7

356 20 0
                                    

Rruga ishte shume e gjate dhe shume e lodhshme. Pse do thoni ju? Kot me iu pyt a keni hyp najher ne ndonje autobus linja Shkoder - Tirane? Normalisht po te jesh me makinen tende nuk vonon me shume se nje ore e gjysem. Por po te jesh ne autobus edhe tre ore shkon. E kjo sepse autobusi ndalet per cdo 100 meter jo per te zbritur dike e jo per te marre dike. Ndaj ta bie ne maje te hundes. Dhe ketu flet eksperienca personale.

Kjo rruge nuk po dinte te mbarinte kurre per Hejden. Ta dinte se do zgjaste kaq do kishte marre taksi pale se kushton nje djall e gjysem. Por I vetmi shpetim ishte se Nadja po i fliste. Gjate gjithe rruges I kishte treguar bukurite e vendit te saj. Dhe fliste me kaq zjarr. E donte kaq shume vendin e saj. Ndoshta per kete arsye ajo nuk donte te largohej. Sic ia kishte thene me perpara.

Ndjeu nje prekje ne sup qe e nxori nga mendimet. Nadja ishte lodhur se foluri dhe kishte hapur perseri librin dhe ishte zhytur me koke. Hejden ne fakt kishte nevoje per pak gjume.

Ktheu koken dhe pa nje djale rreth te njezetave, mund te ishte pak me I madh se Hejden, qe po rrinte perballe tij.

- Lekt.

- Oh. Po. Tani.

Futi doren ne xhep dhe I zgjati parate. Pasi I ktheu kusurin priti per Nadjan. Por ajo s'duket te kish degjuar ndonje gje perreth saj.

Hejden e prekur pak te supi dhe ajo u duk se foli nga nje gjendje e perhumbur.

- Ca ka?

- Lekt Nad

Nadja ktheu koken nga ai dhe sa e pa I ndriti fytyra.

- A t'kam than mos me m'thirr Nad?

Nuk dukej me nerva.

- Kaher s't'kam pa maj shtrige.

- Se mas t'kam pa une ty! Ku ke hup?

- S'ka shume qe kam ardh prej Italiet.

- E s'm'ke than?- vuri doren ne gjoks dhe hapi syte e ofenduar.- Ca shoku je ti mer?

- Na fal. Ma ban hallall.

- Hallall pac. Se kush t'rrin me nerva ty!

- He shyqyr.

- He? Si t'shkon jeta ty?

- Lene mas e pyt.

- Keq e?

- A m'shef ktu? Si menan ti?

- Ca me t'ba?

- Hej Nad? A ke nigju ma prej atij? A t'ka shqetsu ma? Munesh me m'than. Se e baj per spital per zoten.

Hejden pa sesi i gjithe gezimi u largua nga syte e Nadjas. Tani ata ishin te erret dhe te ftohte.

- Jo s'kam nigju. S'ke nevoje ti me e rrah. Se jam gati vet. M'hajn durt sa here m'kujtohet.

- Mire yll. E di.

- Ylli sateme.

- Na fal. Se harrume. Na asht ba ves.

- Mire mire. Na kta.

Dhe I zgjati leket.

- Dhe thuji shoferit mas me u nal ma par zoten. Se Po ulem e baj n'kam ma mire. Edhe mrrij ma shpejt se ju.

- Po dihet. Ty t'nalen makinat te kamt.

- Hhahahahhah. Sa m'kishe mungu mar dreq.

- Edhe ti maj shtrige.

Dhe ai djali u largua.

- Amer Amer.

- Shok yti?

- Po.

Por Hejden e dallonte ate ftohtesine ended te pranishme te syte e saj. Por nuk po e shtynte me tej. Ishte nje teme delikate per te duke marre parasysh fytyren e saj.

Nuk folen me. Nadja dukej e perhumbur. Shihte gjate gjithe kohes nga dritarja dhe dukej sikur merrte energji pozitive ashtu.

Me ne fund autobusi ndaloi para Turizmit.

Dhe tani dukej sikur Nadja ishte kthyer perseri te vetja e saj.

- Ku ke me nejt?

- Ketu.- Hejden beri me dore nga hoteli ku kishin ndaluar.

- Pervoja e hoteleve nuk asht edhe aq e mire. Ne qofte se den une kam nji dhome bosh ne shpi.

- Te qendroj te ty?

- Mas kij merak se jetaj vetem.

-Ok.









Shkodra pa shkodranenWhere stories live. Discover now