1 ~ 'Se je budallaçkë, ja pse.'

326 9 142
                                    

'Hë, si dukem?' Pyes Xhonon, që sa u fut në shtëpi. Më sheh me habinë më të madhe.

'Po ti me? Më duket se kam ngatërruar shtëpi. Mirupafshim!' Ikën prapë duke mbyllur derën.

'Ktheu re, se Bebja është!' E thërret Kloe.

'Po ç'qenke bërë kështu me?' Më pyet ai pasi futet sërish.

'Kam ndryshuar ndonjëçik ë?'

'Ndonjëçik the? Ti as që njihesh fare me. I thënkan mirë asaj shprehjes... Nuk jeni të shëmtuar, thjesht nuk keni para. Ja, ti je një shembull perfekt. Të mendosh që nga surrat patate që ishe... je bërë kjo që je tani.'

'Avash ti, avash!' Bëj si e ofenduar, por më vjen për të qeshur. Të drejtë ka, se paraja të bën tamam njeri. Ndihem pak ndryshe, por më pëlqen.

'Mëso si të bësh komplimente, Xhono! Se i bën në mënyrën e gabuar.'

'Aman, u preke edhe ti me? Pse s'ke bërë edhe ti makeup? Të ndryshoje edhe ti, se më duket sikur jetoj me dy burra në këtë shtëpi, e jo me femra.'

'U na hëngsh mutin! Se si dy yje jemi. Ta kesh për nder të jetosh me ne.' Kloe merr direkt zjarr nga fjalët e tij, kurse unë thjesht qesh me ta. 'S'e ka parë surratin e tij ky, që e ka hundën si kërrabë, po nejse.' I hedh një shikim përçmues atij dhe kthehet nga unë.

'Je bërë aq e mirë, sa do i marrosësh fare ata pasanikët atje. Të gunjëzuar do i kesh.' Si gjithmonë, më suportive.

'Më marrsh të keqen me! Sa të kem çik lek në dorë unë dhe do i them mirupafshim kësaj hunde. Çao, çao. Do e bëj operacion. Në mendje e kam t'i fus edhe një prekje veshëve, të dukem tamam bos pastaj. Se s'ka lezet bos veshllapush.'

'Me aq lek sa do të kesh ti, e ndryshon veten nga koka deri te këmbët. Po kismet, e shohim atë punë, si të ndihemi ne më mirë.'

I injoroj dhe shkoj pranë pasqyrës së thyer, të shoh veten për të disatën herë.

'Mos ndoshta nuk më shkon shumë ky fustani?' Bëj një lëvizje për të parë pjesën e poshtme të fustanit. Më ngatërrohet pak me sandalet. Dhe e kam bezdi. 'Është pak i ngushtë me thënë të drejtën. Blu thashë se ishte ngjyra e tij e preferuar? Apo ishte gri? E harrova fare.'

'Bebe... e sata herë që na pyet për sot? Jo flokët, jo makeupi, jo fustani... Ke aq emocione, sa s'i kontrollon dot. Dukesh shumë bukur dhe gjërat do të shkojnë ashtu siç e kemi bërë në plan. Pikë.'

'E di por... kam frikë. Nuk e di pse. Më duket sikur nuk do ia dal dot. Mendoni se mund t'ia dal? Asnjëherë s'jam përpjekur të bëj për vete dikë, është hera e parë, dhe nuk jam e sigurt. Pastaj... është gjithë ky plan.'

'Bebe... jam e bindur se çdo gjë do të shkojë perfekt. Ti me personalitetin tënd të lezetshëm, do ia marrësh zemrën jo vetëm atij, po edhe njerëzve rreth tij. Kam besim në ty. Jo vetëm unë, po edhe ky kokëqypi, pavarësisht se bëjmë shaka ndonjëherë me njëri-tjetrin.'

'Ndonjëherë?' Ngre të dyja vetullat unë.

'Epo mirë, shumë herë.'

Gjysmë shaka, gjysmë të vërteta. Por e rëndësishme është që nuk i marrim për keq. Jemi mësuar me to dhe nuk na ecën dita ndryshe.

'Po qetësohu me. Përtej shakave, dukesh super. Ta them sinqerisht. Po mos të të njihja që fëmijë qurrashe e mos ta dija që ishe ti, do e provoja njëherë shansin me ty. Je bërë tamam femër sonte. Unë s'e dija as që ishe femër njëherë, të dija burrë. Nuk po tallesha më parë, se mos mendove se ishte shaka. Vërtetë burrë të dija.'

ZhvatësitWhere stories live. Discover now