4 ~ Plani legjendar (1)

Start from the beginning
                                    

'Po na ecin gjërat më mirë seç e prisnim. Kishit të drejtë ju. Unë kisha frikë kot, tani ohoho për qejf. Nuk do e vras mendjen fare. Do të vazhdoj me planin.' Të paktën pas gjithë asaj që ndodhi, mora më shumë guxim. Sikur nuk kam edhe aq frikë sa kisha më parë.

'U godit ai tjetri, po më duket se të erdhën ty trutë në vend. Mos ndoshta keni shkëmbyer trutë në rrëzim e sipër me? Paska tru të mirë Antonio. Më pëlqeka.' Më vjen pak inat nga fjalët e tij. Sikur kushedi ç'është Antonio! Si gjithë të tjerët është. Tru ai, tru ne.

'As që krahasohet me mua ai idioti. Vetëm se ka para ai, po një hiç është. Ta shohim çik pa para, e sigurt që asnjë nuk do ia varte. Kurse mua ma varin si pa para, si me para.'

'Nuk e di a ishte e mirë kjo që the a jo, po nejse. Meqë do më vika princesha në shtëpi, duhet ta ndryshojmë pak planin besoj. Apo jo?'

'Po ç'ke ti, e gjejmë shpejt e shpejt diçka të re. Ne bëmë gjithë atë plan, ndryshimet e vogla s'na prishin punë fare. Apo jo Bebe?' Më vijnë në mendje kujtimet nga e shkuara dhe rrugëtimi ynë deri këtu.

'E urrej këtë jetë të shpifur. M'u grisën atletet dhe nuk kam para të blej të reja. Mamaja më tha të blej ngjitës për këpucë. Më janë ngjitur edhe gishtat tani.'

I shkreti Xhono. Na tregonte gishtat e ngjitur me atak. Ishim vetëm fëmijë 11 vjeçarë në atë kohë. Për ne ishte e tepërt ajo që na ndodhte. Nuk e përballonim dot. Kishim shumë dëshira... por asnjë nuk na u plotësua.

'Mua s'më dhanë lek për sot. Nuk blej dot në pushim të gjatë. Më mirë të rri brenda në klasë, gjoja sikur mësoj. Po të më shohin ato idiotet jashtë, do të tallen me mua pastaj.'

Kloe të këpuste shpirtin me ata sy të përlotur. Vendosëm edhe ne të mos blinim atë ditë. Qëndruam të tre në klasë, gjoja se kishim harruar ca detyra pa bërë. E në fakt, vumë re se vërtetë i kishim harruar.

'Unë ngela duke ngrënë gjellëra koti, madje pa mish. Fasule, gjellë me patate, gjellë me presha, byrekë me lakra... Këto përsëriten çdo javë. Më ka vajtur mendja keq fare për KFC, ato krahët pikantë që të djegin gojën... Po çfarë të bëj... Ato kushtojnë shumë. Me ato lek e shtyn gjithë muajin në shkollë, më thanë.'

Ankohesha aq shumë për ushqimin... Doja të haja vetëm gjëra të mira. E për mua, gjëra të mira nuk ishin gatimet e përditshme të mamit, që thoshte se ishin të shëndetshme. Doja vetëm fast food, dhe aso kohe humba shumë peshë sepse nuk doja të haja asgjë tjetër përveç tyre.

'Fillova punë se nuk ia dalin dot më të më mbajnë me lek. Po edhe lekët që po fitoj nga puna m'i marrin. Më lënë vetëm sa për të prishur në shkollë. Ma shpifën po ju them. Dua të largohem nga shtëpia. Nuk rri dot më. Prindërit e tjerë i mbajnë me të gjitha të mirat fëmijët e tyre. I keni parë çunat e tjerë të klasës? Si bosa janë. Vajzat hapin sytë kur i shikojnë. Kurse unë jam si i humbur. Më vjen turp nga vetja.'

Sa kishim filluar gjimnazin dhe Xhonon e kishin detyruar të gjente një punë. I vinte shumë turp të gjorit, se punën e kishte përballë shkollës, dhe e shihnin të gjithë.

'Unë kam nja shtatë muaj pa blerë rroba të reja. Dy palë xhinse kam, laj e thaj. Doja të blija ato xhinset e reja që kanë dalë në modë, po nuk kemi lek. Kam qarë shumë për ato. I doja. Nuk kam asnjë produkt makeupi, as parfum... Bleva një antidjersë, më bërtiti mami për orë të tëra, se harxhova lekët e javës. Shampot që më pëlqejnë mua, ata nuk i blejnë. Të gjithë lahemi me të njëjtën shampo, madje kur mbaron... e shtojmë me ujë. Më janë bërë flokët si kashtë, prandaj i mbledh top. S'duroj dot më.'

ZhvatësitWhere stories live. Discover now