16

272 15 0
                                    

- Hera e fundit kur ke qare?

Ishin shtire te dy ne shtratin e Nadjas pas seances se puthjeve. Nadja kishte mbeshtetur koken ne gjoksin e tij ndërkohë qe ai e mbante nga beli sikur do t'i ikte.

- Eee. Se di. Kur kam qa per her t'funit? Mm.

Nadja po mendohej me vete ndërkohë qe ai shetiste doren lart e poshte barkut te saj.

- Para nji viti. Po. Para nji viti.

- Ke nje vit qe s'ke qare?

- Po pse? Me t'marr leje ty a? A qaj 5 minuta?

- Jo. Por si ka mundesi te mos qash? Te liron.

- M'beso se jam liru boll para nji viti. Njaq kam qa sa se ke idene! Ishte mush liqeni edhe iher njaq.

- Oo. Mos e ekzagjero. Pastaj cfare mund te te bej te qash aq keq? Ty?

Ishte ideja e saj qe te benin pyetje per tu njohur me mire, por tani nuk po I pelqente rrjedha e bisedes. Kishin hyre ne ujera te rrembyer. Te pakten per te. Nuk donte te fliste per ate qe kishte ngjare. E aq me pak per personin qe e kishte shkaktuar.

- Nad?

Ai ze.... Ngriti koken menjehere dhe e pa ne sy.

- T'lutem ti mas m'thirr njashtu. Ti te pakten m'nigjo. T'lutem.

Lot se syte e saj. Dhe shokim ne syte e tij.

- Nadja cfare ke?

- Shife. Jeta nuk ka ken njaq e drejt me mu. Ok? Dhe jam tu u munu shuuume qe me e harru. Po njaj shkurtim qe mi bani emrit ma kujton perhere. Edhe nuk munem ma. Jo. Nuk munem ma.

Uli koken ne qafen e tij ndërkohë qe qante lehte.

Hejden kishte stakuar. Nga erdhi gjithe kjo?

Ngriti doren dhe I ledhatoi floket ndërkohë qe ndjente lotet e saj ta lagnin ne qafe. Po qante me te vertete.

- Nadja mjaft. Pse po sillesh keshtu?

Ia ngriti koken duke e mbajtur para fytyres se tij. Ishin shuuuume afer.

Syte e saj dukeshin kaq ndryshe. Kishin nje trishtim te dukshme ne to. Ajo ghalleria ishte zhdukur dhe ai shkelqimi qe kishin perseri. Kush e di se c'kishte ndodhur?

- A do te flasesh? Te ndihmon.

- E di. Jam une aja qe ta kam than kte.- nje buzeqeshje e trishtuar kaloi neper fytyren e saj.

- He pra. Zbato keshillen tende.

- Nuk gjykon?

- Ti e ke problem se une mund te gjykoj?

- Per te tjert as nuk m'plas hic. Ti je ma nrysh. Nuk du qe me m'gjyku TI.

- Nuk gjykoj. Pse duhet te gjykoj?

- Nuk e di. Munesh me menu qe jam mendjelehte, naive, tipike per nji vajze...

- Nuk I kam menduar ndonjehere keto. E aq me pak per ty.- e nderpreu duke e pare ne sy. I fshiu lotet lehte me gishtat e tij. Pastaj e mbeshteti pellemben ne faqen e saj dhe ajo mbeshteti koken aty.

- Je shume ndryshe prej te tanve qe kam njoft.

- As ti nuk mbetesh pas.

- Per kte m'pelqen ti mu?

- Kush tha qe te pelqej?

Nadja ngriu.

- Hahhahaa. Kete e hengre shpejt.

- Ha ha ha. Shuuuume me qesh. Nuk m'pelqen me u tall per kshi gjanash. Ndjenjat per mu jan shume t'shenjta.

- Me fal. Nuk ndodh me.

Shkodra pa shkodranenWhere stories live. Discover now