27

298 13 0
                                    

Nje jave kishte kaluar qe nga ngjarja e madhe. Nje jave kishte kaluar qe nga perballja me Skerdin. Nje jave kishte kaluar qe kur Hejden pa nje Nadja te shkaterruar. Nje jave kishte kaluar e qete.

Nadja ishte kthyer perseri. Hante, pinte, qeshte, lunate, hidhte kunja, ironia dhe sarkazma perhere te pranishme ne zerin e saj. Madje kishte pranuar edhe te dilte jashte. Pas dy ditesh qe i kishin shpenzuar duke ia mbushur mendjen se ate nuk do t'a takonte po te dilte jashte, ajo me ne fund kishte vendosur qe ishte e sigurt.

E gjithe kjo situate ishte shume e cuditshme per Hejden. Gjate gjithe kesaj kohe ai ishte mesuar me nje Nadja sypatrembur. Nje Nadja qe nuk kishte frike nga asgje dhe askush. Nje Nadja qe nuk mendonte dy here se dicka mund te ishte e rrezikshme.

Por kjo Nadja qe kishte pare kete jave ishte nje kontrast shume i thelle mes ketyre te dyjave.

Nadja ishte nje person me shume dimensione. Ishte nje person sa gjakftohte aq edhe gjaknxehte. Ishte nje person sa praktik aq edhe emocional. Por tani ajo ishte edhe heroina por edhe vasha ne rrezik.

Deri me tani ai nuk e kishte pare ne kete kendveshtrim. Nuk e kishte pare kurre te brishte, aq sa puhiza me e lehte mund t'a thyente.

Tani atij i dukej si nje nga ato kukullat e vogla te porcelanit.

Dhe e vetmja gje qe donte te bente ishte t'a mbronte. Me cdo kusht. Prej cdo kujt.

Keto po mendonte i shtrire ne shtrat. Kete nate nuk po e zinte gjumi. Ndoshta per shkak te nje ndjenje qe kishte ne gjoks dhe qe dukej sikur po ia shtypte perhere e me shume.

Kishte nje nga ato lloj ndjenjash, qe kemi sa here duhet te marrim pergjigjet e testit te matematikes dhe e vetmje gje qe ke bere sakte eshte emri yt, edhe aty ke dyshime.

Nje nga ato ndjenja qe duket sikur te paralajmerojne se dicka do te ndodhe. Por qe nuk ta thone kurre nese eshte nje gje e mire apo nje nga ato te keqijat fare.

Dhe kjo e shqetesonte ate. Ndaj nuk mund te mbyllte sy sonte.

Por ndoshta po tregohej thjesht qesharak. E kishte vetem nga java shume e ngarkuar emocionalisht. Ndoshta e vetmja arsye  pse nuk mund te flinte ishin zhurmat qe vinin nga ana e tij e djathte, ku Silvi bente nje gjume te thelle. Hejden pyeste veten se si nuk zgjohej pjesa tjeter e atyre ne shtepi prej gerhimave te tij. Kishte degjuar me pare, por si ky jo.

U ngrit. Nuk mundi me. I dukej se po beheshin edhe me te zhurmshme tani.

Doli nga dhoma dhe eci drejt sallonit. Cdo gje ishte ne erresire totale, asnje drite e ndezur. Ishte paksa e frikshme.

Kur hyri ne sallon nje figure ndricohej nga drita e henes qe hynte nga dritaret qe nuk mbylleshin per shkak te te nxehtit mbytes qe kishte pllakosur ne vend.

- Nadja?

- Hej!

- Cfare po ben ketu?

- Asht shpia jeme apo jam gabim? Menaj se me lejohet me ardh ne sallon.

Po. Nadja ishte kthyer perseri. Ishte vetvetja.

- E di Nadja! Po thoja pse je zgjuar ne kete ore te nates?

- Vone he?

- Po. Pse je zgjuar?

- Nuk kisha gjume.

- As une.

Rane ne qetesi per pak. Hejden iu afrua dhe e mori ne nje perqafim.

- Gjithcka ne rregull?

- Edhe po edhe jo.

- Cfare ka po dhe cfare ka jo?

- Po asht se ti je me mu itu. Jo asht se aj asht ktu dhe une s'di ca me ba.

- Nadja, e di qe eshte e veshtire. Shume e veshtire. Nuk do mundohem te te them qe e kuptoj. Nuk e kuptoj se si ndjehesh sepse nuk e kam provuar ndonjehere dhe nese do te verteten nuk dua t'a provoj. E di qe nuk do te kaloje. Nuk do jesh kurre ne gjendje t'a harrosh. Do t'a kesh me vete gjithe kohen...

- Ca i bjen me ken ky? Se nuk asht t'u m'ba me u ni ma mire.

- E di qe shquhesh per padurim por me ler te perfundoj mire?

- Mire. Po kaloje kte pjesen qe te fut ne depresion.

Nuk mund te mos qeshte. Edhe pse ndihej shume keq shakate e gjenin rrugen vete.

- Po duket sikur te fut ne depresion por eshte e vertete. Sepse nuk do te kaloje. Do e ndjesh gjithmone. Eshte njesoj si te humbesh nje person te dashur. Ajo dhimbje nuk do largohet kurre. Por mesohemi te jetojme me te. Mesohemi te jetojme me dhembjen. Sepse pershtatemi, sepse kete bejne njerezit. Dhe kur une munda t'ia dal te jetoj me kete dhembje, ti patjeter qe mundesh. E di pse? Sepse ti je Nadja. Ti je vajza me e forte qe une kam njohur ne jeten time, por njekojesisht edhe me e brishta. Eshte edhe nje arsye tjeter.

Ai ndaloi se foluri. Dhe nuk dukej se donte te fliste me tej. Dhe si person qe shquhej per padurim fjalet asaj i dolen pa e menduar mire.

- Den me ma than itesh apo kur te dalin drita.

- Hhahahaha. E dija. E dija.

- Ha ha ha. Sa shume i sjut je. Idiot.

- But you love me.

- But you love me.

- E di. Nuk ke nevoje te ma thuash e di shume mire se te dua dhe asgje nuk mund t'a ndryshoje kete.

- E di. Edhe une t'du. Shume.

Ndenjen pa folur per pak. Pastaj ishte Nadja ajo qe prishi ate qetesine qe i kishte mbeshtjelle. Ishte aq e rehatshme. Te qendroje ne erresire, me driten e henes qe i rrethonte dhe e bente Nadjan te dukej shume me e bukur.

- A e din se n'qofte se ti s'kishe me ken me mu n'ikyt periudhe une kisha me ken hala ne myllun ne dhome. Jam shume mirenjohse qe je me mu.

- Une jam shume mirenjohes per ate qe shpiku autobusin.

Kjo ishte krejt e pavend.

- Prej ka doli kjo?

- Hahahaahaha. Nuk e kape?

- Jo ne te vertete.

- Ne u njohem ne autobus apo jo?

- Pooooo. Tesh e kapa. E bukur.

E perqafoi me fort.

- E di cfare?

- Ca?

- Nuk mendoj se duhet te presim shume per daljen e drites. Shiko.

Dhe e solli nga dritarja e hapur. Ngjyra portokalli sapo lishte filluar te dukej. Ngjante sikur do zhvillohek nje beteje mes ngjyrave te ndritshme dhe atyre te erreta.

- Hajde me mu.

Nadja u shkeput nga perqafimi dhe e mori perdore. Mori celesat dhe hapi deren kryesore. E drejtoi per nga shkallet derisa arriten ne katin e fundit. U gjenden perballe nje dere. Me nje celes tjeter ajo e hapi duke zbuluar disa shkalle te tjera. I ngjiten edhe ata, pastaj u ndalen.

- Gati?

Nadja dukej shume e gezuar. Priti pak dhe shtyu kapanxhen duke zbuluar nje qiell plot me yje.

Ishin ne tarrace.

Pamja dukej e mrekullueshme.

- Nadja...

- Bukur he?

- Mhm.

Nuk mund te fliste me shume.

Qendruan aty derisa dielli lindi. Per Hejden ishte nje nga pamjet me te mrekullueshme qe kishte pare ndonjehere. Si perfundim luften e fituan ngjyrat e ndezura.

- Nadja. Te dua.

Iu afrua dhe e puthi.



Shkodra pa shkodranenDonde viven las historias. Descúbrelo ahora