Nje

214 18 8
                                    

Ferkoi syte me dembelzem dhe u drejtua nga dhoma e vajzes. Hapi deren me kujdes dhe e pa te qe qendronte siper krevatit zgjuar. Beri hapa drejt saj dhe foli :

- Kur u ngrite ?

- Kur u ngrita une ora ishte ,- tregoi vendosjen e akrepave ne oren e saj te vogel me barbi. E ora kish qene 6:55. Kleo qeshi me kete veprim por e shpejt e perzuri qeshjen duke iu drejtuar me nje tjeter pyetje.

- E pse nuk erdhe te me zgjosh ? Te vije tek une ,- tha ai dhe i kapi doçkat e saj te vogla e ia puthi. Ajo la te kalonin disa sekonda dhe te fshihte disa floke pas veshit me njeren dore e me pas u ngrit e perqafoi fort te atin. Kleo mbeti i kapur ne befasi dhe rrethoi me duart e tij trupin thatim te se bijes. Shpirti iu ngroh dhe u ndje i lumtur. Laura e vogel ishte çelesi i lumturise se tij. Ajo ishte motiv dhe te befasonte me veprimet e saja si ndonje e rritur. Si e pjekur.

- Mbreme erdhe vone ne shtepi dhe nuk doja te te zgjoja. Ti flije si qengj,- buzeqeshi ajo pakez me te fundit por serisht e fshehu ,- te prita qe te zgjoheshe.

E Kleo mbeti i shokuar. Gjuha iu lidh dhe nuk foli. Mbreme kish qene ne pervjetorin e nje kanali televiziv e ish defryer me koleget. Kish bere qejf me mendje te fjetur se Lauren e kish vene ne gjume mirepo ai ish zgjuar e kish pritur ate te vinte. Do t'i tregonte per ate flamurin qe kish marre dhe se sa bukur ia kish kaluar ne shkolle me shoqet. Edhe per shoqen e re Mira. E priti me syte nga ora por serisht Kleo nuk kishte ardh. E sa kishte ndjere deren te kerciste , ish futur vrap te krevati e te shtirej sikur ishte ne gjume. Kleo kishte hyre ne dhomen e saj dhe u qetesua kur e pa te flihej por s'dinte qe ajo thjesht kapaket e syrit ne menyre mekanike kish mbyllur. E puthi ne balle dhe kish qendruar per ca minuta duke i perkedhelur fytyren e brishte. E ajo kish degjuar edhe kur asaj i ishte drejtuar me keto fjale :

- Jam i lumtur qe u bere pjese e jetes sime. Nuk e di çfarë do kisha bere pa ty dhe pa buzeqeshjen tend qe eshte shtim jete dhe inspirim per t'u mos u lodhur kurre. Te dua shume Laura. Sa shume te dua bija ime.

Pastaj kishte fikur driten dhe ishte plandosur mbi kreavtin. Kepucet me zor kishte hequr dhe nje gjume i rende e kish rrembyer.

Laura ishte ngritur ngadale pa bere ze dhe pastaj kishte shkuar te dhoma e tij. Qendroi nje cope here duke e soditur dhe pastaj e kishte mbuluar me batanije. Edhe ajo si ai kish vepruar duke e perkedhelur lehte ne menyre qe te mos e zgjonte e pastaj me zerin e saj femijeror i kish recituar disa fjaleza te embla.

- Jam me fat qe kam nje baba si ti. Ti je shpirti im je. Te kam shume xhan babi,- dhe e kish puthur ne faqe per t'u larguar e per te fjetur e qete ne dhomen e saj.

Ndjeu nje ze perbrenda qe e therriste si e lemerisur qe mbremje te tilla nuk duheshin perseritur e ajo mbremje kish qene nje gabim qe duhet te kerkonte falje.

- Me fal ,- tha ai dhe e shtrengoi me fort ndersa Laura e vogel mbeshtolli me duart e voçkla nofullen e tij dhe ia ktheu:

- Mos kerko falje. Ti s'bere asnje gabim. Kishe nevoje te dilje me shoket e tu siç bera une me shoqr e mia. U kenaqa babi.

Kleo u ndje serisht ne faj por nuk e shfaqi dhe fajesoi Elenen. Kish pire per ta hequr ate nga mendja dhe per te mos lejuar qe te kishte ndjenja ndaj saj. Nepermend i erdhi libri Shpetome nga Guillamo Musso. Semit personazhit kryesor , gruaja ishte vetevrare dhe ai edhe pas nje vit nuk kishte filluar nje histori dashurie. Edhe pse miqte gjithmone i thonin qe bota fund nuk kish marre dhe vajza dynjaja plot kishte. Edhe Kleo mijera here i kishte degjuar keto fraza dhe e shmangte bisedat ose do te perfundonte ne sherr. Jeta e Semit kish ndryshuar kur nje nate me makinen desh kishte perasur nje vajze te buker. E qe nga ai moment Zhylieta behet njeriu me i rendesishem ne jeten e tij sa nga destimimi i vdekjes se saj ai do te qe te vdese. Kjo eshte dashuria. Sakrifica. Edhe Kleo ate dite ne urban kish njohur Elenen. Makina i ishte prishur dhe e kishte çuar te mekaniku per ta rregulluar. Nuk thone disa gjëra te kqija ndodhin per nje te mire?
Por Elena me Kleon do te perjetonin nje histori aq te bukur dashurie ?    Kleo nuk parabesonte shume te rastesite. Te keto lojerat e fatit qe ndonjehere s'kane kuptimi. Epo qe prej kur kish qene student urbanin s'e kishte perdorur. Me mire shkonte me taksi por ate dite kembet e çuan te hipte ne urban.

Sidoqofte Elena nuk kishte edhe aq faj sepse ishte mendje e tij qe e mendonte. Ishte ajo qe e sorollaste neper mendje. Ashtu te bukur e te paqte. Joshese dhe te zhveshur. Mendja luante embel.

- Ti je vajza me e mire ne kete bote.

- Edhe ti je babi me i mire ne kete bote ,- dhe e perqafoi fort. Me fort se heren e pare.

- Si thua behemi gati ?

- Mire.

Shkuan drejt tualetit. Kleo mori shkumen e rrojes dhe e vendosi te pjesa e mjekres. Pa nga vajza qe e shihte me teper kuriozitet dhe pastaj mori briskun e filloi te rruhej. Lauara e vogel qeshte duke mbajtur duart para gojes.

Kleo ngriti vetullen per te nenkuptuar çfarë ka dhe Laura ngriti supet ne menyre te pafajshme. La te kalonin disa sekonda dhe pastaj mori kreherin e bente si i ati gjasme po rruante mjekren. Kleo qeshi me veprimin e saj. Pastaj mori shkumen e vendosi pak dhe pastaj e keshilloi te bente kujdes te mos pritej. Ajo perpiqej te imitonte te atin dhe te dy qeshnin me njeri - tjetrin. Sa me fat qe Kleo kish nje vajza te embel si Laura.

E dergoi ne shkolle dhe pastaj shkoi ne pune per te nisur nje tjeter dite te lodhshme. Aty para se te mberrinte ne pune e kerkonte Liami, nga zeri nuk dukej mire dhe e kerkonte qe nga mesdita te shkonte me patjeter. Kish pire e kete e dallonte me patjeter. Do te shkonte.

E njëjta vajze ua kishte bere lemsh koken dy shokeve. E njëjta vajze ishte shfaqur ne jeten e tyre pa pritur e pakujtuar dhe tani dukej e ne fakt ata te dy mendonin se ajo vazhdonte te jetonte e qete. Por as ajo shpetim nga kjo nuk kishte? Lojerat e dashurise kete here. Por çfarë do iu serviri jeta atyre ? Kush e di çfarë ka menduar ?!


Ju kerkoj falje per vonesen por edhe kjo pjese eshte kot fare. Frymezimi po me tradheton me duket.

Kleo me vone do te shnderrohet ne personazh kryesor. E gjitha ngjarja do te rrotullohet rreth tij. Ej people me thoni çfarë mendoni per pjesen ?

Shihemi.

Dashuri apo Urrejtje ( Hold On)Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ