Nente

219 31 8
                                    

Nuk po e mbante vendi nga rrefimi i Liamit. Ai e kishte lene vetem ate ne mes te rruges dhe kish shkuar me Rozen.

-  Femije i pagdhendur ,- tha gjyshja qe kish çuar qindra thirrje drejt numrit te Elenes qe nuk kishte ndermend ta hapte. E ndiente se diçka e keqe kish ndodhur por kurre nuk i shkonte ne mendje se do te kish prere damaret.

***

- Zemer pse e ngrite zerin pak me pare kur fole ne telefon ,- i tha Roza e cila qendronte ende ne krevat lakuriq.

- Ishte çeshtje pune ,- genjeu ai dhe veshi panatallonat.

- Sot e kemi diten perpara , se besoj e nisim me kembe te mbare ,- i shkeli syrin ajo.

- Po ,- ia ktheu Liami ne menyre mekanike teksa mendja e tij fluturonte tek Elena. Ndjeu qe ndergjegjia po i buçiste por harronte se kishte nje armik me te forte mendjen.

Mendonte se kish gabuar. Ne fund te fundit i dashuri i saj ishte dhe mund t'i kishte ndodhur diçka. E pse u ndje keq dhe i ndryshoi çehrja kur i permendi Xhefrin?

Qellimi i tij ishte ta bente Elenen te dashurohej me te dhe ta fuste ne shtrat. Por nuk e di pse kjo tani po i dukej budadallik me brire. Kishte nje ndjenje perbrenda qe si ndergjegjia i uleriste qe te mos e lendonte dhe ta bente pjese te lojes se tij. Asaj sfide koti e ideuar nga mendja e tij por jo vetem nga ajo por egoja mashkullore qe kapercen kufijte e se zakonshmes.

Teksa mbreme puthte epshem Rozen kujtonte sikir kish perballe Elenen. Puthja me Elenen ishte e vetmja puthje qe e kish ndjere sikur te ish e para.

Roza u ngrit nga krevati duke vendosur rreth trupi çarçafin. Iu afrua Liamit dhe filloi ta puthe perreth qafes dhe e kapi nga beli.

- Po shkoj te bej nje dush zemer dhe pastaj dalim ,- u shkeput nga ai dhe u nis drejt banjos.

- Ah prit. Liam kush ishte ajo vajza qe qendronte te shtepia e gjyshes ?,- pyeti ajo duke e lene çarçafin te rreshkiste.

- Nje mike e gjyshes. Kujdeset per te. Po ty pse pyet ?,- u kthye nga ajo dhe pa trupin e saj te lakuriqte.

- Kot. Vajze e mire ishte ,- ia ktheu ajo dhe hyri brenda ne banje. Ndersa ne mendjen e Liamit ende sorollatej Elena. Nuk po i shqitej nga mendja ajo femer. Per nje moment ndjente sikur e njihte , sikur i lidhte diçka nga e kalura por shume shpejt e hiqte nga mendja kete mendim. Ndjeu zilen e celualarit dhe e hapi pertueshem.

- Liam,- degjoi zerin e gjyshes qe nuk dukej mire.

- Gjyshe çfare ka ndodhur ? Mire je? Mos i ka ndodhur gje Enteles?
- Jo jo as une as ajo nuk ka gje ,- fliste duke qare ,- Elena ...Elena.

- Çfare i ka ndodhur asaj ?

- Ka tentuar ta vrase veten,- iu drodh shpirti per nje moment.

- Bashke me Xhefrin ,- vazhdoi gjyshja ,- eja shpejt bir. Mos u vono,- dhe e mbylli telefonin.

- Romeo dhe Zhuljeta moderne. E vitit 2017,- ironizoi dhe mori çfare kishte per te marre duke u larguar. I la nje shenim Rozes dhe ca leke.

***

- Po ç'bere keshtu moj bije ?,- i tha gjyshja Elenes qe sapo hapi syte e lodhur.

- Si eshte ai? Xhefri ?,- shqiptoi me vershtersi duke pare perreth. Puliti syte nja dy - tre here dhe levizi krahet e kembet. Nuk leviste dot. Trupin e ndiente te lodhur dhe te rraskapitur.

- Mire eshte,- e qetesoi gjyshja duke i vendosur doren anash gjoksit dhe terhoqi karrigen qe nodhej me tutje,- ia hodhet paq kete here,- tha sapo u ul dhe perkedheli lehte fytyren e saj te embel,- po ç'ishte gjithe kjo qe nq bete? Jo keshtu nuk behet,- vazhdoi gjyshja me tej teksa vazhdonte te luante me floket e saj.

- Gjyshe jam e lodhur. Ndihem e rraskapitur. Me te vertete mire eshte ai ?,- kapi doren e gjyshes dhe e pa ne drejt e ne bebe te syrit. Gjyshja psheretiu per nje moment dhe ferkoi fytyren per ta pasuar nga nje nxjerrje jashte te dioksidit te karbonit.

- Erdhi prape ne jete. Mbijetoi zemer ,- u pergjigj me ne fund ndersa nga syte e Elenes rrodhi nje lot qe pershkroi fytyren e saj plot embelsi. Elena perqafoi gjyshen fort duke pershperitur fjalen me fal.

- Kaq lehte dorezohet njeriu Elena. Si te kam thene kur ishe e vogel. Lufto , lufto edhe kur nuk ka asnje fare shprese per te fituar. Mos u dorezo. Jeta e tille eshte. E mbingarkuar me sfida dhe plot pengesa. Eshte fiks si ato video lojerat qe luani ju. Nga nje pengese te tjetra, nje perbindesh e plot antagoniste qe jane gjithmone ne pritje per te bare keq por ti duhet te vazhdosh perpra e te mos harrosh kurre synimin e jetes.   E ketille eshte edhe jeta bije. Por pas gjithe atyre duhet te mbijetojme dhe te gjejme ate fare pak guxim brenda qenies tende per te vazhduar me tej dhe tentuar. E di sa e bukur eshte jeta ? Te jetosh çdo dite me nje qellim dhe ta jetosh ate si te ishte dita e fundit mbi toke. E di sa njerez te semure luftojne per te jetuar ? Ka miliona njerez te diagnostikuar me semundje te pasherueshme qe nuk dorezohen perballe armikut te perbetuar. Qendrojne stoik dhe luftojne pa reshtur per ta mposhtuar ate te mallkuar. Ja si ai rasti qe degjuam pak dite me pare ne televizion ate pasdite ku doktoresha rrefente jeten e 16 vjeçare te diagnostikuar me tumor ne tru. Edhe ai kish luftuar me mish dhe me shpirt pavaresisht se armiku ishte disa here me i forte se ai. Ti e Xhefri gezoni shendet te mire dhe falendetoj Zotin per kete. Une e di plagen tende dhe eshte e veshtire per t'u zhdukur nga trupi dhe memoria jote. Por do te vija dita qe edhe ti do harrosh ate episod te keqe nga jeta. E ardhmja gjitmone premton dhe kurre mos rend se shpresuari. Shpresa vdes e funditm

Bardhe e zi eshte jeta. Ka dite plot dhimbje dhe te lumtuta. Ditet e jetes sone jane si butonat e pianos qe te dyja se bashku krijojme melodi po ashtu edhe ditet ne kompozim me njera - tjetren formojne melodine e quajtur JetëMos prit nje fund te lumtur por jeto çdo ditë lumturisht,- ligjeroi gjyshja dhe u ngrit nga karrigia e parehatshme,- dhe une po dal t'i qetesohem. Dhe kjo ishte hera e fundit qe e bene kete marrezi,- u duk sertesia ne zerin e saj qe ngjasonte edhe si nje urdher.

- Te premtoj,- tha Elena.

Gjyshja i buzeqeshi dhe pse ishte totalisht kunder premtimeve. Premtimet ne jeten e saj nuk kishin vend. Ato do te thyheshin nje dite prej dite dhe ne lendohemi prej tyre por edhe nga personat qe e thoshin dikur me plot bindje. Edhe Elena si gjyshja besonte por kete here i premtoi jo vetem gjyshes por edhe vetes se saj. As Xhefrin nuk do ta lejonte te bente kete marrezi te pamend qe kishin bere. Nese ishin te zote le te luftonin ne arene me te keqen. Se ne fund te fundit kujt i sherben vetevrsja ?

Askujt!

Edhe Elena ish betuar se nuk do ta bente me ate akt te tilleysh prej heres se pare , por  që  serisht qe betuar se do te ishte e fundit. Kete e beri per Xhrfrin dhe pse ajo nuk mundi ta parandalonte siç beri ajo. Dhe fajtor per te kete ishte ai arroganti e kokeforti qe pandehte se ishte gjithçka por per Elenen ishte nje hiç prej hiçi veçse zemra nuk ndante te njejtin mendim me te si per dreq. 

Liam Kasa,

Si ju duket ?

Dashuri apo Urrejtje ( Hold On)Where stories live. Discover now