Kater.

179 17 3
                                    

  Hapi deren dhe ndihej e lumtur qe me ne fund njohu nje copez shpirti nga Liami. Nga ai shpirt i eger qe krijonte barriera ndaj vetes per te mos lejuar qe te tjeret te futen e te behen pjese e jetes se tij. Dhe pse ajo plage e vjeter e bente qe te stepej here pas here, e trembte per te pranuar nje mashkull ne jeten e saj. Kete kujtim donte ta zhdukte nga ajo dreq baule e qe kurre te mos i sorollatej neper mendje. Kyçi deren dhe ndezi driten.

- Xhefri ,- thirri por nuk u degjua asnje pergjigje. Kontrolloi dhomat me rradhe por me kot Xhefri nuk ndodhej asgjekundi. Per nje moment e keshilloi veten te mos binte ne panik sepse tashme Xhefri ishte i rritur. Mos ndoshta eshte merzitur me mua sepse dola me Liamin ky mendim iu vertit ne mendje por serisht e anashkaloi. Mori ditarin dhe filloi te shkruaje disa rreshta per takimin me Liamin.

U ndje tringellima e telefonit dhe e hapi shkujdesshem.

- Pershendetje! Flas me zonjen Elena,- u degjua zeri çjerres i nje femre.

- Po une jam,- tha Elena dhe u ngrit menjehere.

- Duam t'ju lajmerojme se kane sjellur ne spital nje te njohurin tuaj me emrin Xheferi...

E shashtisur u be gati me te shpejte dhe doli jashte. Taksia e telefonuar mberriti per pak dhe u drejtua per ne spital. Atje rruga iu duk e gjate dhe pse mberriten shpejt. Pyeti recepsionisten per Xhefrin dhe ajo i tregoi dhomen. Ngjiti shkallet me te shpejte dhe u drejtua per nga dhoma 57.

- Xhefri ,- tha menjehere porsa hapi deren dhe e perqafoi. Je mire ,- e pyeti.

- Mire jam. Mos u shqeteso,- ia ktheu Xhefri.

- Çfare ndodhi ?,- e pyeti duke pare disa te gervishtura nga fytyra dhe doren e fashuar.

- Nje sherr. S'e mbaj mend si ndodhi dhe mos me ben shume pyetje.

- Jo. Por e di qe do te mi tregosh,- dhe mbeshteti koken te gjoksi i tij.

- Do te dal neser se keshtu me tha doktori.

- Po qe e nevojshme rri edhe me gjate.

- Jo Elena. Mire jam e si thone shendet e kemi po he ,- thuri aty per aty nje buzeqeshje dhe lemoi ngadale floket e saj.

- Je i merzituar me mua ?

- Si te thashe. Mos me bej pyetje.

- Me fal ,- tha dhe e ndjeu qe shkak kishte qene ajo qe ai kishte dalur deshpirimisht nga shtepia e me ca horra do te ishte zene.

***

Te nesermen dolem nga spitali dhe shkuan ne shtepi. Elena pergatiti nje supe te thjeshte qe ia kishte mesuar gjyshja.

- Shume e shijshme. Te lumshin duart ,- foli Xhefri duke shijuar supen.

- Faleminderit ,- tha Elena dhe ne telefon i erdhi nje mesazh.

Liam : Miremngjes Lena.

Elena : Miremengjes Liam.

Liam : Çfare po ben ? Je zgjuar?
Elena : Po, zgjuar jam. Ti ?

Liam : Une jam ne pune.

Elena : Shume mire.

Liam : Çdo te besh sot ndonje gje te bukur?

Elena : Asgje interesante. Ti ?

U ngrit ne kembe dhe po vinte verdalle. Hodhi syte nga dritarja dhe ca pikla shiu po njomnin token. Disa shtullunga tymi lekundeshin ne ajer dhe diku larg degjoheshin broherimat e femijve. Qielli i kalter u vesh me disa re te zeze qe po zbrasnin pikat e shiut. Dielli si nje frikacak u duk sikur humbi nga horizonti dhe ia la vendin erresires te sundonte. Nderkaq ne nje cep te pallatit nje vajze e vogel po luante me kukullen e saj dhe nja dy metra me tutje nje plak po degjonte ne radio lajmet e dites.

Liam : Je e lire per te pire diçka.

Lexoi mesazhin e sjellur nga Liami dhe e gjithe qenia e saj u drodh. Perse fakti qe do ta takonte i jepte kete lloj elektrizimi? S'dinte si ti pergjigjej. As jo as po por edhe ndoshta kuptim s'kishte.

- Do te me sjellesh nje gote uje? ,- nga ajo vorbull dileme e solli ne vete Xhefri.

- Mire ,- tha ajo dhe po ecte si nje somnabaul. Piu vete dhe ia drejtoi goten bosh.

- Elena je ketu?

- Me fal. Realisht me fal. S'e kisha mendjen.

- Po flet me te ?

Nuk donte ta genjente Xhefrin dhe s'kishte pse e bente fundja fundit.

- Po me te.

- Aha ,- miratoi me koke ai.

- Xhefer do te me tregosh se çfare ndodhi mbreme.

- Dakord,- pranoi Xhefri.

Elena : Ne rregull. Dhe desh nja tre here qe ta shkruante dhe ta fshinte mesazhin.

Nje mesazh i erdhi serish por nuk ishte Liami.

Shefja : Pershendetje Elena. Sot duhet te vish ne zyren time qe te flasim per rikthimin tend ne pune. Te pres ne oren12:00.

U çudit kur e lexoj mesazhin. Madje iu rikthye nja dy - tre. S'i besohej qe ish- shefja t'i kishte derguar ate mesazh duke e njohur mjaft mire karakterin e saj. Dhe ta dini sa ishte 11:45.

Per pune padyshim qe kishte nevoje sepse vetem rroga e Xhefrit nuk ia dilte te paguante qirane, uje, drita apo edhe shpenzimet e tjera te nevojshme.

Duhet te shpejtonte dhe kohe ne dispozicioni nuk kishte.

- Xhef do te flasim nje here tjeter sepse tani me duhet te shkoja te puna qe kisha dikur sepse me takon shefja.

- Mire, se do kemi kohe.

Elena : Dakord.

U vesh me te shpejte dhe u flakerua jashte. Per fat nje taksist kishte ndaluar perballe pallatit. Atje mberriti per pak dhe te godina u takua me mikun e saj te vjeter Ramadanin qe e priti krahe hapur.

- Do kthehesh ne pune?! Me ke munguar moj bije. Po ç'u be keshtu me politiken shqiptare. Tjetra ia fut me kepuce kryeminstrit dhe ben nje sjelle harbute ne kuvend. A femer eshte ajo ? Apo i djeg se u zgjodh kryprokurja e perkohshme dhe se kane vjedhur mire e mire e s'duan te perfundojne ne biruce...

- Ram s'kam kohe per keto tani sepse me pret ne zyre ajo. Kam dhe 1 minute kohe,- dhe iku me te shpejte sepse shefja i urrente vonesat. Me pak fjale ishte alergjike dhe pastaj pas 6-7 oresh flisje me te.

Ish - koleget u gezuan kur e pane ate te rendte me vrap drejt zyres se shefes. Fundja fundit iu kishin muguar ato ecjet e shpejta, ankesat apo xhullurdite qe bente me veten ajo.

U fut ne zyre dhe mezi merrte fryme.

* Nje pjese e shkurter por duhet t'ju postoja ngaqe kam bere boll mungesa keshtu qe pasi ta keni lexoni mire e mire me thoni çfare mendoni rreth kesaj pjese ?

Tung !

Dashuri apo Urrejtje ( Hold On)Where stories live. Discover now