31

277 14 4
                                    

Pas nje muaji.

Hapi syte. Jashte ishte erresire. Po keshtu edhe ne dhome. Nuk e kishte duruar asnjehere driten nates. Gjithmone kishte preferuar te flinte ne erresire. Kete gje nuk do t'a ndryshonte per asgje. Edhe pse ishte larg nga shtepia e saj. Larg nga njerezit e saj. Larg nga ai.

Nuk mund te flinte. Ishte ne katin e peste te nderteses dhe dritaret kishin dopio xham, por zhurmat e borive te makinave ne rruget e mbushura plot i vinin ne vesh. Nuk flinin ndonjehere keto njerez?

Per nje muaj nuk kishte bete nje nate gjume per se mbari. Dhe per te gjumi ishte thelbesor. Ne qofte se nuk flinte, njerezit qe i flisnin do i kishin punet keq. Flinte vetem nese pinte hapet e gjumit. Por nuk donte te lidhej shume me to.

U ngrit nga shtrati. Ishte nxehte. Por jo edhe aq i padurueshem. Por si gjithmone prirej per t'i cuar gjerat ne ekstrem.

Iu afrua dritares. Poshte dukej sikur kishte mbi nje qind makina qe leviznin. Me te vertete qe njerezit ne New York nuk flinin kurre. Kur zgjohej ne mengjes, makinat ishin ne rruge dhe njerezit gelonin trotuareve. Kur dilte ne darke vone e njejta histori. Se si kishte mundesi nuk e dinte.

Por dicka dinte. I mungonte Shkodra. Ai vendi i paqte ku kishte jetuar per gjithe jeten e saj.

Nadja kishte nje muaj qe ishte larguar pa i thene askujt. Kishte marre fluturimin e pare per ne New York dhe pa e kthyer koken prapa ishte larguar. Pa e kthyer koken prapa se po ta kthente dhe te shihte ate qe po linte pas nuk do ishte ne gjendje te ikte.

Por i ishte dashur te ikte. Nuk mund te qendronte atje kur e dinte se nje person shume i shtrenjte per te ishte ne rrezik.

Me koken mbeshtetur ne xhamin e ftohte te dritares ne mendje i erdhi menyra se si u largua. Me sakte shkaku.

Dhe ky shkak mbante nje emer.

Skerdi.

Ate mengjes para se te largohej i kishte telefonuar. Se nga e kishte marre numrin nje zot e dinte. I kishte thene se duhej te takoheshin. Dhe sic mund te merrej me mend ajo s'kishte pranuar. Por tre fjale e kishin bere te ngrihej ne kembe.

"Ose ai vdes"

Kaq kishte thene asgje me teper. Por Nadja e dinte mire se ai ishte i rrezikshem. Ishte nga ata qe nuk e pranonin humbjen lehte. Dhe as ai nuk mund t'a pranonte qe Nadja te ishte me dike tjeter pervec atij.

Me deshire, pa deshire, kishte shkuar.

Ai ishte i frikshem. Kishte nje shikim te cmendur ne sy. Dukej sikur do te vriste kedo qe e kundershtonte. Edhe pse nuk stepej kollaj, ajo pamje qe i doli para syve ishte e mjaftueshme t'ia ngrinte qimet perpjete.

Ai kishte nje pistolete ne dore. Dhe kjo e bente edhe me te frikshem.

Ishte heret ndaj nuk ishte askush perreth. Njerezit ne Shkoder flinin jo si keta ketu qe s'flene kurre.

"Ose ti me mua, ose ai me vdekjen."

Dhe kishte treguar pistoleten si per t'a bere me te qarte situaten. Dhe kjo e beri Nadjan te ngrinte ne vend. Ishte hera e pare ne jeten e saj qe nuk mund te mendonte, qe nuk mund te arsyetonte, qe e vetmja qe mund te bente ishte te veshtronte ne zbrazetire.

Ai ia kishte shkaterruar jeten njehere. Por mesa dukej do ia shkaterronte per se dyti. Dhe jo vetem asaj. Por edhe atij. Dhe ai nuk kishte asnje faj. Ai nuk mund te vuante.

Pikerisht nga ky mendim Nadja shkriu dhe truri filloi t'i punonte me nje shpejtesi te frikshme. Brenda pak sekondave e kishte bere planin. Dhe ate do ndiqte. Pavaresisht se nuk ishte shume i mire.

Shkodra pa shkodranenWhere stories live. Discover now