14 ~ Nga tarraca...

62 8 277
                                    

'Me Mojrën?' I bën habi pyetja ime. Ç'mu desh mua që ia përmenda... U tregova budallaqe.

'Më falni! Nuk duhet ta kisha thënë.' Vë dorën para gojës, e turpëruar. 'Mojra... është e dashura juaj, apo jo?' Prapë i bëj një pyetje idiote, por duhet ta di, jam shumë kurioze.

'Zonjusha Burbuqe...' Më jep një shikim pyetës. 'A jeni në dijeni të vendit tuaj?'

'Po?' Ngre supet pafajshëm. 'Jetoj këtu.'

'E kisha për një tjetër lloj vendi.' Rrotullon pak sytë.

'Nuk ju kuptoj...'

'Duhet të dini vendin tuaj, dhe të mos përfshiheni në gjëra që nuk ju takojnë.' Më flet shumë vrazhdë. 'Fakti që... kam përfunduar në këtë situatë dhe pranova të më "ndihmoni", nuk do të thotë se ju mund të krijoni konfidenca të tilla e të më drejtoheni si të jem shoku juaj.'

'Oh, tani kuptoj, zotëri.' Prek duart me njëra-tjetrën unë, në siklet.

'Jeni asistentja, duhet të silleni si e tillë. Kjo është ajo çfarë dua të them.' E mirë, e morëm vesh. S'është nevoja ta përsërisë.

'Sigurisht. Ashtu do të sillem.' I buzëqesh shtirshëm. 'Asgjë më shumë. Ne nuk jemi shokë. Dhe as që më shkon ndërmend.'

Më shikon për pak çaste pa folur, si të jetë duke menduar diçka.

'A futemi brenda tani? Duhet të pastroj... pantallonat. E ta mbyll këtë ditë sa më parë.' Shton me nota më të ulëta zëri.

'Po, patjetër.' Ia kthej pa dëshirë dhe hap derën. 'Mirë se vini... Kjo është shtëpia ime.' Bëj me dorë të futet brenda i pari.

'Zonja dhe zotërinj... mirëpresim me duartrokitje... biznesmenin më të suksesshëm në Shqipëri...' Dëgjoj Kloen të flasë me zell të madh. Kaq shumë përgatitje paskan bërë? Futem me të shpejtë pas tij, për të parë.

'Faleminderit! Faleminderit shumë!' Përkulet në shenjë respekti Xhonua, i cili ha hipur mbi divan. 'Ju dua shumë të gjithëve... populli im i thjeshtë!' U shpërndan puthje në ajër jastëkëve, të rreshtuar në divanin përballë tij, si të jenë spektatorë.

'Zotëri... si ndiheni tani që jeni numri një në vend?' Kloe i zgjat krehrin, gjoja është mikrofon.

Teatër po bëjnë këta? Çfarë dreqin po bëjnë? Më fëlliqën fare. Bashkë me Antonion, shikojmë të çuditur drejt tyre. Ata as që na vënë re.

'Unë e kam ditur gjithmonë që jam numri një. Edhe pse më përpara ka qenë një tjetër, po nejse, varja atij, nuk ka shumë rëndësi tani, sepse numri një jam unë. Ai tjetri të mbajë radhën me të tjerët, pas meje sigurisht, se s'e lë vendin e parë më unë. Tani që e mora... do të jem gjithmonë unë i pari. Dhe do të...'

'Xhevi... Çfarë po bëni?' E ndërpres përpara se të thotë ndonjë tjetër idiotësi.

'Oo...' I hap sytë si topa llastiku kur na sheh. Kloes i bie krehri nga dora.

Turpërohen që u kapën në një moment të tillë, po vetë e kanë fajin.

'Oo...' Gati sa s'rrëzohet ai, kur ulet poshtë. 'Anto... Zoti Antonio? Ju jeni vërtetë?'

'Ai është, ai.' E shikoj me inat. U thashë që do të vija me Antonion. Pse duhet të krijonin një skenë të tillë?

'S'më besohet. Kjo është... një ëndërr, apo jo?'

'Nuk është një ëndërr, Xhevi. Është zoti Antonio vërtetë.'

'Më prekni, që ta vërtetoj!' I zgjat dorën për ta takuar. Antonio i hedh një shikim dorës së tij, duke ngurruar, por e takon gjithsesi.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: May 12 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

ZhvatësitWhere stories live. Discover now