Tete

194 29 18
                                    

Hapi syte dhe kapi me pertese telefonin duke fikuar alarmin qe nuk kishte ndermend te ndalte. I ferkoi dhe njehere syte dhe u ngrit me ngadale. Shkoi te dhoma per te zgjuar edhe Xhefrin qe ndodhej ne nje gjume te thelle.

- Xhef ngrihu. Xhef ,- e shkundi nja dy here dhe ai hapi syte.

- Do ikim ?,- arriti te thoshte me vershtersi dhe u ngrit ngadale.

- Po. Behu gati shpejt ,- dhe doli nga dhoma e tij. U vesh edhe ajo sportive dhe pas disa minutash doli edhe Xhefri. Do te dilnim per vrap nga Liqeni Artificial. Tashme e benin kete çdo fundjave.

Pas gjysme ore rruge mberriten dhe nisen vrapin teksa degjonin muzike me kufje. Edhe ate mengjes Liqeni Artificial ishte mbushur me njerez qe benin vetem ecje , vraponin apo uleshin ne kafe. Ishte pakez ftohte dhe dielli ende nuk e kishte marre situaten ne kontroll. Po me doemos andej nga mesdita do te nxehte keq dhe pse kishin hyre tashme ne muajin e nentorit.

Po nuk i shkoji Elenes ndermend qe te njejten rutine kishte edhe Liami. Edhe ai ishte ngritur heret dhe kish dalur per vrap. Xhefri kish shkuar te blinte uje dhe e kish lene Elenen vetem teksa sodiste liqenin dhe here pas here hidhte ndonje gure e perhumbej pas valezimeve qe krijoheshin. Perballe syri te zinte pallate qe ishin aq shume afer dhe sa vinte e po shtohej numri i tyre.  Elena ndjeu prezencen e dikujt mbrapa saj por nuk e ktheu koken vazhdonte soditjen e qete.

- Miremengjes,- degjoi zerin mashkullor qe edhe asaj i ish bere si nje melodi e paqte ne mendjen e saj. Ktheu koken dhe pa Liamin.

- Miremengjes,- ia ktheu edhe ajo dhe ferkoi qafen. Ne fillim u ndje mire qe e pa ate dhe pastaj si gjithmone mendja artikulonte ca mendime qe po t'ju vije veshin s'dije se nga ku perfundoje. Nje heshtje u pllakos midis tyre dhe degjoheshin vetem zerat e njerzve qe flisnin me njeri - tjetrin dhe nga kufjet e hequra degjohej kenga e Andrew Belle me kengen In my Veins. Kjo kenge kish qene kolone zanore e pjeses se fundit te filmit Castle ku  Kate dhe Castle martohen. Nje melodi e qete dhe me shume dukej si nje ninulle per te vendosur ne gjume.

- Vjen çdo dite apo vetem çdo  fundjave,- e shoi ate heshtje qe kish pllakosur midis tyre Liami.

- Vetem ne fundjave vij ,- ia ktheu Elena dhe hodhi vjedhurazi shikimin nga ai qe per dreq edhe Liami po shikonte nga ajo. Syte e tyre u ndeshen serisht dhe rrahjet e zemres filluan te shpejtonin ritmin e flutrat ne stomak nuk po zinin vend teksa nje ndjenje fare mikroskopike rritej dalengadale e pa kuptuar.

- Ti ?,- e pyeti Liamin. Nje bisede e vaket dhe shume formale. Teper e bezdisshme. A duhet te binte shi serisht qe Elena te fliste lirshem dhe pa ndroje ? Te llomotiste gjëra pa fund duke mos menduar qe personi perballe ishte Liam... a mos duhet te themi edhe mbiemein ?

- Jo vij çdo dite. Kjo me ben te ndihem mire se pastaj e di qe do te sulem serisht Tiranes se zhurmshme. Natyra me fal kenaqesi e me relakson. Me ben te meditoj ,- ia ktheu Elenes dhe shkurtoi pak distancen midis tyre. U afrua me prane saj dhe Elena e vereu kete por qendroo palevizur.

- Eshte e vetmja pjese e gjelber e Tiranes dhe kjo e ben me te frekuentuar nga te gjithe,- shtoi Elena dhe vete se kuptoi pse duhej thene kjo. Nuk tha ndonje gje te re ne fund te fundit. Edhe Liami e kuptoi sikletin e saj por kjo i pelqeu atij.

- Po iki se po me pret Xhefri,- foli serisht Elena dhe e pershendeti Liamin dhe u largua. Ndersa ai e percolli me sy derisa mori kthesen. Keto kohet e fundit Liami i shkrete si shume e ka percjellur me sy Elenen. Vetem kaq di te bej senuk del dot nga vetja. Nuk e merr riskun por leviz vetem syte. Nisi serisht vrapin.

Elena takoi Xhefrin dhe u ulen ne nje stol.

- Takova Liamin,- i tha Xhefrit Elena pak ne siklet dhe pse me Xhefrin mund te fliste lireshem por medoemos kur behej fjale per djemte ajo me force i nxirrte fjalet dhe mos te themi qe faqet e saj merrmin nje perkuqje te lehte qe perpiqej ta fshihte me duar apo duke ulur koken. Beri ç'beri ia tregoi ate biseden e vogel qe beri me te dhe pastaj u nda me te. Xhefri shkoi te takoi mikun e tij Kristin ndersa Elena do te shkonte ne nje konvente qe ish ftuar nga nje shoqe e saj e larget qe ia kishte borxh. Mori Tiranen e Re e me ngadaltesine e saj desh e zuri gjumi por ashtu e perhumbur zbriti te Ringu. U drejtua nga Asllan Rusi dhe ne afersi takoi Elen e ajo ashtu e mbushur me falltisitet e falenderoi per ftesen dhe e akomodoi ne nje nga karriget ne mes. E gjithe arena po mbushej nga te rinj e te reja por kishte edhe mosha pak me te vjetra. Pas disa minutash erdhi edhe kryetarja e Partise e Levizjes Socialiste per Integrim Monika Kryemadhi me disa anetare te tjere te kesaj partie. Ne podium i pari doli Luan Rama politikani me i urryer nga Elena qe perdreq shkonte andej nga fryente era. Kur ishte ne opozite akuzonte rende qeverine e kur behej bashke me qeverine fliste ashper per Partine Demokratike. Ndjeu zhgenjim edhe nga ai fjalim i shemtuar Klajda Gjosha qe dikur kish qene e preferuara e saj ne politiken shqipatare por tani derdelliste ca krime , banda e kriminele. Aspak e hijshme per te. Turma qe bertiste euforishem duke mos kuptuar se çfarë dreqin po thoshte folesi. Ne podium doli Monika ku turma brohoriste e lemerishr Mona dhe keshtu vazhduan edhe kur po fliste per te mos kuptuar serisht fjalimin e saj. Interesantja ishte se disa nga vajzat qe mbanin veshur bluzen me stemen e partise dhe disa djem te kallaisur mire me nje kostum serioz  kerkonin nga te pranishmit te ulerisnin e te benin 'tifo ' per Monen e tyre.Dukeshin fiks si deregjente qe digjerojne orkestren e ndersa ata per te marre nje vleresim pozitiv e per te zene ndonje cope vendi pune.  I detyruan te ngriheshin ne kemb por ajo as qe mori guximin edhe kur njeri nga ata i kerkoi te bente nje sakrifice te vogel. Kundershtoi me vendosmeri dhe ul te kontrollonte celularin e saj. Pershtypje i bene edhe nje djale me dy vajza ulur prane saj qe edhe ata kundershtonin te ngriheshin. E i pelqeu qe nuk u ben rrok me turmen.

Elena nuk mbeshteste asnje parti politike dhe as te drejten e qytetarit per te votuar s'e kish permbushur. Ajo nuk i pelqente kaosin e gjithmone i shmangej dhe pse duhet te bente te kunderten. Ashtu lloj natyre ishte gatuar ajo ne fund te fundit. Pas disa minutash e bezdisur nga e gjithe kjo terhoqi çanten dhe doli jashte dhe pse nje pinjolle shtatshkurter e ndaloi duke i kerkuar llogari se ku shkonte e se konventa s'kish perfunduar.

- E kujt i plasi. Do te me lesh rehat servile ,- iu pergjigj dhe doli duke e lene ate si budalliqe. Po nuk beri pershtypje kjo por vazhdoi te bertiste me zerin e saj te çjerret e acarures.

Me ne fund u ndesh me ajrin e fesket dhe nje puhize e lehte e pershendeti butesisht. Ferkoi fytyren dhe u nis drejt stacionit por ama syte i zune dike. Ai qendronte perballe kameres me nje mikrofon te Report Tv duke transmetuar lajmin mbi konveten e 'famshme ' medoemos. Ndali ne vend dhe per nje moment ndjeu shkimin e tij mbi te.

Edi kaq persa i perket deri me tani. Do te lidhemi serisht per te tjera lajme.

Degjoi te thoshte dhe iu afrua prane saj. Elena u step per nje moment dhe rrudhi fytyren.

- Mos ki merak po he. Nuk do te pyes gje ,- i tha djali i urbanit qe tashme ajo mesoi se punonte si gazetar. Elena psheretiu e lehtesuar dhe uli koken poshte. Serisht e ndjere ne siklet dhe per te mos folur.

- Ishe ne Konvente ,- e pyeti dhe ajo aprovoi me koke.

- E pakenaqur,- foli serisht dhe ajo shfryu e ne momentin qe do te zbraste te gjithe mllefin e dufin e saj, Kleo foli para saj.

- Je e lire per nje kafe ?

- Hmm,- u ne befasi.

- Me ke nje borxh. Mos ma merr per te keq, besoj se me kupton,- foli Kleo dhe Elena pranoi.

- Atehere me prit ketu sa te lajmeroj Klejd kamraman dhe erdha ,- vrapoi drejt kamramanit duke shkembyer disa fjale dhe pastaj u kthye serisht te ajo entuziast.

- E ke problem te hipesh ne makinen time dhe te shkojme ne nje kafe qe une frekuentoj vazhdimisht,- shtremberoi fytyren e ajo pranoi.

- Po nuk je ne orar te punes ? ,- s pyeti ajo.

- Do te me zvendesoje Ana. S'ka problem fare,- ia ktheu dhe i hapi deren plot xhentilese. Ajo e falenderoi dhe u fut brenda. Edhe Kleo u fut brenda dhe ndezi makinen per t'u futur ne t'u futur ne autostraden kryesore. Ashtu te heshtur pershkruan nje cope udhe

Dashuri apo Urrejtje ( Hold On)Where stories live. Discover now