38

299 17 6
                                    

Hapi syte. Ishte ne dhomen e saj. Drita e diellit i verbonte syte. Dhe koka po i cahej me dysh.

Sa kishte pire mbreme? Aq shume sa e kishte bere te enderronte ne ate menyre. Ishte zgjuar ne po te njejten menyre si tani, cdo gje nuk ishte ne rregull si perhere, kishte telefonuar Dilan dhe kishte marre genjeshtra prej tij sa per nje vit, ishte tmerruar kur kishte pare nje te panjohur ne shtepine e saj teksa flinte, dhe ishte tmerruar me shume kur pa se i panjohuri ishte nje i njohur, nje shume i njohur. Dhe pastaj i kishte rene te fiket.

Kaq shume te kishte pire mbreme valle?

Kaq shume t'a kishte marre malli per te valle?

Patjeter. Patjeter qe po. Se e donte. Dihej se do t'a marrte malli.

Por ai nuk kishte si te ishte ketu. Ai ishte ne Shkoder nuk kishte c'te bente ne New York. Patjeter qe ishte rritur ketu dhe kishte nje jete ketu por sa ishin shanset qe te takoheshin?

Zero? Nje zero e madhe madje. Shume e madhe.

New York nuk ishte si Shkodra qe silleshe e silleshe dhe mberrije prape aty ku e nise.

- E kam pa ne anderr. Si shume her te tjera.

Ia tha vetes kete per t'i mbushur mendjen. Nese e kishte pare me te vertete ku ishte ai tani? Jo ketu. Pra.....

- Vec anderr. Si perhere.

- Sa here me ke pare ne enderr?

Nje ze... Nje ze aq i njohur.... Por edhe i panjohur. Kishte kater muaj qe nuk e degjonte. Te pakten jo ne jeten e vertete, sepse ne boten e bukur te enderrave, ku cdo gje ishte e mundur, ai ishte mbreti i mbreterise qe ajo kishte krijuar nder vite.

Dhe zeri erdhi dhe u formezua ne nje trup qe e njihte mire. Ai hyri ne dhome me nje tabaka ku dukej se ishte pergatitur nje mengjes mjaft i shijshem.

Ishte ai? Apo ishte enderr?

Jo ishte enderr. Patjeter qe ishte enderr.

- Nuk jam mirazh. Jam ketu para teje.

- Jo s'je. Je lerg. Shume lerg.

Dhe ajo mbylli syte. Keshtu ai do te zhdukej sic kishte bere perhere kur i tekej te largohej nga bota e endrrave dhe t'i dilte perballe. Ajo mbyllte syte dhe ai zhdukej. Perhere. Edhe kete here...

Hapi syte... Por jo. Ai ishte aty. Si ishte e mundur?

Kerceu ne kembe. E injoroi dhimbjen e tmerrshem te kokes dhe faktin qe per pak do binte edhe njehere perdhe nga marrja e mendve.

I shkoi afer. Ai e shikonte. Vetem kaq. Ne fytyre kishte nje buzeqeshje te embel, por sec kishte dicka te trishte ne ate buzeqeshje.

- Je ti?

Edhe pse me gjysem zeri, ia doli ta bente ate pyetje.

- Si mendon?

- Menaj se nji tjeter mirazh, nji loje qe menja jeme ma ban mu, sa here te den ty afer.

- E sa here me ka dasht afer?

- Qysh kur ika!

- Kesaj radhe ia plotesove deshiren. Me ka afer me te vertete. Nuk jam mirazh.

Ai uli tabakane te tavolina e vogel perbri shtratit te saj dhe drejtoi edhe njehere trupin qe te ishte perballe me te.

Ajo e shihte direkt e ne sy. Sikur do e kuptonte aty qe ishte i vertete dhe jo truk.

Nadja ngriti duart mengadale dhe i preku si fillim krahet.

Ishin me te forte nga c'i mbante mend ajo. Me te formuar. Pastaj i ngriti lart duke i prekur shpatullat.

Ai nuk levizte. Po e linte ate te bente c'te donte.

Ajo i coi duart edhe me lart dhe arriti ne qafen e tij.

Syte iu mbushen me lot. Dhe ai e kishte pare vetem njehere ye qante me pare.

Pastaj ajo i coi duart ne fytyren e tij. Ia rrethoi faqet dhe vetem e shihte.

- Je me tamam ti.

E tha kete mes loteve. Dhe mes loteve i dha nje nga ato buzeqeshjet qe atij i kishin munguar kaq shume. Dhe kjo ia shoi gjithe zemrimin qe kishte pasur per te. Se mos kishte qene shume i madh.

- Edhe ti je me tamam ti.

- Paske msu me fol si une.

Nuk i linte pas shakate. Pse duhej t'i linte? Ata kishin kater muaj qe nuk ishin pare dhe qe nuk kishin degjuar prej njeri-tjetrit, dhe qe ishin djegur nga zjarri i mallit dhe i dashurise. Vetem kater muaj. Asgje me teper.

Ajo dukej se do t'i thoshte edhe gjera te tjera. Por ai nuk e la.

Papritur Nadja ndjeu mbi buzet e saj ato buze qe ajo kishte enderruar cdo nate. Ishin me te vertete aty. Dhe po e puthnin ate.

Ishte nje puthje rrembyese. Shume e eger. Shume pasionante. E tregonte me se miri se sa shume ishte djegur ai per te gjate ketyre kater muajve.

Por edhe ajo. Edhe ajo po ia tregonte kete permes puthjes.

Ai nuk po e linte te fliste ndaj ajo do t'ia thoshte te gjitha ashtu.

Kaloi shume kohe derisa u permenden dhe u shkeputen. Nevoja per ajer, per te jetuar, ndonjehere eshte me e forte se sa nje puthje.

Moren fryme thelle te dy duke u pare ne sy.

Nadja hapi gojen te fliste dhe njehere por jo. Ai nuk e la.

E shtyu pas dhe e hodhi ne shtrat. Edhe siper saj.

Puthjen nuk e ndau. Kjo dite kishte per te kompensuar kater muaj larg saj. Edhe pse e dyshonte se do bente ndonje derman.

Puthja sa vinte dhe behej me vrullshme. Shkeputeshin vetem per te marre fryme pastaj perseri.

Por ajo se cfare ndodhi aty pervec puthjeve nuk iu duhet gje juve qe po e lexonj dhe as mua qe po iua tregoj.

Kjo ka te beje me dy te dashuruar qe takohen pas kater muajsh.

Heeeeeee!

Si iu duket? A iu ba qejfi?!









Shkodra pa shkodranenTahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon