por nuk e dha veten.
Më thuaj çfarë do? Nuk jam në humor.-ia ktheu shkurt dhe nga ana tjetër e telefonit dëgjoi zëra fëmijësh.
Nesër në orën 21:00,ti së bashku me gruan tënde dhe fëmijën tënd,tek restoranti "Bibloteka magjike". Gjithashtu mos harro edhe vëllain tënd.-rrudhi vetullat nga urdhëri I Iranatit dhe ndaloi disa sekonda në vend.
Çfarë do të thuash dhe gruaja me djalin tim?-e pyeti serioz.
Bjondina ime dëshiroi një darkë normale prandaj po realizoj dëshirën e saj,ahh po gjithashtu donte të takonte gruan tënde.-tundi kokën dhe lëvizi drejt hyrjes së shtëpisë së tij.
Si të më vij për mbarë.-ia ktheu Elion dhe një qetësi pushtoi nga ana tjetër e telefonit.
Nqs se nesër nuk të shoh në atë restorant së bashku me gruan tënde dhe djalin tënd bëhu gati për luftë Morelli dhe harroje kontratën tonë të paqes apo martesën që vëllai jot aq shumë e dëshiron!-u bë serioz nga kërcënimi tij dhe hapi gojën për të folur por ndaloi kur dëgjoi zërin e gruas së tij që ti fliste me aq ëmbëlsi-A do të vijnë Xavier?....Po bjondina ime. Nesër Morelli në 21:00,tek "Bibloteka Magjike".-dha urdhërin e fundit  Iranati dhe mbylli telefonin.
Idiot!-shau nëpër dhëmb dhe hyri brenda në shtëpi ku nuk vonoi shumë dh3 dëgjoi zërin e Asterlayna nga kati I dytë I shtëpisë.
Buzëqeshi me vete dhe filloi të ngjiste shkallët moderne ,të ndërthurura me dru që I shtonin një tjetër pamje akoma më të bukur.
Nevio largohu!-nxitoi pak më shumë kur dëgjoi fjalët e saj më të qarta dhe ndaloi në hyrje të derës kur pa se ajo mbante në dorë një bluzë fëmijësh ndërsa Nevio kishte marr në krahë Reino që po qeshte dhe mbante një këmishë të bardhë me lule.
Mungon vetëm një varëse floriri,tutat e shkurtra,atlete të bardha ,këmishën e kam në dorë dhe do dalim bashkë për femra.-I ra ballit me dorë prej fjalëve të vëllait të tij dhe tundi kokën në mos besim.
Çfarë veshje është ajo o idiot? Sikur do të shkoni me pushime në Hawaii. Ma jep që ta vesh mirë djalin.-buzëqeshi nga fjalët e saj dhe hyri brenda duke marr vëmendjen e tyre.
Fragola shiko anën pozitive do të kesh një djalë të bukur që do të thyej plot zemra kur të rritet.-ngriti njërën vetull kur pa sytë e të vëllait që po e shihnin me shpresë se Elion do të fliste dhe do ta bindte Asterlayna që ta linte Nevio të vishte si të donte djalin.
Mos më shih. Më jep djalin mua dhe shko përgatitu për nesër. Kemi takim me Iranatin,do të jetë me familjen dhe përderisa të ftoi dhe ty,me shumë mundësi do të jetë edhe vajza e nën shefit të tij.-vështroi sesi fytyra e Nevio ndryshoi duke u bërë serioze më shumë seç duhej.
Reino mesa duket do të dalim ditë tjetër për femra.-I la një puthje në kokë Reino dhe ia la në krahë Elion e më pas doli nga dhoma duke I lënë vetëm ata të dy.
Çfarë pati ai?-u kthye nga Asterlayna dhe I buzëqeshi.
As unë nuk e di me thënë të drejtën,gjithësesi si je ti?-e pyeti duke iu afruar dhe pa sesi ajo lëshoi gjithë tensionin prej supeve.
Sado mundohem të heq mendjen Elion përsëri kur shoh zemra më dhemb dhe fjalët e doktorit më vijnë në mendje. Gjithashtu është e lodhshme,e ke parë vetë gjumi më ka lënë shënden, dhe të kujdesesh për një fëmijë nuk qenka aq e lehtë sa duhet.-mori frymë thellë dhe iu afrua më afër dhe ajo ngriti kokën dhe e pa.
Kushdo që ia bëri atë gjë djalit tonë mori dënimin stella mea kurse për pjesën tjetër unë jam afër teje. Kam gjithë kohën e botës për ju.-vëzhgoi sesi në sytë e saj ndryshuan ngjyrë dhe ndjenjat dolën në sipërfaqe si të ishin një stuhi e madhe.
E vrave apo jo?-zëri I saj ishte tepër I vogël por në të nuk dalloi asnjë shenjë mërzie.
Po stella mea.-iu përgjigj shkurt dhe një shtëllungë ajri I nxehtë doli prej gojës së saj.
A është turp nqs them se nuk po ndiej asgjë për babin tim? Dmth dhimbje,mërzi apo diçka tjetër? Sepse të betohem Elion nuk ndiej asgjë dhe më duket sikur diçka ose është ndryshe tek unë dhe po mëkatoj rëndë ose jam unë mbrapsht. Veç Zoti e di!-tha këtë të fundit duke ngritur duart lartë e duke I përplasur anash saj.
Jo nuk është turp se nuk ndien asgjë dhe jo nuk je duke mëkatuar apo të jesh mbrapsht. Thjesht lidhja jote me të ka qenë njëlloj si të ishte me një të huaj që sapo e ke takuar.-ngriti dorën duke ia vendosur në faqe e duke I ledhatuar faqen lehtë dhe buzëqeshi kur pa se Reino vendosi dorën e tij të vogël tek faqja tjetër e saj dhe ajo ia puthi-E di se edhe unë nuk kam ndierë asgjë për babain tim? Edhe kur vdiq por edhe kur ishte gjallë dhe ato ndjenja u zhdukën herën e parë kur inatin nuk e nxirrte më tek mamaja ime pasi nuk I mjaftonte por edhe tek unë duke më vendosur dorën në pllakën e nxehtë të sobës kur shërbëtoret po gatuanin dhe përse? Sepse dhashë mendimin tim para dikujt më me rëndësi se imatë dhe ai e mori për bazë.-lëshoi frymëmarrjen që në fund kishte kuptuar se po e mbante dhe vështroi nga djali I tij I cili kishte mbështetur kokën në qafën e Elion.
Ohh Elion,më vjen keq.-u surprizua kur ajo e përqafoi dhe u ngrit me majat e këmbëve dhe I la një puthje tek faqja e më pas tek dora që ndodhej në belin e Reino.
Stella mea...-përshpëriti dhe ajo e pa në sy si një fëmijë I vogël dhe zemra e tij rrahu fortë-Reino mund të ketë sytë e mi por ka shikimin tënd e vogla ime.-I tha dhe me ngurim afroi kokën duke e përkulur lehtë dhe fërkoi buzët e tij me të sajat dhe mori frymë thellë nëpërmjet frymëmarrjes së saj.
Më lejo stella mea ,më lejo të bëhem më mirë,më I mirë për ty. Më jep një dorë që unë mund ta shoh dhe ta kap,më ndihmo duke qëndruar pranë meje që të mund të bëhem një njeri më I mirë për ty dhe djalin tonë.-I tha teksa mbështeti ballin e tij tek I saji.
Unë...përse?-u gëlltit fortë dhe mori guximin për të folur fjalët që e dinte se nuk kishte për ti thënë kurrë më nqs nuk do t'i thonte tani.
Dhe e dinte se asgjë nuk ishte e lehtë për ata të dy,sidomos nga ana e saj.
Sepse të dua stella mea. Të dua si toka do ngrohtësinë e diellit pa të cilën vdes nqs nuk e ndien një ditë të vetme.
Je hëna e jetës sime,je ylli im I shndritshëm në një natë të errët.-e pa thellë në sy dhe vuri re se mjekra e saj u drodh lehtë.
Elion...unë,unë nuk di çfarë të them...-mbylli sytë fortë kur pa lotët e saj të formoheshin në cepat e saj të syve dhe tundi kokën.
Më fal. Nuk duhet të isha nxituar,jo më fal është e drejta jote. Nuk mund të të mbys apo të të vendos në siklet. Mjafton presioni që ke tani,nuk mund të të shtohem më shumë. Shko qetësohu stella mea,me djalin do të merrem unë. Do ta vesh,ushqej me qumështin që ke lënë gati dhe do ta çoj në gjumë. Darka është e jotja.-u distancua prej saj dhe u largua drejt gardërobës së djalit duke hyrë brenda e duke I gjetur veshjen për ta veshur edhe pse zemra I thonte të kthehej aty ku ajo ndodhej në këmbë,ta ndalonte për të dalë prej asaj dhome dhe ta mbante pranë vetes fortë ama truri e ndalonte me idenë se gjërat do të rëndoheshim akoma më shumë,sidomos anën e saj psikologjike dhe shpirtërore.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now