🪽🐉

494 41 12
                                    

Kishte hyrë në dhomën e Reino dhe kishte filluar ta ndërronte ama kishte ngrirë kur kishte parë trupin e vogël të tij.
Një bërtitje e vogël I kishte dal prej goje dhe sytë I ishin mbushur me lot.
Elion!-bërtiti dhe nuk kaloi shumë kur ai u duk tek dera.
Çfarë stella mea?-u kthye nga ai dhe ai nxitoi drejt saj kur pa sytë plot me lot ama ngriu po njëjtë si ajo.
Ja...janë shenja djegie...-tha Asterlayna dhe futi kokën në kraharorinbe tij duke qarë teksa Elion shihte kraharorin e djalit të tij plot me shenja djegiesh të bëra me cigare-E dija,e dija se do ti bënte diçka. Është I vogël çfarë faji ka?-u gëlltit fortë dhe e përqafoi Asterlayna,e I la një puthje në kokë.
Do të lajmëroj doktorin që të vij dhe ta shoh.-I tha Elion dhe ajo mori frymë thellë duke mbushur mushkëritë me aromën e tij-Dëshiron që ta laj unë? Mund të marrësh pak veten.-e ledhatoi tek koka dhe ajo ngriti kokën duke e parë në sy.
Do të jetë mirë apo jo?-pyeti gjysëm zëri dhe ai I buzëqeshi trisht.
Do të jetë shumë mirë. Nuk lejoj më që diçka e keqe t'ju ndodh të dyve ju. Kurrë!-I la një puthje në ballë dhe ajo lëvizi ballin disa herë duke e fërkuar pas buzëve të saj dhe ai mori aromë tek koka e saj.
Vaska e vogël është gati,me ujë të ngrohtë,me shkumë,ka lodra,shampot e tij janë të radhitura. Çdo gjë e ke me përshkrim.-filloi të mendohej dhe ai qeshi.
Mos ki merak stella mea,do të bëj çdo hap siç do ta kishe bërë ti.-I tha dhe ajo u shkëput pak prej tij dhe u kthye nga Reino duke e marr në krahë.
Je me fat lepurushi im,dushin e parë do ta bësh me babin. Mos qaj dhe sillu mirë.-I la disa puthje te koka teksa buzëqeshi trisht dhe e lumtur njëkohësisht.
Sikur të bënte dhe mami dush me babin mirë do ishte.-u skuq teksa dëgjoi fjalët e tij dhe pastroi disa herë fytin.
Urdhëro.-vështroi sesi ajo po shmangte kontaktin me sytë e tij dhe tundur kokën e më pas mori djalin në krahë I cili menjëherë mbështeti kokën tek kraharori I Elion dhe filloi të luante me kopsat e tij të këmishës.
Ke një mami kokëfortë mor biri im dhe një zot e di sesi do ta bindim apo ta bëj të bier në dashuri me mua.-shfryu dhe I la një puthje në faqe Reino I cili po e shihte me dy sytë e tij të mëdhenj pa kuptuar asgjë.
Kur të rritesh do të më kuptosh!-tha dhe e vendosi tek vaska e vogël dhe filloi ta lante me kujdes teksa ai përplaste duart në ujë,luante me shkumën e formuar dhe lodrat që Asterlayna kishte lënë për të aty.

Kush është I pastër nga zhuli tani?-po shihte Reino në sy dhe pasi buzëqeshi fortë I tha përsëri-Mio figlio.-futi kokën tek qafa e tij dhe filloi ta guduliste teksa Reino filloi të qeshte dhe vendoste duart e tij të vogla tek fytyra e Elion.
Përse nuk më ke përkëdhelur mua ndonjëherë kështu?-ngriti kokën dhe rrotulloi sytë kur pa Nevio në hyrje të derës.
Largohu.-I tha Elion I bezdisur por ai hyri brenda dhe iu afrua krevatit të Reino dhe po e shihte atë sikur të ishte gjëja më e vogël në botë dhe tepër e çuditshme.
Si ka mundësi që vetëm sytë ka marr prej teje dhe çdo gjë tjetër u ngjan fragola?-I tha Nevio duke e prekur me gishtin tregues tek faqja vogël dhe ai ia kapi me doçkat e vogla dhe e futi në gojën e vetë.
Ashtu e ka krijuar zoti dhe për atë Zot hiqe gishtin nga goja e djalit tim! Kushedi ku dreqin e ke pasur ose futur më përpara dhe Nevio ngriti vetullat djallëzor.
Më duket se tek pi...-por u ndërpre nga goditja me grusht e Elion në brinjë dhe qeshi kur I hoqi gishtin prej dorës së Reino.
Mos shaj para fëmijës sim!-I ra ballit me dorë teksa pa që Nevio filloi të qeshte fortë.
I përgjegjshëm Z,Morelli. Ama një lajmërim I dashur vëlla,Reino është një djalë dhe do apo nuk do t'i një ditë ai do filloj të shaj. Jo për gjë por nuk kam nip gej unë.-tha dhe të dy kthyen kokën nga dera kur panë që brenda hyri Asterlayna.
Sinqerisht Nevio je influencë e keqe për një fëmijë të vogël dhe jo! Le të jetë djalë nuk ka sharje në shtëpi. Qartë?-e pa në sy serioze dhe më pas mori në krahë vogëlushin e veshur me pizhame të bardha dhe me arusha.
Si urdhëron zonja e shtëpisë.-e përshëndeti si ushtar dhe më pas iu afrua dhe I la një puthje te balli-Do të jesh nëna perfekte fragola.-I buzëqeshi dhe e mori në përqafim njëlloj si ta kishte motrën e vetë.
Shpresoj,gjithësesi doktorri është këtu.-tha dhe pa nga Elion I cili menjëherë u bë serioz.
Shkojmë në dhomën time stella mea,nuk dua që dikush të hy në dhomën e djalit apo tënden.-tha Elion dhe të dy u drejtuan drejt dhomës së tij bashkë me Nevio pas tyre.
Mirëmbrëma.-I përshëndeti doktori dhe Elion I tha se çfarë duhet të bënte dhe më pas ai filloi ti bënte vizitën Reino I cili filloi të grindej ndërsa Asterlayna po mundohej ta shpërqëndronte.
Diçka që nuk shkon?-pyeti serioz Elion dhe doktori u bë I bardhë si një I vdekur.
Zotëri,çështja është delikate.-tha I prerë dhe pa nga Asterlayna e cila po e shihte e merakosur.
Atëherë fol!-I tha serioze ajo dhe Elion shkoi pranë saj.
Djegiet në kraharor janë disa të reja dhe të vjetra,disa I ka në krahun e majtë por janë të vjetra ama....-mori frymë thellë dhe filloi të shmangte kontaktin me sy nga Elion ama ngriti kokën duke mundur frikën e duke e parë në sy-Më vjen keq tua them por djali juaj është abuzuar seksualisht zotëri.-tha dhe të tre ngelën të shokuar.
Jo...-tha Asterlayna teksa trupi iu lëshua dhe Elion  e kapi.
Nevio vazhdo ti.-I tha dhe Nevio kapi doktorin dhe doli jashtë ndërsa ai ndihmoi Asterlayna të ulej dhe u ul në gjunjë pranë saj-Je mirë e vogla ime?-e pyeti dhe I la një puthje tek dora.
Ktheu kokën nga Reino I cili u kthye përmbys dhe këmbadorazi shkoi pranë tyre,e Asterlayna e mori në prehër dhe e puthi në kokë.
Përse duhej që të paguante fëmija jonë për mëkatet tona?-pyeti dhe Elion u gëlltit fortë dhe mbylli sytë-Nuk kanë pasur shpirt teksa I kanë bërë atë gjë një fëmije kaq të vogël? A nuk I ka vrarë ndërgjegjja? A nuk janë ndierë fajtor kur e kanë dëgjuar të qante?-lotët I verbuan shikimin dhe përqafoi fortë Reino.
Mos ki merak e vogla ime. Do ta bëj të paguaj atë dhe personat që ia kanë bërë këtë gjë djalit tonë.-I tha dhe u ngrit e I la një puthje në ballë dhe iu drejtua derës.
Mos ik...-lutja në zërin e saj I këputi shpirtin-Rri me ne sot,e di që asgjë nuk do të ndodh por kam frikë.-mori frymë thellë dhe u kthye nga ajo duke buzëqeshur.
Eja shtrihemi atëherë.-I tha dhe Asterlayna hyri poshtë batanijeve të tij bashkë me Reino që u mblodh pranë kraharorit të saj dhe pas tyre u shtri Elion I cili u shtri pranë tyre dhe nuk kaloi shumë kur ajo vendosi kokën në kraharorin e tij dhe në mes vendosi Reino.
I shtrëngoi të dy dhe qëndroi ashtu derisa pa se të dy ishin në gjumë të thellë,e me kujdes u ngrit prej krevatit.
I vështroi të dy ëmbël dhe I la nga një puthje të dyve dhe një puthje pak më të gjatë tek balli asaj.
Me kujdes se mos I zgjonte doli prej dhomës dhe iu drejtua infermierisë së shtëpisë për të mjekuar plagën e vetë dhe më pas të shkonte aty ku vjehrri ndodhej. Në bodrumin e tij.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now