2 ~ 'Ëë... Burbuqe Pashkollari'

Start from the beginning
                                    

'Oh, u lodha!' Xhonua ndalon pas pak minutash vrap dhe vë duart në gjunj.

'Kaq shpejt u lodhe ti re qyq?' Me këtë rast edhe Kloe ndalon të qetësohet pak. Duket që është lodhur po njësoj si Xhonua. Të dy ulen në trotuar.

'Aman se... hhh... duhet të filloj... hhh... prapë palestrën se... hhh... shumë dembel jam bërë... hhh... S'kam energji-hhh...' Lëshon frymën rëndshëm në fjalën e fundit.

'U qetësuat? Luajini këmbët tani! Mos më thoni se me kaq pak u lodhët?! Kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës.' Qëndroj përballë tyre me duart kryq në kraharor. Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë aktiviteti fizik, mirëpo vrapin e kam dashur shumë. Madje kam fituar disa medalje në gjimnaz si vrapuesja më e shpejtë. Kjo gjë s'ka ndryshuar, fatmirësisht.

'Të hëngërt mortja, sa fuqi paske! Sa më shumë të hash, aq më shumë fuqi paske ti. Të ka ngopur mirë Shajkira me kulaçë.' Më vjen për të qeshur me ato çfarë thotë Kloe.

'Eh, ruaj linjat ti, ruaj! As 20 minuta vrap nuk bën dot. Bashkë me këtë tjetrin që desh vdiq.' Them me intonacion tallës.

'Epo kjo s'durohet! Po na vë në provë? Prova pranohet. Çohu Xhono, t'ia tregojmë qejfin kësaj mburraveces!' Kloe çohet sërish, më se e gatshme për garën e vrapit.

'Ikni para ju... sa të marr më shumë energji unë dhe do ju ndjek nga mbrapa.'

'Jo. S'ka para, s'ka mbrapa. Do të çohesh tani urgjent! Të tre njësoj do të fillojmë prapë.'

'Ik o ik, më lër rehat të vdes!'

'Shih ky! Nuk të vjen çik zor nga vetja? Gjithë ky çun, 24 vjeç, vdiq me 20 minuta vrap. Çohu re!'

'Opo më vdiqe aman, aman!' Xhonua ankohet por gjithsesi bëhet gati të vrapojë me ne.

Fillojmë sërish e më vjen për të qeshur me situatën që është krijuar. Po ta mendosh mirë, s'është edhe aq keq e gjitha kjo. Ndiej stresin të reduktohet.

'Epo shyqyr! S'më besohet që erdhëm, o Zot! Më në fund!' Xhonua hap krahët i çliruar dhe shikon nga qielli. Bëmë edhe rreth 20 minuta të tjera vrap, po të shpejtë në ekstrem. 'Do të puth tokën, shyqyr që ndaluam. Më përvëlojnë shumë këmbët. Po marrin flakë.'

'Aman re lumadh, sa nga qielli... sa nga toka... Mirë që s'të pushoi zemra në mes të rrugës.'

'Obobo... qelbem era djersë! Edhe flokët qull janë bërë.' Domosdo vrapi e bëri të vetën. Do të doja shumë të bëja një dush të freskët tani. Do të më shijonte shumë. Por s'kam ç'bëj, thjesht duhet të pastrohem pak, me të shpejtë.

'Ja se qenka një burim atje tutje. Laji çik sqetullat e hidh antidjersë!' Shkojmë të tre atje dhe Xhonua fut kokën në ujë, të kthjellohet.

'Hapu tashi, se duam e ne të tjerat!'

'Po ujë ka plot, hajdeni dhe ju!'

'Po ti fute kokën aty. Të futemi edhe ne thua?'

'Po s'futa bythën unë me, kokën futa. Si bën!' S'e mbaj dot të qeshurën. Të dy janë shumë budallenj.

'Ma nxirr pak antidjersën nga çanta!' I kërkoj Kloes ndërkohë që laj mirë e mirë sqetullat.

'Hajde, shpejt e shpejt, se do të futemi brenda!'

'Obobo... jo!' Ndiej sërish ankth e një top lëmshi më krijohet në stomak kur ai thotë se do të futemi.

'Po Bebe, po! Lëri jo-të! Mos t'i dëgjoj!' Dalloj entuziazmin në shikimin e Kloes. I shkëlqejnë sytë dhe është gati të hidhet përpjetë nga lumturia.

ZhvatësitWhere stories live. Discover now