8 ~ 'Ashensori pra!'

131 7 203
                                    

'Ç'më shikon ashtu... si ndonjë skifter...'

Xhonua s'na ka folur me gojë që kur kemi përcjellë Albanin. Mundohet Kloe ta ngacmojë me të kënduar, por hiç, s'reagon. Vetëm na shikon të trejave gjithë inat; edhe Shajkirën, që e shkreta hedh sytë sa nga njëri, sa nga tjetri, s'ka kujt t'ia prishë e kujt t'ia ndreqë.

'Po na fol çik o, na fol! Mos bëj kështu, se pjesë e planit ishte.' Eh... Kloe po i vjen pas avazit, por unë nuk kam shumë nerva. 'U mërzite vërtetë ti? S'e kishim me gjithëmend ne. Pastaj, ne ramë dakord yhy... që vite më parë. S'e kuptoj pse akoma var turinjtë ti?'

'Do i kalojë, po hë. Do të na shikojë ca kohë sikur i kemi ngrënë bukën, edhe pastaj do të flasë vetë. Se s'ka nga t'ia mbajë.' Lëviz pak lugën në ajër unë, e më pas e fus në gojë. S'e gjeta dot pirunin, prandaj iu futa tortës me lugë. Gjithsesi, qenka shumë e mirë.

'Orre Xhonko... Po pse s'flet ti rri? Hë? Të mungovi prrincki ty. E di una. Po një gjë tjetërr s'dinte motrra jote. Ti qenke bythqirr!' E thotë pa të keq fare Shajkira, dhe unë lëshoj një të qeshur të rëndë, saqë mbytem me tortë.

'PUSHO MOJ, PUSHO!' Më në fund nxjerr zë ai, dhe Shajkira trembet pak nga e bërtitura e tij. I erdhi e papritur, jo për gjë. Se Shajkira është sypatrembur kështu.

'Po ti shyqyr që fole re! Duhet të bëjmë festë për këtë.'

'Nuk jam bythqir unë!' Plas dorën në tavolinë ai dhe ngrihet. Sigurisht, ishte ulur sa më larg nesh. 'Kurrë nuk do të jem.'

'Unë thashë se ishe ngjitur aty në karrige ti, e nga inati që kishe me ne, s'kërkoje dot ndihmë.' Vazhdon me humor Kloe.

'Po mirrë të keqen motrra. Nuk je bythqirri ti, nuk je. Pse mërrzitesh?'

"Është pjesë e një plani, që ta dish. Fiksoje në tru edhe ti! Se më hëngrët.'

'Po nuk të hë-ngrrëvi motrra tyja. Motrra të ka shumë xhan tyja.'

'M'u shpif vetja kur iu afrova atij ashtu. Doja ta mbysja fare. Ja... kështu...' Xhonua merr një jastëk për të na treguar.

'T'ia plasja një grusht surratit. E vët e vët! Bam! Bam!' Nuk e di a të qesh a të qaj me veprimet e tij.

'Edhe u përdridhka ai pale! Oh... oh... Gejushi i dreqit. U emocionua shumë ai... që iu afrua gjinia e njëjtë! U shoftë!' E vërvit jastëkun tutje.

'Lërre jastikun! Uaa...' Habitet Shajkira.

'Po do e tall mirë trapin me të unë. Se për t'u tallur janë këta. Do ia marr të gjitha paratë e të shohim pastaj, do e duan më njerëzit? Do të jetë më "cool" pa para ai?' Fjalët e tij për Albanin... më bëjnë të ndihem keq. Ka filluar të më hyjë në zemër me atë sjelljen e tij të pafajshme. Plus që, përherë kam dashur të kem një shok gej.

'Mos o Xhono, se është gjynah.' Ndërhyn Kloe.

'Tani na qenka gjynah ë? Mos ndoshta doni ta lini fare planin me? Se me këtë mendje që keni ju... e lini vërtetë.'

'Po planin do e vazhdojmë ne. Thjesht, mos ashtu! Se s'na ka bërë ndonjë gjë të keqe. Madje po na bën mirë. Vetëm se... epo ne do e shfrytëzojmë pak më shumë, deri në pikë të fundit... atë mirësinë e tij.'

'Ç'ke ti?' Më drejtohet mua që nuk kam folur akoma. 'Apo të ngeci torta në grykë ty se të shava Bane Bananen? E ke edhe shok tani. Apo shoqe, harrova.' Më vjen pak për të qeshur me pseudonimin që i vendos, por jo me të tjerat.

'Po keq më vjen, të them të drejtën. Se duket njeri i mirë, i padjallëzuar.' E lë tortën mënjanë unë.

'Aman o Bebe, i padjallëzuar?! Të ishte i padjallëzuar... nuk e kishte mendjen për burrë ai. Po nejse, mos ta përmendim më se m'u hap barku. Edhe atë tortën... mbarojeni shpejt e shpejt, mos ta shoh me sy!'

ZhvatësitWhere stories live. Discover now