22

260 15 0
                                    

Pas asaj nate mes te qeshurave gjithcka tjeter kaloi me se miri.

Te gjithe ishin te lumtur dhe madje Hejden mund te qendronte ne uje per nje kohe me te gjate.

Kishin kaluar tre dite te qeta ku te gjashte ishin shkeputur nga jeta e perditshme.

Kjo sepse atje nuk kishte vale. Nuk mund te kapje asnje nje te vogel fare sepse pika ku mund te filloje te lidheshe me boten jashte ishte ne mes te rruges me varke, pra ne mes te liqenit. Dhe duke qene se asnjerit nuk ia kishte enda ta bente me not ate rruge vendosen qe pak shkeputje nga jeta e zhurmshme dhe e larmishme e tyre nuk do ishte edhe aq e keqe si ide.

Gjithcka dukej perfekt.

Cdo gje kalonte per mrekulli. Hejden nuk ishte ndjere keshtu per nje kohe te gjate.

Duhej ta pranonte qe me ardhjen e Nadjas ne jeten e tij cdo gje kishte ndryshuar. Kishte ardhur ne Shqiperi per te mesuar te shkuaren e tij, ate te gjyshit te tij, dhe ishte surprizuar nga nje person qe e kishte kthyer jeten e tij me koke poshte. Por per mire.

Keto po mendonte i shtrire ne shezlongun e bute, afer ujit dhe duke degjuar gurgullimen e paqte te lumit qe vershonte sikur nuk kishte te neserme.

- A e ke pare Nadjan?- nje ze e nxori nga ajo bote e bukur ku ishte perhmbur, nje bote e mbushur me kujtime te bukura, te lumtura.

Ktheu koken dhe pa nje Alise te shqetesuar.

- Jo.

Dhe ne fakt nuk e kishte pare qe ne mengjes, dhe tani ishte mesdite.

- Me te vertete?

- Jo nuk e kam pare.

- Ka ikur prape. Eshte zhdukur perseri.

Hejden u ngrit ne kembe menjehere me te degjuar fjalen "prape".

- Cfare do te thuash me "prape"?

- Nuk eshte hera e pare. Eshte zhdukur edhe here te tjera.

- Pse?

- Eeeee... Jane ceshtje te saj. Nuk me takon mua ti them.

- Eja.

Hejden dhe Alisa hyne brenda.

- Nuk eshte apo jo?

-Ne shtepi jo njehere.

- I kam pa tana venet edhe skutat ku munet me u msheh po se kam pa kun.

- Ok. Te qetesohemi. Kush e ka pare per here te fundit?

- Nade kur hangrem. Ma vone tha qe dote me u la. Ma vone s'di gja.

- Ka shkuar te lahet?- nje mendim i befte i kaloi ne mendje, nderkohe qe te dridhura i pershkuan trupin.

- Jo. Jo. Aty mos shko.

- Ok. Te shperndahemi dhe ta kerkojme.

Te gjithe dolen nga shtepia. Hejden mbeti prapa. Akoma ne shtepi, ai pa edhe njehere rrotull. Shkoi ne kuzhine per pak uje dhe pa qe nje nga kapaket e rafteve ishte i paksa i hapur.

Ii afrua dhe e hapi. Pa brenda dhe ne pjesen ku duhej te ishte muri kishte nje doreze te vogel.

Ne raft dukej se mund te hyje vetem kembadoras.

U kerrus dhe hyri brenda duke shtyre dorezen ne mur. Ajo hapi nje dere te vogel qe paraqiste nje tunel te vogel.

Me nje mije medyshje hyri brenda. Pas disa minutash zvarritje nje drite e vaket u duk. E shpejtoi zvarritjen e tij dhe iu afrua drites.

Pastaj doli ne drite. Dukej se ishte diku pas shtepise, ne nje kopesht te fshehur.

Pasi iu mesuan syte me driten e forte te diellit, mund te shquante bukurine qe e rrethonte. Kopeshti dukej se ishte pjese nje perralle, qe u tregohej femijeve per t'i vene ne gjume.

Shkodra pa shkodranenHikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin