🪽🐉

464 47 22
                                    

ANKTH: e.m. Certifikatë e të qenit gjallë. Nëse nuk ke ndier kurrë ankth, nuk ke jetuar kurrë.

Pedro Chagas Freitas

****

"Premto të gabosh. Premto të rrëzohesh. Premto të mos jesh kurrë i njëjti, sidomos i njëjti, sa herë që të kalon jeta përpara. Premto të rrezikosh, të ndiesh. Premto të lëvizësh, çdo ditë, si i çmendur, në ndjekje të dëshirave, në ndjekje të asaj që të bën të vallëzosh, të hidhesh, të qeshësh apo të qash e të ndjesh dhimbje. Në jetë, rëndësi ka të mbetesh gjallë. E dinë të gjithë, edhe ti. Atëherë, pse dreqin rri ende këtu e lexon këta rreshta? Ik, lëviz."-janë fjalët që thotë autori im I preferuar ama si dreqin të ikësh apo të lëvizësh para kur ke filluar të duash gabimin që ke bërë në fillim. Kur ke filluar ti ndiesh çdo dridhje zemre. Kur ke filluar ti ndiesh çdo shqetësim. Kur ke filluar t'ia ndiesh shikimet sikur janë duke të djegur lëkurën tënde,si një prush I ndezur mirë. Si dreqin duhet të lëviz kur vetë zemra ime dhe shpirti im nuk mund të lëvizin dot prej atij gabimi.
A jam duke bërë një mëkat?-pyes veten dyshuese dhe "Normale që po!"-ma kthen ndërgjegjja pa asnjë lloj mëshire.
A gabova që në fillim kur rashë pre e një tundimi të fortë? Përsëri po.
Gabova dhe e pësova.
Gabova dhe mësova.
Ama a do ta bëja përsëri atë gabim nqs do të më jepej mundësia? Po dhe po edhe njëmijë herë të tjera po. Do ta kisha bërë.
Zemra nuk duron dot më,shpirti po ulëret mesa ka fuqi dhe më thotë "Mjaft se nuk mundem më!",truri më thotë "Dorëzohu mjafton me aq."

Por nqs unë dorëzohem dhe nuk bëj më asgjë si dreqin do t'ia dal mbanë për të dal nga kjo gropë e zezë dhe plot baltë??
Fryma më merret dhe ndonjëherë më duhet të vendos maskën e oksigjenit,zemra fillon dhe tejkalon rrahjet normale saqë duhet të marr qetësues,e truri të lodhet dhe mbingarkohet duke më bërë që të fle gjumë për orë të tëra me rradhë.
Jeta është e vështirë,është e ashpër dhe është një kurvë e vërtet e cila të ngre dhe rrëzon kur të duash pa mëshirën më të vogël të mundshme. Ishte jeta ajo që më goditi fortë në këtë moshë kur unë duhet të isha duke shijuar vitet e mija tl adoleshencës.
Përse duhej të kisha këtë jetë?
Përse duhej të lindja në këtë jetë?
Kjo botë kaq e egër që nuk të fal,që nuk njeh dashuri dhe ngrohtësi, një vorbullë gjigante dhe e zezë që të thith do apo nuk do t'i,një botë nga e cila mund të dalësh vetëm e vdekur dhe se nuk krahasohet aspak me jetën normale atje jashtë.
Një jetë të cilën unë e dëshiroj pa fund por të cilën nuk mund ta kem kurrë.
Fshiva lotët e kripur prej faqeve dhe buzëve të mija dhe mora frymë thellë teksa qëndroja ulur në divan e mbledhur me këmbët në kraharor dhe të kapura me krahët e mi,teksa mendja fluturonte në vendet më të errëta të shpirtit tim.
Ngrita sytë lartë për të parë Rajla e cila po shihte telefonin çdo sekondë të mundshme dhe se mendjen nuk e kishte fare këtu.
Mora përsëri frymë thellë dhe mbështeta balli tek gjunjët e mi e lotët binin pika pika tek tutat e mija gri.
Nuk isha mësuar të prisja kaq shumë për diçka të tillë,hera ime e parë dhe them me gjithë shpirt që është gjëja më torturuese që mund të të ndodh.
Të presësh për një lajm të vetëm,se a janë gjallë,a kanë vdekur,a janë mirë a janë keq,a po kthehen apo jo mendime të cilat të vrasin dhe lëndojnë,sidomos kur në të vihen në lojë persona që ti do.
Jam lodhur. Jam lodhur duke vrapuar drejt përballjes me frikërat e mija. Jam lodhur duke matur thellësinë e guximit tim. Sepse në fund si të gjithë jam një njeri dhe jam lodhur duke luftuar për të qenë e sigurt dhe jashtë rreziqeve.
Ama përsëri nuk duhet të ndaloj. Jo,jo,jo...sepse nqs ndaloj unë,kush do të luftoj për veten time? Kush do të luftoj për mua? Për ndjenjat e mia? Kush do të ngre zërin për mua?
Kush nqs nuk e bëj unë!?
Përplasa kokën pas në divan dhe mora telefonin për të parë orën e cila shënonte dhjetë I darkës dhe prej tyre asnjë lajm.
Oh Zot...është plagosur Kian!-ktheva kokën nga zëri I merakosur I Rajla dhe u drejtova mirë në divan dhe e pashë serioze.
Nga e more vesh!?-e pyeta dhe ajo më pa në sy sikur ta kisha zënë pa pritur gafil dhe filloi të lëvizte konfuze pa ditur se çfarë të thonte.
Epo shiko...-ndaloi së foluri kur zhurmë e madhe u dëgjua në sallonin e madh dhe një e qarë fëmije mbushi shtëpinë.
U ngrita dhe vrapova me sa fuqi kisha drejt sallonit të madh ku sapo hyra brenda lotët nuk u mbajtën më kur përballë meje pashë motrën time që në krahë mbante djalin tim.
Zeina...-fola me zërin e ngjirur dhe ajo filloi të qante me zë-Je këtu...-sytë nuk po më besonin dhe lotët më verbuan shikimin ama nuk më ndaluan për të vrapuar drejt saj dhe për ta përqafuar fortë duke zënë kështu në mes djalin tim.
Layna, Layna...-përshpëriti Zeina teksa më përqafoi me një dorë fortë futi kokën në qafën time-Je gjallë,je gjallë...oh Zoti im është gjallë.-tha e lehtësuar teksa filloi të qante me zë dhe unë e putha nëpër fytyrë.
Je mirë!? Zeina je mirë apo jo!?-I thashë duke u shkëputur prej përqafimit dhe e pashë nëpër fytyrë plot merak dhe ajo tundi kokën.
Ula kokën dhe u përballa me dy sy të vegjël që ishin të kuq nga të qarat ama që kishin ndaluar duke më parë mua.
Rei..Reino im...-vendosa duart në gojë dhe ngashërìmet e mija dëgjoheshin në gjithë sallonin.
Zgjata krahët drejt tij ama zemra mu thye kur pashë që ai më ktheu kurrizin dhe përqafoi Zeina.
Trupi filloj të më dridhej dhe rrotullova kokën për të gjetur sytë e tij të kuq që më shihnin mua.
Sikur të kishte kuptuar mesazhin që sytë e mi shfaqnin pashë që ai lëvizi drejt meje dhe u afrua duke qëndruar pas meje.
As mua nuk mu afrua.-tha afër veshit tim teksa më la një puthje tek tëmthat e mija dhe unë u mbështeta për të ndierë ngrohtësinë e trupit të tij.
Reino shpirt,mami...është mami jot. Shih mami...-I foli Zeina dhe ai ktheu kokën duke më parë përsëri me sytë e tij të bukur.
Hapa përsëri krahët dhe iu afrova për ta marr në krahë dhe nuk kaloi shumë kur ai u anua afër meje dhe zgjati duart e tij të vogla drejt meje. E mora menjëherë në krahë dhe e shtrëngova pranë vetes teksa qaja tashmë prej gëzimit dhe fillova ta puthja në kokë,faqe,qafën e tij të vogël e duke I marr aromë aty,duke mbushur mushkëritë me aromën më të mirë në botë.
Ndieva Elion afër meje I cili doli pakëz anash dhe qëndronte mbi ne të dy duke na parë plot dashuri dhe duke I përkëdhelur faqen Reinos sonë.
Ka sytë e tu...-përshpërita dhe ai më pa me buzëqeshje.
Ama është si ti...-ma ktheu dhe përkul kokën duke më lënë një puthje në ballë e më pas djalit tonë tek koka e tij e vogël.

🐉
****

Teksa shihja atë të qante prej gëzimit me djalin tonë në krahë zemra ime rrihte si e çmendur në kafazin tim të kraharorit gati për të dal prej vendit.
Iu afrova të dyve dhe I lashë një puthje në ballë asaj dhe një në kokë djalit tonë.
Edhe pse adresën e kishim të saktë gjetja ishte e vështirë dhe momenti kur I gjeta dhe  kur doja ta merrja në krahë djalin tim e Zeina nuk ma lejoi nervat mu acaruan por pasi pashë se edhe Reino nuk donte nuk e zgjata më shumë edhe pse lëndimi dukej qartë.
Ama çdo gjë ia vlejti.
Ia vlejti që të shihja lumturinë në sytë e saj teksa shihte dhe përqafonte djalin tonë sikur mos të kishte të nesërme.
Mbështeta kokën time tek koka e saj duke I marr aromë aty e teksa sytë po më mbylleshin prej fjalëve të ëmbla që ajo po I thonte djalit tonë në formë ninulle ama përsëri ishte shpejt. Duhej ta shijoja dhe pak momentin me ta dhe më pas do ta lë lodhjen dhe gjumin të më marrin qetë.
Te amo stella mea...-përshpërita midis flokëve të saj duke I lënë një puthje tjetër pa ditur nqs se ajo më dëgjoi apo jo.

*****

E fundit për sot.
Tre pjesë vallaj,u lodha.

Lini komentet tuaja.

Si mendoni se do të vazhdoj tani historia e dyve pasi gjetën fëmijën?

Gjithashtu mos harroni por bëni follow në instagramin tim:
@selenophile__ela(acc im I ri)
@selenophile_elaa(acc im I vërtet të cilit I kisha harruar pass por shoqja ime ngushtë me memorie gjeniu ma hapi)
( ̄з ̄)

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now