13 ~ Burrbushka me burrin

89 9 225
                                    

Ushqimi qenka i mirë, sidomos karkalecat, kanë një shije fantastike. Edhe macja i pëlqeka.

Vazhdoj t'i marr një e nga një nga pjatanca, që ndodhet pak më larg e mezi e arrij. Ndoshta po dukem si e babëzitur, por na pëlqejnë shumë të dyjave, ç'të bëj...

'E dashur, shoh që të pëlqekan shumë. Më mirë afroje pjatancën, t'i marrësh më kollaj.' Shoh nga Safetja e turpëruar. Gojën e kam plot. Përtypem shpejt e shpejt dhe i buzëqesh.

'Faleminderit... Dhe më falni, haha.' Vazhdoj të qesh nga sikleti. 'S'e kisha vënë re që kisha ngrënë aq shumë.'

Pjatanca, nga plot që ishte, tani ka vetëm dy-tre karkaleca të mbetur, dhe të gjithë i hëngra vetë, bashkë me macen. Ata nuk prekën gjë me dorë. O Zot, sa e turpëruar ndihem tani. Kushedi ç'mendon Antonio. Shoh drejt tij dhe duket i bezdisur, gjithsesi vazhdon bisedën normalisht me zotin Xhejms.

'Këtë sezon veror do të hapim resortin turistik në Sarandë. Edhe një muaj kohë ka mbetur. Nëse do të jeni akoma në Shqipëri, kam nderin t'ju ftoj juve të parët në eventin hapës.'

'Ky është një lajm fantastik, Antonio! Faleminderit shumë! E vlerësojmë.'

'Edhe nëse nuk jemi, do të vijmë patjetër për atë event. Apo jo, Xhejms?'

Duhet të mbaj edhe ndonjë shënim gjithashtu, harrova fare. Fshij duart me pecetë dhe hap çantën me kujdes për të nxjerrë fletoren e shënimeve.

Macja ndërkohë, më kap njërin gisht e luan me të, bën sikur e kafshon. E shtyj lehtë, por ajo vazhdon të merret me të, e mbërthen si të jetë ndonjë lodër. Uff... e largoj gishtin me forcë dhe ajo nis të mjaullijë.

'Ç'ishte kjo? Ka ndonjë mace vërdallë?' E hedh njëherë shikimin rrotull zoti Xhejms.

'Eeuuu... Eeuuu... Mee... Eeeuu...' Krijoj tinguj unë, duke e ngritur zërin sa më shumë. Të tre më shohin të habitur, më shumë Antonio.

'A je mirë? Çfarë pate?' Më pyet e shqetësuar Safetja, më shumë si e trembur.

'Jo, jo... Thjesht...' Vendos dorën para gojës. 'Eeeuu...' Shikoj nga Antonio dhe dalloj që bezdia po shtohet akoma më shumë. 'Është lemza.' Epo s'më intereson. Duhet të mbuloj macen. Nuk duhet ta marrin vesh.

'Pi pak ujë, e dashur!' Safetja ngrihet dhe më afron gotën e ujit.

'Eeeu... Faleminderit!' I marr gotën dhe e pi të gjithën. 'Mbase më kalon.' Fshij pak buzët.

Si duket, tingujt e mi të çuditshëm e aktivizojnë më shumë macen, ndoshta mendon se është ndonjë mace tjetër... mamaja... Mjaullin më shumë dhe përpiqet të dalë nga çanta. Nuk duhet ta lejoj. Vendos njërën dorë në çantë për ta mbyllur pak, jo shumë, se i duhet ajër.

'Eeeuu... Ndoshta më duhet më shumë ujë.' Them me të shpejtë dhe e mbush prapë gotën duke e pirë të gjithën. E dyta kjo. Më shkohet në banjo.

'Edhe lemzën e ke të lezetshme.' Mundohet të bëjë shaka Safetja. Bëj sikur qesh me të.

'Eeeuu... Ju kërkoj ndjesë! Ju prisha takimin me këtë dreq lemze.'

Po pse vazhdon të mjaullijë? Bruh. Qetësohu mace, qetësohu... Çfarë të bëj? T'i them "qetësohu" duke përdorur tingujt e mi? Uh, ç'më gjeti! Do të më hapë probleme.

I vendos dorën mbi kokë dhe e shtyj poshtë, të mos dalë. Situata po del jashtë kontrolli.

Si duket, Antonio ka dyshimet e veta. E hedh shikimin nga karrigia ime, ku kam vendosur çantën.

'Më mirë e lini të dalë.' Më thotë, dhe bëhem flakë e kuqe në fytyrë.

'Të dalë lemza?' Ia kthej në siklet.

ZhvatësitWhere stories live. Discover now