4 ~ Plani legjendar (1)

167 9 156
                                    

'Moj lumadhe... ç'ishte gjithë ajo që bëre? Ke lënë nam të madh. Doli në portale lajmi. E ka marrë vesh e tërë Shqipëria.' Dëgjoj zërin e Kloes sa hap derën. Të dy qëndrojnë në këmbë, duke parë gjykues drejt meje. Sikur ta dija që më priste një bisedë e gjatë me ta. Off, jam e lodhur. Thjesht dua gjumë.

'Na ngrive gjakun me. Thashë se të luajti mendja. Ty të luajti në fakt, ç'them unë. Iu hodhe të birit të botës... e le çyryk të shkretin. Është shtruar në spital.' Ty të ngrin shumë gjaku në fakt, Xhono... Them me vete, dhe heq sandalet që m'i kanë bërë këmbët copë-copë. Edhe sandalet Kloe i kishte vjedhur një numër më të vogël. Me zor i kam veshur.

'Po ç'të tha mendja vallë? Na detyrohesh shpjegime. Ulu dhe na trego një më një!' Kloe bën me dorë në kolltukun e vogël ngjyrë blu, që të ulem.

'Uff... Po ç'të tregoj? I pashë një pikë të kuqe në ballë... dhe pastaj nëpër trup. Mendova mos ishte shënjestruar me snajper. Mora guximin t'i dilja para dhe ta shpëtoja. Hera e parë që e marr guximin ashtu.' Shtrihem e gjitha në kolltuk. Nuk jam mësuar të qëndroj për shumë gjatë në këmbë. Dhe eventi i sotshëm ishte goxha i lodhshëm. Nuk e di si do ia dal në vazhdim. Por shpresoj të mësohem shpejt. Do e bëj nga halli, gjithsesi.

'Do të ishte mirë të mos e merrje më... Paskam bërë gabim unë që të thoja gjithë kohës të merrje guxim. Kushedi në ç'probleme të tjera do të na fusësh.'

'Ohu... E di që bëra gabim duke reaguar në atë mënyrë, por ashtu ma tha mendja në atë moment. Nuk ishte pjesë e planit por e shtova vetë. Sepse po të ishte vërtetë atentat, do të na leverdiste shumë. Por edhe tani na leverdis. Mos mendoni se gjërat shkuan keq. Përkundrazi, kanë shkuar më mirë seç e prisja. Kam lajme të mira për ju. Sidomos për Xhonon, që është idiot dhe më thotë të mos marr më guxim. Unë shyqyr që e mora, ti thua...'

'E mirë, mirë. Guximin do e marrësh prapë, pasi të thuash lajmin. Varet nga lajmi domethënë.'

'Pa hë njëherë, na thuaj lajmin! Çfarë është?' Kloe ulet në kolltukun përballë. Bashkë me të edhe Xhonua. Presin me kuriozitet të madh lajmin.

'Së pari... babait të Antonios i pëlqeu gjesti im, që doja të jepja jetën time gjoja... për të shpëtuar atë debilin që ka për djalë. Krijova përshtypje të mirë tek ai. Dhe tha se do të më ndihmojë në lidhje me "skandalin", do të flasë vetë me Antonion. Me pak fjalë, do e zgjidhë ai, s'është nevoja ta vras shumë mendjen unë. Kam vjehrrushin në krahë. Hoho.' Shtriq krahët gjatë e gjerë në kolltuk. Po më vjen një super gjumë.

'Të hëngërt! Po ti ta kishe thënë të parën këtë, o budallaqe. Paskemi folur kot unë dhe Xhonua. Ti paske bërë punë tamam.'

'Vetëm kaq me? Po gjë tjetër? Sikur kishe lajm të mirë për mua. Mos më thuaj që ka të bëjë me atë bythokun, aman...'

'Ëhë, me atë ka të bëjë. I pëlqeu shumë makeupi i Shajkirës të shkretit. Donte të lyhej edhe ai. Tani më konsideron edhe si shoqe të ngushtë, më dha numrin e telefonit. E ftova në lagje unë, gjoja ta latërzyejë Shajkua. E me këtë rast, takon edhe dashurinë e jetës ai, që sigurisht është Xhonua ynë, bukurani.'

'Opo ti më bëre ditën me këtë lajm! Sa i lumtur që jam, o Zot! M'u ngritën leshtë e bythës përpjetë nga emocionet.' Qeshim të dyja me ironinë dhe idiotësinë e tij. Mezi e pres ditën e pasnesërme. Do të ketë gallata.

'Po ti thuaj që paskemi punë me Xhonon ne! Ta bëjmë dhëndër, se nuse është ai tjetri. Çohu Xhono! Hiq mjekrën, depilohu mirë, se s'ma merr mendja të të dojë me lesh ai.' Fillon të tallet me të Kloe.

'Aman, aman. Mezi pres! Unë dhëndër, ai nuse. Në krahë hopa do e ngre. Nusen time të bukur... Të voglën time....' Xhonua shtir një buzëqeshje të madhe e përplas duart si të jetë i lumtur shumë.

ZhvatësitTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang