2 ~ 'Ëë... Burbuqe Pashkollari'

207 9 208
                                    

'Të dhjefsha mu në trafik! Tani e gjetën këta?' I acaruar, Xhonua godet timonin. Gjërat nuk kishin si të shkonin më keq. Kemi ngelur në trafik për rreth 30 minuta. Dhe unë vetëm 40 minuta kohë kisha. Sigurisht, do të shkoj me vonesë. Jam e stresuar. Mendoja se çdo gjë do të shkonte në rregull, por po ndodh e kundërta.

'Hape njëherë xhamin o Xhono, të dëgjojmë çfarë bëhet! Se s'ka ndodhur ndonjëherë të ketë kaq trafik.' Kloe ka të drejtë. S'kishte ndodhur më parë diçka e tillë. Epo të paktën jo kaq rëndë.

'O xhaje, çfarë ka ndodhur? Pse është gjithë ky trafik?' Pyesim shoferin e makinës para nesh.

'Ka ndodhur një aksident ca metra më tutje. Është mbyllur rruga, nuk lejohet më kalimi andej, po s'kemi si të largohemi tani. Ky është problemi. Janë nja 70 makina para. Duhet të presim sa të ecin gjithë makinat mbrapsht.'

'Mos ia fut kot! Tani e gjetën të bëjnë aksident këta? S'e bënin dot më vonë sa të kalonim ne?' Keq më vjen për ta, por edhe unë një mendje me Xhonon jam. Aksidenti do të ndodhte gjithsesi, sepse ashtu ishte e shkruar. Të paktën të ndodhte pak më vonë, mirë do të ishte.

'Mos thuaj ashtu se është gjynah nga Zoti, budalla!' Kloe e gjuan lehtë në sup.

'Moj po ishalla janë mirë ata të aksidentuarit, po si do i vejë halli me ne thuaj! Na eci plani ters.' Më ters nuk e di...

'Ne u vonuam që u vonuam, ikim në këmbë më mirë. Ia fusim vrapit. Si thoni?' Nuk e kam ndërmend të pres më gjatë në makinë. Më mirë vrapojmë dhe shkojmë vonë sesa të mos shkojmë fare. Edhe pse thellë-thellë do të preferoja të ktheheshim pas, sepse kam një ndjesi jo të mirë.

'Po ashtu e bëjmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Kjo ishte e vetmja rrugë për të shkuar. Me makinë nuk kalojmë dot. Tani këmbët do të përdorim.'

'Po makinën o Xhono? Ku do e lëmë?'

'Po punë e madhe për makinën! Merrni telefona dhe çfarë keni, edhe ikim. Të ishte makina ime... ndryshonte puna, po e Harrunit është. Do të bëjë çik llafe në fillim, pastaj do të zbutet. Fundja, kjo rrangalle është, ka ikur për lesh.'

'E lëmë hapur të paktën, ta lëvizin të tjerët.'

'Ashtu e vjedhin fare o Kloe. Do të na duhet t'i blejmë makinë tjetër atij behotit pastaj. Po varja, hapur do e lë. Nëse e vjedhin, do të biem dakord t'i blejmë një tjetër kur të marrim paratë të paktën. Se tani s'kemi brekë në bythë. Vetëm ëndrra të mëdha kemi.'

'Nuk na intereson makina tani, rëndësi ka plani. Të paktën të shkojmë. Uff, imagjino sikur të jenë mbyllur dyert. Do të ishte e tmerrshme.'

'Edhe po qenë mbyllur, futu me ne ti, nga dera tjetër. Do e gjejmë një zgjidhje po hë.'

'Bebe, ajo që ndodhi, ndodhi. U pa puna. Do të ikim në këmbë. Gjej një justifikim tamam dhe s'ka fare problem. Fundja, nuk ma ha mendja të tregohet aq i keq. Ai do të magjepset me ty moj vajzë. S'do e ketë mendjen te vonesa jote, po do të thotë shyqyr që erdhe... që i bekove sytë dhe zemrën.'

'Epo kështu qoftë.' Buzëqesh delirante unë. Kloe ka një aftësi të më bëjë të ndihem më e qetë dhe pozitive, në çdo moment panikosjeje.

'Ja pra, sa lezet ke e qeshur!' Ajo merr telefonin dhe çantat e tyre të "punës". Unë marr çantën dhe telefonin gjithashtu. Heq sandalet dhe i mbaj në dorë, sepse do e kem të vështirë të vrapoj me to, janë paksa të larta. Dalim të tre nga makina. Xhonua lë çelësat brenda dhe mbyll derën.

'O të lajthitur, çfarë po bëni?' Njerëzit habiten me ne. Fillojnë t'i bien borive edhe më shumë, të revoltuar.  Madje disa prej tyre na shajnë. Thjesht i injorojmë dhe vazhdojmë të vrapojmë drejt rrugës së ndaluar. Nuk na intereson asgjë, vetëm plani të vihet në jetë.

ZhvatësitWhere stories live. Discover now