🐉

357 40 11
                                    

Hyri brenda në shtëpi dhe menjëherë rrudhi vetullat prej njerëzve të tepërt dhe lëvizjeve me nxitim që bëheshin.
Çfarë po ndodh?-bërtiti fortë dhe të gjitha shërbëtoret ndaluan të frikësuara.
Kishte qenë në një mision dhe I duhej me patjetër të shkonte në vilën e tij kryesore për të diskutuar planin me rojet e tij dhe më pas të hidheshin në aksion,prandaj kishte lënë Nevio me Asterlayna që të kujdesej. Ngriti kokën dhe në krye të shkallëve u shfaq Nevio I cili doli prej dhomës ku Asterlayna qëndronte.
Zemra I rrahu fortë dhe menjëherë nxitoi drejt dhomës.
Ishte larguar vetëm për pak orë,nuk mund ta besonte që asaj ti kishte ndodhur gjë. Nuk mund ta besonte.
Elion!-ishte Nevio I cili doli para dhe e kapi fortë.
Më lësho!-bërtiti dhe ai e shtrëngoi fortë.
Jo,këtu me mua.-I tha Nevio duke e përqafuar fortë.
Dua të shkoj tek ajo Nevio. Më lësho përndryshe do të të gjuaj!-I tha kërcënueshëm por Nevio nuk e lëshoj.
Më dëgjo si fillim!-I bërtiti mbrapsht Nevio dhe ai ndaloi së lëvizuri.
Fol!-e shtyu tutje dhe ai e pa në sy.
Po qëndronim të dy duke diskutuar e qeshur ama një moment më tha që I hahej,prandaj zbrita ti bëja diçka të vogël siç e donte,duke I lënë edhe pak hapsirë asaj të fliste në telefon me mikeshën e saj. I bëra për të ngrënë dhe diku pas tridhjetë minutash,shkova përsëri në dhomë. Trokita dy herë por nuk u përgjigj,hyra brenda dhe pashë që e kishte zënë gjumi me telefon në dorë. I hoqa telefonin ama kur I preka dorën ngriva në vend. I kishte të ftohta akull,u tremba mendova se...mendova se asaj I kishte ndodhur gjë,prandaj I kontrollova zemrën me stetoskop dhe kishte rrahje. Thirra doktorrin I cili tha se ishte hera e dytë që po I ndodhte brenda javës prandaj do të na duhej gjak. Njoftoi disa infermiere të cilat erdhën dhe sollën qeskat e gjakut dhe tani ndodhet në sorum duke marr gjak,e sorum normal.-I shpjegoi dhe Elion u nis përsëri drejt dhomës por Nevio e ndaloi.
Më lërë!-I tha me një zë që e tmerron Nevio edhe pse ishte vëllai tij.
Mos hyrë tani!-I tha ai dhe Elion kërciti qafën.
Ishte mirë kur ika! Ishte mirë!-bërtiti dhe Nevio mori frymë thellë.
E di. Qetësohu...-I tha qetësisht dhe Elion mori frymë thellë.
Mos më dil përpara më Nevio.-I tha dhe menjëherë shkoi drejt dhomës dhe hyri brenda me nxitim.
Zotëri!-i tha doktori I cili ishte duke I rregulluar sorumin asaj ndërsa infermieria qëndronte serioze krahë Asterlayna.
Si është!?-pyeti dhe vrapoi afër saj e cila hapi sytë dhe I buzëqeshi.
Hey...-I foli pafuqishëm ajo dhe ai u gëlltit fortë. I mori dorën e saj mes tijave dhe ia puthi me kujdes që mos t'ia lëndonte apo lëvizte vigonin.
Është më mirë nga se ishte zotëri,ama na duhet të veprojmë shpejt me zemrën.-I tha doktori dhe Elion ua bëri me shenjë të dyve që të dilnin jashtë.
Hey stella mea...-I tha Elion dhe ajo buzëqeshi pak më shumë.
Të të them diçka?-I tha me zërin e dobët dhe ai tundi kokën-Më dhemb...-përshpëriti dhe Elion ngriu.
Trupi filloi ti dridhej,zemra ti rrihte shpejt e kraharori ti ulej e ngrihej prej frymë marrjes së thellë.
Do të kaloj stella mea...çdo gjë,ta premtoj. Do të kaloj!-I tha ëmbël dhe e puthi në ballë dhe mori aromë tek flokët e saj.
Elion...-uli kokën për ta parë në sy kur dëgjoi zërin e saj të dridhur dhe zemra iu drodh kur pa sytë e saj me lot të cilët morën rrugën e tyre drejt faqeve-Kam frikë,kam shumë frikë...-tha me zërin e mbytur dhe filloi të qante me zë. Hoqi këpucët dhe menjëherë kaloi nga ana tjetër duke u shtrirë pranë saj dhe e mori në një përqafim të ngrohtë.
Ndieu diçka të lagshtë tek faqet e tij gjë që e habiti prandaj ngriti dorën për to fshirë ama përsëri faqet e tij lageshin prej lotëve që sytë e tij lëshonin.
Mori frymë thellë dhe futi kokën tek flokët e saj teksa përpiqej të merrte veten.
Përse ke frikë vogëlushja ime?-e pyeti teksa zëri I dridhej dhe dëgjonte Asterlayna e cila qante në krahët e tij.
Kam frikë të vdes Elion...unë nuk jam aq e fortë,nuk jam...kam frikë..dhemb...-tha mes të qarash dhe ai e shtrëngoi më fortë pranë vetes.
Thashë nga çfarë kishe frikë mor shpirti im...-I tha duke u munduar të fliste me humor por dështoi-Vdekja duhet të ketë frikë prej teje ylli im I vogël ,jam pranë teje unë. E tremb vdekjen tutje,I dal përballë me çfarë do lloj arme të kem në magazinat e mija dhe e bëj të largohet me vrap duke qarë I fëmijë I vogël.-I tha duke I lënë puthje të një pas njëshme në ballë.
Vetëm ty të kam dëgjuar të thuash që di gjuaj vdekjen me armë.-I tha duke tërhequr hundët fortë dhe ai e puthi në hundë.
Pse? Ça ka më shumë vdekja se ne? E bëj dhe ia marr shpirtin.-I tha dhe ajo qeshi lehtë me aq fuqi sa kishte.
Je I çmendur.-buzëqeshi prej fjalëve të saj dhe e puthi përsëri në ballë.
Unë jam psikopat komplet stella mea ,por fati të ka çuar ty në anën time të mirë dhe thjesht ke parë atë çmendurinë time të vogël.-I tha dhe ajo qeshi përsëri-Darei la mia vita solo per vederti così, ridere per il resto della tua vita.(Edhe jetën time do ta jepja vetëm të të shihja ty kështu,duke qeshur për gjithë jetën tënde.)- tha duke e parë në fytyrë dhe ajo ngriti njërën vetull kurioze dhe ai I buzëqeshi.
Të të puth pak në buzë?-ngriu prej fjalëve të saj dhe më pas buzëqeshi.
Jo pak,por shumë.-I tha ëmbël dhe afroi kokën duke bashkuar buzët e tij me të sajat e duke e puthur ëmbël dhe me kujdes.
U shkëput prej buzëve të saj dhe I la një tjetër sipërfaqësore,më pas një tjetër,e një tjetër,e më pas disa të tjera.
Buzëqeshi prej skuqjes së saj dhe mori frymë thellë.
Ti je mirë?-e pyeti ajo dhe ai vendosi dorën mbi barkun e saj dhe filloi t'ia ledhatonte.
Unë jam mirë stella mea. Çdo gjë është në vendin e vetë,çdo gjë shumë mirë.-iu përgjigj qetësisht dhe mbylli sytë lehtë kur ajo vendosi dorën e saj tek faqja e tij.
Si je ti në të vërtet Elion? Këtu brenda...-mori frymë thellë kur ndieu dorën e saj më pas mbi kraharor,të cilën ia mori dhe e puthi dhe e mbajti afër buzëve të tij.
Rrëmujë,lëmsh,shumë zhurmë stella mea,një luftë e zjarrtë,një dhimbje që nuk e kuptoj se nga vjen...ndjenja që aty nuk kanë qenë më përpara...shumë gjëra,shumë...-I tha dhe hapi sytë e I buzëqeshi trisht.
Dëshiron të flasësh me mua?-I puthi përsëri dorën dhe buzëqeshi përsëri.
Më vonë stella mea...-iu përgjigj dhe ajo mbështeti kokën në kraharorin e tij.
Çfarë do të thotë stella mea Elion? Ma thua shpesh prandaj. Kam menduar ta kërkoj por se kam marr mundimin se kam përtuar.-I tha dhe ai qeshi lehtësisht.
Është latinisht ylli im.-iu përgjigj Elion dhe ajo ngriti vetullat pyetëse.
Mhm??-e puthi në buzë përsëri dhe ajo mori frymë thellë.
Dmth ylli im,stella mea.-I tha dhe ajo rrudhi fytyrën.
Përse më thua kështu?-e pyeti me kuriozitet dhe ai buzëqeshi.
Emri jot do të thotë "rruga e yjeve",në fillim nuk po më kujtohej ku e kisha parë,apo dëgjuar. Por një natë kur po shihja disa libra në biblotekë padashje prej rafti ra libri preferuar I mamit tim dhe çuditërisht aty ishte emri jot,I përmendur në disa fjali. U bëra kurioz prandaj e mora librin në dorë dhe fillova ta lexoja sesi "Asterlayna" ishin një rrugë plot me yje që shkëlqenin më shumë sesa disa të tjerë dhe se një herë në disa vjet kur qielli ishte I pastër mund ti shihje me sy të lirë. Prandaj vendosa të të thoja "Stella mea" ,latinisht që edhe ti të mos e kuptoje se çfarë ishte por edhe mos të binte shumë në sy.-I shpjegoi dhe ajo buzëqeshi.
Më pëlqen...-I tha ëmbël dhe ai e puthi në ballë-Na duhet edhe një emër për bebin...-përshpëriti dhe ai pushoi.
Ke menduar diçka ti e vogla ime?-e pyeti ai dhe ajo tundi kokën.
Akoma jo...-tha dhe ai ngriti supet.
Çfarë të duash ti stella mea,për mua nuk ka problem. -I tha Elion dhe ajo tundi kokën.
Mua më flihet pak...-tha Asterlayna dhe ai e puthi në kokë.
Fli se jam unë këtu me ty.-I tha Elion qetësisht.
Më ledhato pak barkun,më zë gjumi më lehtë ashtu,por edhe bebi nuk lëviz shumë.-buzëqeshi prej fjalëve të saj dhe vendosi dorën tek barku saj dhe filloi t'ia ledhatonte.
Ndien praninë time ai prandaj.-tha Elion krenar duke buzëqeshur dhe ajo u rehatua  afër tij.
Mhm...-mërmëriti nëpër gjumësh dhe ai mori frymë thellë.
Mbështeti kokën pas në kokën e krevatit dhe mori frymë thellë,e vështroi sesi doktorri erdhi dhe I hoqi sorumet prej krahëve pasi ato kishin mbaruar.
Pa edhe njëherë fytyrën e Asterlayna teksa ajo flinte dhe vazhdoi të ledhatonte barkun e saj,teksa dorën tjetër e vendosi mbi kraharorin e saj për të ndierë rrahjet e zemrës së saj.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now